sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Shtëpia e më shumë se 12 milionë banorëve, rrethuar me mbi 2400 vepra arti. Ky është qyteti që sot imponon trendët globalë në kulturë, modë, media, biznes, etj. Por, kur e vizitoni, nuk dini se çfarë të shikoni më parë.
ثshtë thjesht e pamundur të vendosësh se çka duhet të vizitosh më parë në kryeqytetin francez, Parisin. Ajo që të gjithë e thonë është se atë e vizitojnë për mbi 40 milionë njerëz në vit. Por, janë pesë gjëra kryesore që të gjithë parisienët ua këshillojnë që t’i vizitoni.
Eiffel Tower
Kulla Eifel (fr. La Tour Eiffel), ndryshe pseudonimi La Dame de fer, Zonja e Hekurit, është tanimë simboli i Parisit vendosur në Mars de Champ në Paris. Ndërtuar në 1889, ajo është bërë edhe një ikonë globale e Francës dhe një nga strukturat më të njohura në botë. Kulla është nga monumentet më të vizituara me pagesë në botë. Miliona njerëz ngjiten në të çdo vit. Emëruar sipas projektuesit te saj, inxhinieri Gustave Eiffel, kulla qe ndërtuar si hark hyrjeje në Panairin 1889 Botëror. Kulla është 324 e gjatë, e njëjta lartësi si një ndërtesë 81- katëshe. Duke mos përfshirë antenat transmetuese, është struktura e dytë më e lartë në Francë, pas urës Viaduct Millau. Eiffel Tower ka tre nivele për vizitorët.
Biletat mund të blihen për 4 euro niveli i parë, 9 euro niveli i dytë dhe 16 euro niveli i tretë, i cili arrihet me lift. Të dy nivelet në të parin dhe të dytin funksionojnë restorante. E nëse doni t’i shmangeni një rendi 200 m të gjatë që presin të hipin në kullë, mund të bëni edhe me rezervim me herët.
Musse du Louvre
Musse du Louvre
Louvri është muzeu më i madh në Paris. Ai ka një hapësirë prej 210 000 m2 dhe në të mbahen rreth 60 600 ekspozita për çdo vit. ثshtë ndër muzetë më të njohura në botë. I gjendur në zemër të Parisit, te rruga De Rivoli, ndërtesa rreth piramidës i takon ish-pallatit mbretëror. Louvri ka një histori të gjatë të konservimit që nga antikitetet orientalë, egjiptianë, romakë, grekë, e deri te skulpturat dhe pikturat moderne. A duhet të përmendet Monaliza?
Arc de Triomphe
Arc de Triomphe
The Arc de Triomphe (origjinal. Arc de Triomphe de l'Etoile) është një nga monumentet e shumta të famshme në Paris. Ai gjendet ne qendër te Place Charles de Gaulle (fr. Place de l'ةtoile), në fundin perëndimor të Champs-ةlysées. Arc de Triomphe i nderon të gjithë ata që kanë luftuar dhe vdekur për Francën gjatë Revolucionit francez dhe luftërave të Napolonit. Emrat e tyre gjenden në pjesën e brendshme dhe të jashtme të Harkut.
Champ Elysees
Champ Elysees
Avenue des Champs-Elysees është rruga me prestigjioze në Europe, e ndoshta edhe në botë. Me plot kinema, kafene, dyqane luksoze dhe drunjtë e gështenjave, Avenue Champs-Elysees konsiderohet si rruga më e famshme në botë. Emri frëngjisht është për fushat Elysiane, vendin e të vdekurve të bekuar sipas mitologjisë greke. Avenue des Champs-Elysees është e njohur si rruga më e bukur e botës. Aty është edhe rezidenca e presidentit të Francës.
DisneyLand Paris (Euro Disney resort)
Disney Land Paris
Pasi të jeni lodhur nga shëtitjet dhe marramendjet nga numri i madh i vizitorëve, sepse mbi 40 milionë vizitorë e vizitojnë Parisin çdo vit, rendin e ka Disneyland Paris, Euro Disney Resort. Disneyland Resort Paris është qyteti turistik i 22.30 km2 (2230 ha) që gjendet në pjesën më të madhe në komunën Chessy, tridhjetë e dy kilometra në lindje të Parisit.
Një univers i tërë argëtimi përfshin dy parqet kryesore - Disneyland Park dhe Walt Disney Studios - si dhe hotele dhe një kurs golfi, ndërsa habisë suaj ia shton pak energji kompleksi urban me sektorin e Marne-la-Valle. Vendi arrihet me transport të llojllojshëm, duke përfshirë edhe një stacion TGV, një shtrirje e linjës RER A, dhe rruga A4 si lidhje rrugore nëse keni vendosur ta vizitoni me makine. Kompleksi menaxhohet nga Euro Disney SCA në pronësi 39% nga Kompania Walt Disney.
Euro Disney SCA ka zhvilluar imazhin e Walt Disney World Resort, shumë aktivitete rreth dy parqeve te tij kryesore. Kjo mund të vërehet në Val d'Europe; qendër tregtare, qendra biznesore Arlington, Sheshi i Biznesit dhe Fshatrat e projektit Natyra me Pierre et Vacances. Në vitin 2010, qarkullimi i Disneyland Paris kishte arritur në një miliard e 280 milionë euro./Mehdi Abdullahu