Pas 20 vjetesh,ndryshon Abetarja!!!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Vetëm alfabeti i gjuhës shqipe ka mbetur i njëjtë në abetaren e re. Gjithçka tjetër ka ndryshuar.Personazhet, rrëfimet,dizajni dhe metodologjia e abetares së re dallon shumë prej asaj të vjetrës. Pas 20 vitesh, Petriti më në fund nuk do t’i ushqejë më pulat.

Rrëfimet interesante dhe shumë të kuptueshme kanë zëvendësuar rrëfimet monotone. Në të, nxënësit e klasave të parapërveç që do të mësojnë shkronjat dhe leximin, ata do të kenë mundësi edhe të vizatojnë dhe ngjyrosin. Së bashku me abetaren e re, në një pako të madhe janë bashkangjitur edhe para abetarja. Në të fëmijët mund të mësojnëgjërat elementare, para se ata të kalojnë me shfletimin e abetares. Para abetarja përmban objekte, personazhe dhe fjalë të cilat do t’i takojnë gjatë shfletimit të abetares. Ndërsa në fletorët e punës, të cilat vijnë po ashtu me pakon e abetares, fëmijët do të fillojnë t’i shkruajnë shkronjat e para. Më vonë mësimdhënësit do të praktikojnë edhe diktimin e fjalëve të mësuara më parë, të cilat do të shkruhen në fletoren e diktimit, e cila po ashtu gjendet në këtë pako. Fëmijët po ashtu do të kenë edhe abetaren rrotulluese me emra të kafshëve dhe shkronja përkatëse si dhe dy shkronjëtore në formë të kartelave.
Ndërsa nxënësit që zotërojnë në atë moshë edhe kompjuterin,autorët janë përkujdesur që të krijojnë edhe një abetare multi-mediale, që vjen në një CD. Në të personazhet në libër bëhen të gjallë dhe fillojnë të flasin.Abetarja multimediale ka shumë funksione dhe mund të përdoret edhe nga prindërit për t’i njoftuar fëmijët me personazhet që përmban abetarja. Vetëm abetarja ka 88 faqe dhe autorët Agim Deva dhe Islam Krasniqi janë përkujdesur që ajo të jetë shumë moderne dhe e kapshme për trurin e njom të fëmijëve të klasave të para. Gazeta Express ka siguruar abetaren e re, e cila pritet të arrijë në duart e fëmijëve pas një muaji. Abetarja dallohet edhe për nga ngjyrat e shumta të ndezura dhe personazhet që i përshtaten kohës së sotme.Fjalët dhe shkronjat janë të kuptueshme, të cilat edhe më parë fëmijët i kanë dëgjuar. Ndërsa për fjalët e reja, përmes shenjave mësimdhënësit janë të obliguar të japin shpjegime shtesë për nxënësit. Në vend të traktorit dhe mjeteve të tjera të bujqësisë, autorët kanë futur personazhe më interesante dhe tërheqëse për fëmijët. Tek shkronja I, fëmijët do të mësojnë për Indianin me shigjetë. Autorët dhe komisioni vlerësues ka respektuar edhe kriterin gjinor dhe të përdorimit të emrave. Shumë organizata jo qeveritare kohë më parë kishin kritikuar abetaren e vjetër se përmban elemente të diskriminimit gjinor.
Derisa në abetaren e vjetër nëna shumicën e rasteve ka shkuar për të bërë punët e shtëpisë, babai ka bërë punë publike. Abetarja e re, femrat i paraqet duke ngarë biçikletën, apo Jonin duke ujitur lulet. Agron Gashi ishte anëtar i komisionit vlerësues të abetares së re. Ai thotë për Express se abetarja e re është shumë më atraktive, interesante dhe e kuptueshme për fëmijët. Ai thotë se gjatë tërë punës për përpilimin e saj janë monitoruar gjithmonë nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës. “Teknika e re e punës i krijon hapësirë ësimdhënësit dhenxënësit, thjesht, që të jetë më i angazhuar. I jep po ashtu nxënësit hapësirë dhe mësimdhënësit të praktikojë metodologjinë më të reja të mësimdhënies”, shton ai. Gashi tregon se abetarja e re nuk është e ngarkuar me shumë personazhe dhe rrëfime dhe fjalë të rënda. Ai thotë se në komisionin vlerësues është diskutuar edhe për kriteret e barazisë gjinore. Për këtë edhe vetë MASHT kishte kërkuar që të respektojnë të gjitha pikat e konkursit. “Nuk është e ngarkuar me tekste me shumë fjalë. ثshtë diskutuar edhe kriteri i barazisë gjinore dhe është respektuar. Nuk ka diskriminim qoftë në bazë të emrave, qoftë në bazë të tekstit. Sinqerisht i kemi kushtuar rëndësi edhe kësaj çështjeje”, tregon Gashi. Kohë më parë, Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka publikuar një hulumtim për elementet diskriminuese që pasqyrohen në abetaren e vjetër. Në hulumtim është thënë se femrat në abetaren e vjetër janë paraqitur në shumë raste si amvise. “Femra paraqitet në kuzhinë, shtëpi, shkollë ose me fëmijë. Atë mund ta shohim vetëm në disa profesione të kufizuara, si: nënë, amvise, mësuese ose infermiere. Sipas hulumtimit në librin e shkollës fillore “abetare I”, figura e gruas është përqendruar më tepër në shtëpi dhe rrethin e saj, ndërkaq figura e burrit në ambiente jashtë shtëpisë”, thuhet në këtë hulumtim. Por, kjo tashmë do t’i takojë së kaluarës. Me abetaren e re, mësimi për herë të parë në Kosovë do të jetë edhe atraktiv për nxënësit. Vendimi për përpilimin e abetares së re e ka marrë Qeveria e
Kosovës, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë. Komisioni i cili ka vlerësuar abetaren, është përbërë nga mësues, profesorë të edukimit, sociologë, psikologë dhe ekspertë të fushave tjera. Më 1 shtator 2008, abetarja do t’u dhurohet falas të gjithë nxënësve të klasave të para në Republikën e Kosovës.
Për këtë ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj kishte marrë vendim që nga klasa një deri në klasën e pestë, të gjitha tekstet shkollore do t’u jepen falas nxënësve


Express
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top