Parku Arkeologjik Shkodër

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kalaja e Rozafes

kalaja%20rozafa.jpg



Kalaja ka një sipërfaqe prej 3.6 ha dhe është e ndarë në tre oborre. Muret rrethuese të kalasë kanë një perimetër prej 911 m. Brenda oborreve dallojmë ndërtime si shoqërore (objekt kulti, depo, saranxha, burgu) ashtu edhe fortifikuese si kulla dhe mure. Kjo kala ruan në brendësi të saj gjurmë të antikitetit.
Përfundimisht kalaja u braktis në vitin 1858, kur qeveritarët dhe administrata e qytetit u shpërngul për në qytet.
Kapiteneria e Kalasë Shkodër
kapiteneria%20ne%20kalane%20e%20shkodres.jpg

Kapiteneria është ndërtuar në periudhën Venedikase. Ka një gjatësi prej 20 m, gjerësi 8 m dhe një lartësi prej 9 m. Porta që ka sot, është e periudhës turke dhe kjo dallohet nga simboli që ka te harku mbi portë. Mbulesa e kapitenerisë është prej pllake guri. ثshtë përdorur si vendqëndrim i garnizonit ushtarak dhe si depo armësh.
Sot funksionon si muze i kështjellës.
Objekti i kultit (Kisha - Xhami e Shën Stefanit)
objekti%20i%20kultit(rozafa).jpg

Objekti është ndërtuar në fund të shek. XIII. ثshtë ndërtuar sipas stilit romanik që është përdorur në kishat e kësaj periudhë, në Dalmacinë Jugore dhe Shqipërinë Veriperëndimore.
Ajo përbëhet nga Naosi, mjedisi i altarit i ndërtuar në shek. XIII dhe hajati në anën jugore, në shek. XV.
Në pjesën jugore të saj ndodhet porta dhe tri dritare të hapura pas modifikimit të absidës nga turqit.
Pas pushtimit turk kthehet në xhami dhe ndërtohet minarja.AKT
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top