Partizani fiton betejën me FIFA-n dhe hap merkaton

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
partizaniii-1100x620.jpgViti 2021 ka nisur me lajmin e shumëpritur te Partizani: Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës ka anuluar dënimin për bllokimin e merkatos. Lajmi është dhënë nga klubi i kuq, që njoftoi se CAS hoqi pezullimin e vendosur nga FIFA në lidhje me çështjen e transferimit të sulmuesit Erald Çinari.

Edhe pse pritet ende zbardhja e plotë e vendimit, për të përcaktuar edhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje, Partizani rifiton të drejtën për të operuar në merkaton e janarit.

Një lajm i mirë për trajnerin Ilir Daja dhe tifozët e kuq, me skuadrën që pasi ka arritur të mbetet në garë me gjithë mungesën e përforcimeve, tashmë do të arrijë të afrojë lojtarë të rinj, për të synuar titullin kampion. Klubi ka njoftuar prej kohësh, se përveç pafajësisë, do të synohet edhe përfitimi i dëmshpërblimit për dënimin e pabazuar nga palët e implikuara, të cilat janë FIFA me Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve dhe klubi kroat i Istras.

Pikërisht, këta të fundit e paditën Partizanin për thyerjen e rregullave të merkatos, në momentin e transferimit të Erald Çinarit nga Vllaznia, në gusht të vitit 2018. Istra pretendonte se kishte firmosur kontratë me sulmuesin, diçka që është hedhur poshtë nga Vllaznia, sipas së cilës firmat ishin të falsifikuara.
A2News.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top