Parku Kombëtar i Butrintit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
parku%20kombetar%20i%20butrintit.jpg


Butrinti i gjendur në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë, është një vend magjik. Për shkak të vendndodhjes strategjike, Butrinti figuron në historinë e Mesdheut që nga Lufta e Parë e Peloponezit deri tek luftërat e Napoleonit në shek. 19.
Bërthama e qytetit antik të Butrintit ndodhet në një kodër të vogël rrethuar nga ujërat e liqenit të Butrintit dhe kanalit Vivari. Në veri dhe në lindje moçalet ua lënë vendin maleve të larta. Ishulli i Korfuzit mbyll pamjen në Perëndim.
Një numër i madh objektesh të gjetura në Butrint mund të vizitohen në muzeun e ri të sapo restauruar të vendbanimit, ndërkohë që në Muzeun Historik Kombëtar ndodhet e ekspozuar koka e Apollonit, gjetur nga arkeologu Italian, Luigi Maria Ugolini gjatë gërmimeve të tij në vitet 1920-të.
Monumentet kryesore në Butrintit përfshijnë teatrin elegant të periudhës Greke dhe skenën Romake me kapacitet 1500 spektatorë, tempullin e Asklepit në perëndim të teatrit, grupin e shtëpive me oborr dhe termat e periudhës Romake në lindje të teatrit dhe rreth forumit, rrënojat e Trikonkës pranë kanalit të Butrintit, një Baptister të madh të periudhës Bizantine me mozaikun e tij të paprekur që daton në fillimet e shek.VI, bazilikën e ruajtur mire të shek.VI, rrënojat e nimfeut të shek.II dhe kilometra të tërë muresh antike që datojnë në periudhën Greke, Romake, Bizantine e mesjetare.

Përveç vlerave historike, Butrinti ka dhe një ekosistem të mrekullueshëm. Qyteti antik është i vendosur në mes të një "xhungle" sub-tropikale me dafina dhe pemë të arta që dominojnë zonën.AKT
 
Butrinti vertete qe eshte pasuri me vete, si per Saranden si per turizmin. Me beri pershtypje fakti qe mbanin te njejtat tradita arkitektonike si ato te romakeve dhe grekeve. Kjo eshte nje pjese e rendesishme ne lidhje me kulturen dhe pasurine kombetare.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top