sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Antigonea, qytet i ndërtuar nga mbreti Pirro, në nderim të bashkëshortes së tij Antigona. Një qytet ky, që u lind nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja, sipas historianit grek Plutarkut.
Qyteti antik i Antigonesë ka pamjen e një delfini, pasi ndodhet midis dy kreshtave, që lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet një qafe të ngushtë dhe është e formuar nga një numër tarracash që palosen me njëra-tjetrën.
Parku Arkeologjik Antigone është një pasuri kombëtare arkeologjike e historike. Interesante janë tri bazilikat paleokristiane dhe një mozaik kushtuar Shën Kristoforit.
Nga ekspeditat e ndryshme mund të përmendim gjetje të ndryshme arkeologjike. Vlen për t`u përmendur një numër i konsiderueshëm materialesh të plota e të pjesshme prej balte, metali etj. Veglat bujqësore të zbuluara në këtë vend janë po kaq interesante, duke nisur që nga kosat e drapërinjtë, kosoret, daltat e çekiçët, veglat për regjjen e lekurës, enët e bronzta të zbukuruara me figura mitologjike si Poseidoni, Sfinksi e Serena.
Janë realizuar ndërhyrje restauruese në këtë qytet antik të financuar nga MTKRS, nga ku janë restauruar plotësisht dy kroje me arkitekturë origjinale antike, jane kryer pastrime dhe përmirësime në dy kroje të tjera, ndërkohë që janë ringritur katër kolonat në bllokun qëndror të banesave me peristil.AKT