Parqe arkeologjike

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Amantia
Shpallur Park Arkeologjik me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 396, datë 31/03/2005.

Ka qenë kryeqyteti i fisit Ilir të Amantëve. Rrënojat e tij janë në fshatin Plloçë në luginën e lumit të Vlorës. ثshtë themeluar në shekullin V para Kr., dhe ka një sipërfaqe rreth 13 ha. Qyteti kishte akropolin e tij dhe një tempull në stil dorik i dedikuar Afërditës i ndërtuar në shekullin III para Kr. Monumenti më i ruajtur është stadiumi, i cili është 60 m i gjatë dhe 12.5 m i gjerë. Stadiumi ka 17 shkallë në njërën anë dhe 8 në tjetrën.

Një nga zbulimet më interesante në Amantia është relievi i “Perëndisë së Pjellorisë” që daton në shekullin III para Kr. Ky objekt është ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar, ndërkohë që gjetje të tjera nga Amantia mund të shihen në Muzeun Arkeologjik të Tiranës.

Antigonea

Shpallur Park Arkeologjik me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.396, datë 31/03/2005.

Gërmimet e kryera nga arkeologët shqiptarë, pranë fshatit modern të Sraqinishtës, kryesisht në vitet 1960-1980, në kodrën e Jermës, në lindje të luginës së Drinosit, çuan në identifikimin e qytetit të fortifikuar me atë të Antigonesë. Identifikimi është bazuar në gjetjen e thesarit me katërmbëdhjetë tesserae me mbishkrimin ANTIΓΩNEΩN, në një nga shtëpitë e periudhës Helenistike.

Burimet antike nuk tregojnë për kushtet në të cilat është themeluar Antigonea ose qëllimin i vënies së këtij emri. Opinionet e ndryshme variojnë nga Antigon Gonata, Mbreti i Maqedonisë që mund të ketë qenë themeluesi i saj, deri tek Pirro, mbreti Molos që duhet të ketë ndërtuar qatetin në vitin 296 para Kr., në nder të gruas së tij Antigonës.
Antigonea ngrihet mbi një kodër rreth 600 m mbi nivelin e detit dhe muri rrethues është përllogaritur të ketë një gjatësi prej rreth 4 km duke mbuluar një territory prej 35 ha. Agoraja e qytetit është gërmuar, dhe një stoa 59 m e gjatë dhe 9 m e gjerë ka dalë në dritë.

Monedha nga qytete të ndryshme janë gjetur gjatë gërmimeve, të cilat vijnë nga Korkyra (Korfuzi), Apollonia, Dyrrachiumi, Orikumi, Ambrakia por edhe Liga Epirote, shumica e tyre prej bronzi dhe disa prej argjendi. Një bazilikë trikonkëshe e periudhës paleokristiane është zbuluar brenda qytetit, e cila daton në shekullin VI, me dysheme të dekoruar me mozaik. Perëndia Egjiptjane Anubis, shfaqet në panelin qëndror të mozaikut, dhe sipas një interpretimi mund të paraqesë Shën Kristoforin “kokë qenin”.

Butrinti
I shpallur Park Arkeologjik Kombëtar, me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.82, dt.02/03/2000.

Butrinti ndodhet në një kodër të ulët në bregdetin jugor të Shqipërisë, në jug të qytetit të sotëm të Sarandës dhe përballë ishullit Grek të Korfuzit. Gjurmët e para të qytetit datojnë në shek. VIII p.e.s, megjithatë mitet e lidhin origjinën e tij me një themelim Trojanësh në ikje nga lufta. Duke filluar nga shek. IV p.e.s, qyteti i fortifikuar morri një formë më të plotë, dhe kryesisht ju dedikua kultit të Asklepit. Augusti themeloi një koloni në Butrint dhe qyteti mbeti një port i vogël romak deri në shek.VI.

Historia e mëvonshme mesjetare e qytetit është e trazuar, ndërkohë që Butrinti përfshihet fillimisht në luftërat midis Bizantit dhe shteteve Normane, Angevine dhe Veneciane dhe më pas në konfliktet midis Venecianëve dhe Osmanëve. Nga fillimi i shek.XIX qyteti u shëndrrua në një fshat të vogël peshkatarësh pranë kullës Veneciane.
Monumentet kryesore në Butrintit përfshijnë teatrin elegant të periudhës Greke të shek.IV me kavenë e tij të bukur dhe skenën Romake me kapacitet 1500 spektatorë, tempullin e Asklepit në perëndim të teatrit, grupin e shtëpive me oborr dhe termat e periudhës Romake në lindje të teatrit dhe rreth forumit, rrënojat e Trikonkës pranë kanalit të Butrintit, një Baptister të madh të periudhës Bizantine me mozaikun e tij të paprekur që daton në fillimet e shek.VI, bazilikën e ruajtur mire të shek.VI (e rikonstruktuar në mesjetë), rrënojat e nimfeut të shek.II, i vendosur pranë bazilikës, dhe kilometra të tërë muresh antike që datojnë në periudhëm Greke, Romake, Bizantine e mesjetare.

Një numër i madh objektesh të gjetura në Butrint mund të vizitohen në muzeun e ri të sapo restauruar të vendbanimit, ndërkohë që në Muzeun Historik Kombëtar ndodhet e ekspozuar koka e Apollonit, gjetur nga arkeologu Italian, Luigi Maria Ugolini gjatë gërmimeve të tij në vitet 1920-të.

Përveç vlerave historike, Butrinti ka dhe një ekosistem të mrekullueshëm. Qyteti antik është i vendosur në mes të një “xhungle” sub-tropikale me dafina dhe pemë të arta që dominojnë zonën.

Byllis
Shpallur Park Arkeologjik nga Këshilli i Ministrave vendosur me Nr.396, më 31/03/2005.

Finiqi është i vendosur 8 km në lindje të qytetit modern të Sarandës rreth 20 km larg kufirit Grek. Në antikitet, qyteti dhe territori përreth i përkiste Kaonisë, pjesë e Mbretërisë së Epirit dhe është e mbuluar me gjetje nga periudha Klasike në atë Bizantine, ndërkohë që në distancë në jug ndodhet liqeni i Butrintit. Burimet antike përmendin pasurinë e qytetit, veçanërisht gjatë periudhës Helenike ndërmjet shekujve III-II para Kr., kur Finiqi ishte qytet kryesor në Lidhjen Epirote.

Brenda mureve të Finiqit u firmos fundi i luftës së parë Maqedonase, dokumenti mori emrin “Paqja e Finiqit”. Zhvilllimi i qytetit vazhdoi dhe gjatë periudhës Perandorake Romake, ndërkohë që gjatë asaj Bizantine pati rreth 10 shekuj jetë të vazhdueshme. Pushtimi Osman në Finiq erdhi menjëherë dhe bëri që qyteti të marrë formën e një fshati të vogël. Tesaurusi (tempull i vogël prostil), teatri, shtëpitë helenistike, disa cisterna uji dhe një kishë bizantine, mund të shihen duke vizituar Finiqin.

Finiq
Ndodhet pergjate rruges automobilistike Sarande - Qafe Muzine . Fashti i sotem gjendet ne nje distance prej vetem 8 km larg nga deti Jon. Ai u themelua ne shek III - II BC ne territorin e Kaonise. Ai shte nje qytet mjaft i madh dhe njekohesiht kryeqyteti i Kaonise. Finiqi eshte permendur nga Polibi, Straboni dhe Ptolemeu .

Per here te pare eshte permendur nga Polibi ne lidhje luften iliro - etole te vitit 230 B.C. kur qyteti u pushtu nga Skerdilaidi ,komandant i trupave te mbreteresh Ilire Tteuta. Akt i cili e shkeputi nga ndikim Etol dhe e bashkengjiti me Ilirine. Qyteti ka patur nje sipefaqe prej 40 hektaresh dhe rrethohej me mure te gjate 3 km. Jane zbuluar pjeserisht teatri i qytetit dhe nje faltore. Aty gjendet edhe nje bazilike e shek VI.

Lezha
Shpallur Park Arkeologjik nga Këshilli i Ministrave vendosur me Nr.396, më 31/03/2005.

Qyteti antik i Lisit është i vendosur midis Epidamnit-Dyrrahut dhe Shkodrës, i ndërtuar mbi një kodrinë me pamje mbi lumin Drin. Diodori i Siçilisë bën lidhjen e themelimit të qytetit me Dionisin e Sirakuzës në vitin 385 para Kr. Lissos shfaqet sërisht në burimet antike vetëm në fund të luftës së parë Iliro-Romake, kur mbretëresha Teuta duhej të firmoste një paqe të pafavorshme me Romakët.
Në 213 para Kr., Lissusi bëhet port Maqedonas në detin Adriatik dhe vetëm në vitin 209, Ilirët e rifitojnë sërish. Gjatë vitit 169 para Kr., qyteti vazhdon të jetë një nga rezidencat e mbretit ilir Gent. Gjatë luftërave ndërmjet اezarit dhe Pompeut, اezari kontrollonte qytetin dhe përforcoi mbrojtjen e tij. Qyteti vazhdoi të ishte një qendër urbane e njohur në botën antike me emrin Lissus deri në periudhën e hershme mesjetare.

Deri në vitin 1398 qyteti ishte nën sundimin e familjes feudale të Dukagjinit që më vonë iu dha Venecias. Aty u mblodh Kuvendi i Lezhës në 2 Mars 1444, në drejtimin e heroit tonë kombëtar Gjergj Katriot Skënderbej. Kuvendi krijoi një organ politiko-ushtarak dhe një ushtri prej 10.000 ushtarësh si një përgjigje ndaj pushtimit osman. Gjergj Kastrioti prehet në Katedralen e Shën Kollit prej vitit 1468, por varri i tij më vonë u shkatërrua nga osmanët.

Oricum
Shpallur Park Arkeologjik nga Këshilli i Ministrave vendosur me Nr. 396, më 31/03/2005.

Orikumi ndodhet në të majtë të rrugës kombëtare Vlorë-Sarandë si dhe 42 km në jug të kolonisë greke të Apollonisë. Bazuar tek Pseudo-Skymni, qyteti i Orikumit u ngrit nga Eubeas, të cilët gjatë rrugës së kthimit nga Troja, u shtynë nga një stuhi të madhe. Pozicioni i tij strategjik e bëri një gji të rëndësishëm në brigjet e Adriatikut.
Orikumi është përdorur nga Romakët në kohët antike si një bazë mbrojtëse në luftrat kundër Ilirëve si dhe në shekullin III para Kr., kundër Maqedonasve, të cilët në fakt e pushtuan në 214 para Kr. Jul Cezari vendosi trupat e tij në Orikum për disa muaj, për sa kohë ato u morrën nga Pompeu.

Pozicionuar në kryqëzime rrugësh, Orikumi bëhet një qendër urbane e civilizuar, e dokumentuar nga gërmime të ndryshme arkeologjike, sikurse janë pjesët e një orkestre, një teatër i vogël me rreth 400 vende, gjurmë të mureve dhe rrugëve të cilat janë të dukshme, megjithëse shtrihen pjesërisht në ujin e lagunës, dhe kishës së Marmiroit. Kjo kishë daton në periudhën e hershme bizantine, në kohën e Perandorit Bizantin, Teodor në shek. XIII. Kisha ka një holl të vogël kryesor me përmasa 6x9m dhe një kube me diametër 3m, e mbajtur nga katër harqe Romake. Muret e brendshme mbajnë ende fragmente afreskesh murale, karakteristike të periudhës bizantine. Kisha ka tre hyrje dhe është e njohur për ndërtimin e saj kompleks dhe me vlera kulturore. Për të shkuar në kishë duhet të kalohet nëpërmjet qytetit modern të Orikumit, në drejtim të Pashalimanit.

Sot Orikumi është një vend që ka arritur një standart të ri zhvillimi, kjo si rezultat i pozicionit gjeografik ndërmjet qytetit të Vlorës dhe resortit turistik të Llogarasë i vendosur në një qafë malore në jug dhe detit Adriatik.

Shkodra
Shpallur Park Arkeologjik nga Këshilli i Ministrave vendosur me Nr.396, më 31/03/2005

Shkodra një nga qytetet më të lashta të veriut të Shqipërisë, dhe është themeluar në shekullin IV para Kr., si qëndra e fisit ilir të Labeatëve. Nën sundimin e mbretit ilir Gent, u bë kryeqyteti i Mbretërisë Ilire. Kjo është periudha kur dalin dhe monedhat e para të qytetit.

Në 168 para Kr., qyteti ra nën sundimin romak, dhe në shekullin I para Kr., u bë koloni romake nën sundimin e Klaudit. Në vitin 395 pas Kr., Shkodra u bë qendra e provincës bizantine të Prevalit, dhe në vitin 1040 ra nën sundimin Serb.


Vendet arkeologjike

Territori i Shqiperise, si pasoje i pozicionit te favorshem ne pellgun e Mesdheut, i cili njihet si nje prej djepeve me te rendesishme te civilizimit boteror ruan ne brendesi te tij nje numer te konsiderueshem te pikave arkeologjike te cilat jane deshmi e ketij qyteterimi. Keto pika jane te shtrira nga veriu ne jug perbejne destinacione te rendesishme turistike

Durresi i Lashte
Qyteti i Durrësit daton në shek e VII para Kr., bazuar në dokumentat dhe burimet antike tradicionale në vitin 627. Qyteti modern është ndërtuar mbi rrënojat e Epidamnit ose Dyrrachion-it të lashtë, që më vonë u transformua në Dyrrachium-in e periudhës Romake.
Sipas Tukididit, qyteti u themelua nga Korkyras dhe Korintas, të cilët e quajtën qytetin Epidamn. Ai që e themeloi (oikisti) ishte Phalius, një Bakiad, i biri i Eratoklidit nga Korinti dhe pasardhës i Herkulit. Monedhat e para të Epidamnit në gjysmën e parë të shekullit V para Kr., qenë me simbole korintike, me Athinën dhe Pegasin dhe një epsilon arkaik. Sipas Apianit, një mbret jo-Grek, i cili jetonte në këtë vend përpara se grekët të vinin, me emrin Epidamn, ndërtoi qytetin e parë, të cilit i vuri emrin e tij. Dyrrahu, djali i vajzës së tij Melisa dhe thuhet edhe i Poseidonit, ndërtoi një port në qytet dhe e quajti Dyrrah.

Gjatë viteve 435-404 Para Kr., Epidamni u përfshi në Luftën e Peloponezit, kur popullsia (demos-i) përzuri nga qyteti njerëzit me influencë (dynatoi) që nga ana tjetër u ndihmuan nga ilirët vendas dhe sulmuan përsëri qytetin. Kjo luftë ndryshoi marrëdhëniet politike dhe ekonomike të qytetit, gjë e cila është dokomentuar nga gjetjet arkeologjike. Gjatë shekullit të III para Kr., marrëdhëniet e qytetit me Ilirët u zhvilluan më tej, ndërkohë që emrat Ilirë zinin rreth 30 % të emrave të gjetur në varrezat antike, gjatë gërmimeve arkeologjike brenda dhe rreth qytetit.

Dyrrachium u kthye në një shesh kryesor beteje ndërmjet legjioneve të Cezarit dhe Pompeut gjatë Luftrave Civile (49-48 para Kr.) dhe u dëmtua si pasojë e veprimeve luftarake. Gjatë regjimit të Augustit, në vitin 30 para Kr., Dyrrachium u bë koloni romake dhe morri emrin Colonia Iulia Augusta Dyrrachinorum. Gjatë shekullit të II pas Kr., qyteti u fuqizua si rezultat i ndërtimit të rrugës së njohur me emrin Via Egnatia, e cila lidhte Adriatikun me Selanikun në Greqinë Veriore dhe në kohët e vona me Kostandinopojën.

Godinat më të mëdha u ndërtuan në Dyrrachium gjatë gjatë shekujve të I-II pas Kr. Amfiteatri filloi të gërmohej duke filluar nga viti 1960, ka një kapacitet vendesh rreth 15.000-20.000 spektatorë dhe është i vendosur në qendër të qytetit modern, ndërkohë që ndërtesa të tjera të rëndësishme janë dhe banjot bublike të shek të II pas Kr., të zbuluara në vitin 1966, mbetjet e ujësjellësit rreth 15 km të gjatë i ndërtuar gjatë periudhës së Hadrianit, muret Bizantine dhe rreth forum-macellum, të ndërtuara në shekujt V-VI pas Kr.

Një nga gjetjet më interesante nga qyteti është mozaiku “Bukuroshja e Durrësit”, që gjendet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Mozaiku i përket shekullit të IV para Kr., dhe është një nga më të bukurit të këtij lloji në Shqipëri.

Në shekullin e IX pas Kr., u krijua Tema e Durrësit, një nga dy më të mëdhatë në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që në vitin 1071 dhe 1081 Normanët pushtuan qytetin. Prej 1204 qyteti u pushtua nga Venediku dhe nga 1501 Osmanët arritën ta pushtonin.

Fortifikimi i Goricës

E ndodhur në bashkimin e lumenjve Osum dhe degës së tij Velabisht, ky fortifikim ka një rëndësi të dyfishtë. Nga njëra anë fortifikimi mbyll plotësisht grykën e Osumit, duke pasur përballë kalanë e Beratit, nga ana tjetër kontrollon mirë dhe nga afër shtegun tjetër që është grykëderdhja e Velabishtit. Nga ana veriore kalaja është e mbrojtur nga shkëmbi natyral, kurse në anët e tjera dhe më ekzaktësisht në atë lindore, jugore dhe pjesërisht perëndimore është e rrethuar me mure, të cilat mund të ndiqen pothuaj në të gjithë gjatësinë e tyre.

Duke u nisur nga teknika e ndërtimit si dhe qeramika, ky mur rrethues i takon shekujve 4-3 para Kr. Ekzistojnë të dhëna për praninë e mbetjeve arkeologjike të një periudhe më të hershme të cilat datojnë në Bronzin e Vonë dhe në atë të Hekurit në zonat përreth fortifikimit të Goricës, që mund të tregojë se ky vendbanim mund të jetë më i hershëm se shekulli 3-të para Kr. Ndërprerja e jetës në Kalanë e Goricës, lidhet me pushtimin romak, pas shekullit të 2-të para Kr.

Vendbanimi i fortifikuar i Gradishtës së Peshtanit
Kodrina që mban emrin e Gradishtës së Peshtanit ndodhet pranë fshatit Peshtan. Vendbanimi ka qenë shtrirë kryesisht në rrafshin e gjerë të kodrës, me një sipërfaqe rreth 2 ha dhe në disa tarraca të ngushta në faqet lindore, jugore dhe perëndimore të saj. Këto anë të kodrës janë relativisht të buta dhe me lartësi të vogël, vetëm faqja veriore, që është më e ngushta, përbën një mbrojtje natyrale për pjerrësinë e saj. Kjo linjë muri ishte e ndërtuar me blloqe katërkëndëshe prej guri ranor tek i cili mund të vërejmë teknikën e ndërtimit të mureve të periudhës ilire.

Arkeologët, bazuar në teknikën e ndërtimit dhe të gjetjeve sipërfaqësore e datojnë këtë qytezë në shekullin e 4-rt para Kr. Kësaj periudhe i përkasin hedhje të shumta fragmentesh qeramike në faqen jugore të kodrës që ndoshta lidhen me ekzistencën një punishteje qeramike.

Mbjeshovë

Kalaja e Mbjeshovës ndodhet pranë fshatit Mbjeshovë, në skajin verior të malit Shpiragut. Sipërfaqja e rrethuar e Kalasë së Mbjeshovës arrin në 1, 5 - 2 ha. Muri rrethues, ruhet në një gjendje të mirë dhe në të gjithë gjatësinë duke ndjekur konturet e majës së kodrës.

Fortifikimi është i dyfishtë i formuar nga një mur i brendshëm përforcues duke shërbyer në të njëjtën kohë si shkallë dhe si vend vrojtimi për ushtarët. Në anën lindore ndodhen 3 kulla dhe një hyrje. Duke u mbështetur në kostruksionet e murit rrethues, të kullave dhe hyrjeve tipike të periudhës së vonë antike, kalaja daton në shekujt 4-5 mbas Kr. Kjo kala konsiderohet si një nga qendrat arkeologjike më të ruajtura të rajonit.

Kalaja e Vokopolës


Kalaja e Vokopolës e cila njihet si Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, ndodhet në një kodër në veri-perëndim të fshatit Vokopolë pranë qytetit të Beratit. Ky fortifikim ndodhet mbi një kodër 765 m mbi nivelin e detit. Përmasat e kalasë dhe teknikat e ndërtimit tregojnë se kalaja mund të ketë shërbyer si garnizon ushtarak.

Bazilika Paleokristiane e Shën Mëhillit në Arapajt

Në kodrën e Shën Mëhillit, 6 km larg qytetit të Durrësit, në sondazhin e kryer në vitin 1974 u zbuluan rrënojat e një kishe të hershme kristiane. Kjo kishë, e njohur si kisha e Shën Mëhillit paraqet një bazilikë trenefëshe, me tre apsida, tre nefe, me atrium në anën perëndimore dhe një ambient ndihmës në anën jugore të naosit.

Mozaiku me sipërfaqe 54 m², ruhet në gjendje të mirë me përjashtim të një pjese të vogël në skajin jugor e cila ka pësuar shëmbje. southern part. Një material të rëndësishëm përbën edhe skulptura arkitektonike, që daton në shekujt 5-6 pasKr. Materiali numizmatik që është gjetur në bazilikë është mjaft i pasur dhe daton nga shekulli 5të pas Kr., deri në shekujt 13-14 pas Kr., duke treguar një vijimësi të përdorimit të bazilikës për rreth 10 shekuj.

Forumi Bizantin - i cili eshte nje kompleks i gjere ndertimesh qe i perket shek V - VI A.D. Ai eshte i zbukuruar me kolona mermeri dhe ne qender gjendet nje pus.
Termat - i perkasin shek II.A.D. jane zbuluar ne vendin ku sot gjendet teatri “Aleksander Moisiu”.

Mozaiku ” Bukuroshja e Durresit” - u zbulua ne vitin 1616. Ky mozaik i perket shek IV B.C . eshte eshte nje prej me te bukurve ne Shqiperi i punuar me gure zalli.. Tashme ai ndodhet i ekspozuar ne muzeun Historik kombetar.

Kalaja e Durresit - eshte fortifikuar gjate shek V- VI ne ne periudhen e Perandorit Anastas . Gjatesia e mureve ishte 3,5 km . Sot rruhen 500 metra nga muri i kalase.

Nikaia (Klos)

Qyteti antik i Klosit (Nikaia) ndodhet 1 km larg Byllis-it. Ky qytet rrethohet nga një mur të gjatë rreth 1850m, duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 18 ha. Muri përfaqëson një nga fortifikimet e hershme të gjysmës së dytë të shek të V para Kr. në Shqipëri, me një gjerësi prej 3-3.5m me blloqe gurësh poligonalë dhe trapezoidalë. Fortifikimi ka një hyrje të vetme dhe tre kulla mbrojtëse. Disa nga monumentet kryesore janë teatri i vogël, shëtitorja (Stoa) dhe gjurmët e stadiumit. Teatri ka patur një kapacitet prej rreth 800-1000 spektatorë ku ruhen 14 mbishkrime për dhënie qytetarie, dhe daton në shekullin e III para Kr. Shëtitorja ishte e gjatë rreth 40 m dhe e gjerë rreth 10 m. Jeta në Nikaia mbaron në 167 para Kr. kur ushtria e Paulus Aemilius pushtoi Epirin dhe një pjesë të Ilirisë së Jugut.

Theatri i Sofratikes

Ndodhet ne luginen e Drinos ne rrethin e Gjirokastres afer fshatit me te njejtim emer. Ketu ka qene nje qytet i periudhes romake i quajtur Adrianapoli , shek II A.D. Theatri ne fjale eshte zbuluar ne vitin 1984. Ai ka nje kapacitet prej 4.000 vendesh me 27 shkalle

Dimal
Ekspedita e parë arkeologjike filloi në 1963 dhe prej atij viti një stoa 30 metra e gjatë ka dalë në dritë. Monumenti tregon një ngjashmëri të madhe me stoan e Apollonisë duke treguar për lidhjet e forta ndërmjet dy qyteteve. Në shumë tjegulla janë gjetur mbishkrime me emrin DIMALITAN, duke treguar qarte se punishtet ishin pronë e qytetit.
Shkrimtari antik Polibi, thekson se lufta e dytë Iliro-Romake ndodhi gjatë viteteve 219-218 para Kr., kohë në të cilën Dimali ishte fortifikuar. Historiani Romak Tit Livi, përmend Dimalin sërisht në ngjarjet e e vitit 205 para Kr., kohë në të cilën qyteti drejtohej nga Romakët. Shumë mbishkrime të gjetura gjatë gërmimeve hedhin dritë mbi organizimin politik të qytetit antik.

Gurëzeza

I vendosur afër qytezës së Cakranit, vendbanimi i Gurëzezës, dominon pamjen mbi lumin e Vjosës dhe vështrimi shtrihet deri në Gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit në gjirin e Vlorës. Muret e ruajtura mirë mbulojnë një sipërfaqe prej 15 ha, ndërkohë që emri antik i qytetit të lashtë ende mbetet për tu gjetur. Tre pjesë të ndryshme të rrënojave janë të lidhura me sitin dhe datojnë: duke filluar me fazën protourbane duke vazhduar me periudhën urbane dhe duke përfunduar më periudhën e vonë antike. Shumë thesare monedhash janë gjetur pranë këtij vendbanimi, njëra me rreth 2000 monedha bronzi nga Apollonia dhe Epiri. 200 monedha argjendi, 40 prej tyre i përkasin mbretit Monun, madje disa arkeologë mendojnë se qyteti mund të ketë qënë rezidenca e tij.

Aulona (Vlora)
Mbetjet e kështjellës në formë trekëndore ka dalë në dritë pas monumentit të Pavarësisë në Vlorë, i cili i përket qytetit të vjetër të Aulonës. Kështjella duket se është ndërtuar në shek IV pas Kr., për të përballuar dyndjet gotike, ndërkohë që gjetje të tjera tregojnë datën më të hershme të banimit ndërmjet shekujve V-IV para Kr. Gjetja më e njohur e kësaj periudhe është një skulpturë e quajtur “Vajza e Vlorës”, e cila tregon një vajzë të veshur me një fustan Ilir. Burimet historike e përmendin Aulonën në shek. II pas Kr., që mesa duket është e lidhur me masat që do të ndërmerreshin në lidhje me fuqizimin e rrugëve të komunikit në pjesën e Ballkanit perëndimor. Në intenerare të ndryshme Aulona është përmendur si një nga vendet kryesore lidhëse të Dyrrachiumit (Durrësi) me Butrintin në jug.

Pas pushtimit gotik në shekullin e V-të pas Kr., një faltore u ndërtua brenda kështjellës, ndërkohë që gjatë regjimit të perandorit Justinian kështjella u fortifikua me urdhër të tij. Gjatë shekullit të VI-të pas Kr., qyteti u dëmtua shumë nga dyndjet sllave dhe si rredhojë shumë qytetarë u larguan për në ishullin e Sazanit, në gjirin e Vlorës, ku gjurmë të asaj periudhe e dëshmojnë këtë lëvizje. Emri i Aulonës rishfaqet në vitet 1082 dhe 1205 në dokumenta bizantine për rëndësia e saj vjen në rënie ndërkohë që qendra të tjera pranë saj forcohen.

Treport
Gërmime pranë kepit të Treportit kanë gjetur gjurmë që datojnë që nga shekulli VII para Kr. Përgjatë shekujve vendbanimi u zgjerua dhe muri i ri u ndërtua rreth shek IV para Kr. Shekujt IV-II para Kr., janë periudha kur qyteti pati një zhvillim të mëtejshëm ekonomik ndërkohë që ka spekulime rreth emrit të tij me të dhëna që çojnë drejt emrit antik Daulia. Nga ana tjetër është ende e panjohur pse qyteti është braktisur pas shekullit II para Kr., por kjo mund të jetë e lidhur me luftrat Iliro-Romake, si dhe me paqen relative që u vendos.

Onchesmos (Saranda)

Emri i qytetit antik vjen nga trojani Anchises, lidhja e të cilit me perëndeshën Afërditë solli në jetë një djalë me emrin Enea. Enea së bashku me të atin dhe djalin e tij Ascanius pasi u larguan nga Troja e shkatërruar udhëtuan nëpër Mesdhe. Donisi i Halikarnasit e quan Onchesm-in gjirin e Anchises.


turizmi . com
 
Redaktimi i fundit:
Sa shum bukuri natyrore qe ka Shqiperia .
 
Jane ne natyre, por nuk jane plotesisht natyrore e dashur. Jane gjurme nga e shkuara e te pareve tane. Monumente kulturore mund te quhen me drejte :)
 
Titulli: Parqe arkeologjike

Turizmi
Trashëgimia kulturore e Qarkut Diber është një pasuri me vlera të paimagjinueshme. Ajo përfshin vlera arkeoligjike, urbanistike, arkitekturore, historike. Në trashëgiminë kulturore te materialeve të paluajtshme përfshihen të gjitha objektet e ndërtuara si Kala, Kështjellat, Qytete Antike, Parqe Arkeologjike e Kombetare, Rrënoja Antike si dhe objektet e kultit si Kishat, Katedralet, Xhami, Teqetë, vende te tjera te shenjta.


Shiko fotografinë 1414371Shiko fotografinë 1414372Shiko fotografinë 1414373Shiko fotografinë 1414374


Natyrisht ka shume gjera per te cilat jemi te sigurte qe ju do te donit t'i dinit para se te vizitoni rrethet e Qarkut Diber. Me poshte jane disa nga pytjet me te shpeshta:

1. Pse duhet te vizitoj Qarkun e Dibres?
Me nje fjalë, diversitet. Ju do të gjeni pamje qe të lëne pa frymë, traditat e bukura, kuzhinë te larmishme dhe histori magjepsëse, mundësi per aktivitete sportive dhe te kohës së lire. Pervec ketyre ekzistojne muzete interesante dhe te pazakontë, pazare në fshatra te ndryshme, kështjella mesjetare, ski, udhetime sfiduese me biciklete dhe qytete historike. Lista është e pafund dhe nese nuk e besoni shkoni dhe shikojini me syte tuaj!



2. A duhet te udhetoj vetem apo me grup?
Kjo varet nga disa gjera. Sa rehat ndiheni ju kur udhetoni vetem me familjen/shoket apo preferoni te udhetoni me njerez te tjere? Ju do te gjeni guida te mjaftueshme turistike per te vizituar vendet e preferuara ne menyrat e permendura me siper.



3. Si eshte moti?
Moti mund te varioje ne male dhe ju duhet te visheni me kujdes. Ne pergjithesi vera eshte e nxehte dhe e thate ndersa dimri eshte i ftohte me bore dhe i lagesht. Atje do te gjeni vende te persosura per rreshkitje me ski ne dimer dhe kamping malor ne vere.



4. A flitet Anglisht?
Njerezit e perfshire ne turizem flasin Anglisht dhe Italisht. Ata mund t'ju ndihmojne te gjeni informacionet e nevojshme per udhetimin tuaj.


5. Si jane hotelet?
Hotelet qe sugjerojme jane hotele me 2, 3 dhe 4 yje. Shumica e tyre drejothen nga familjare dhe dekorimi i tyre eshte tradicional me karakteristika te zones, duke kombinuar modernen me tradicionalen.

6. Cilat jane vendet me te bukura?
Ne ju keshillojme te vizitoni qytetet kryesore: Peshkopi, Burrel, Bulqize. Gjithashtu spikasin fshatrat turistike si: Lura, Macukulli, Kalaja e Dodes, Xibri, Begjunec, Bellove, Darsi, Qyteti i Skenderbeut, Ura e Vashes dhe nje sere banesash e kullash historike apo kisha e xhamia te ndryshme.


7. Si mund te shkohet atje?
Keshillohet qe udhetimet te zhvillohen me makina relativisht te fuqishme per shkak te terrenit te forte malore. Qytetet kryesore aksesohen lehtesisht me mjete te shpejta. Udhetimet e metejshme mund te shvillohen ne kembe duke shijuar bukurine e ketyre zonave.
 
Back
Top