Pe: Parandjenjat???
Nuk di ne mund te egzistojne ndonje paralelizem mes intuites dhe parandjenjave..Une nuk kam ndonje intuite te forte e nuk kam te zhvilluar as ndjesine e parandjenjes..Besoj se ka njerez qe mund te kene parandjenja qe dicka e bukur ose keqe/dhimbshme ka per te ndodhur. Ne keto rastet e dyta shkakton stres, ankth, jo siguri gje qe nuk eshte se e deshiron dikush…Do tregoja nje rast qe ka ndoshta te bej me parandjenjat e nje nene..Behet fjale per nje kusheririn tim qe po vinte nga ushtria per festen e Bajrami dhe do qendronte 2 dite ne shtepi. Bashke me nje kusheriren e tij e ardhur kjo nga Malezia, (atje studionte, gjithashtu per festen e Bajramit) vendosin te shkojne ne nje pushimore qe kishin ne nje mal ne afersi te Shkupit. Ishte dimer, kishte bore shume dhe donin te shfrytzonin rastin qe te iknin andej per te kalu nje pasdite. Para se te dilnin nga shtepia nena e ketij cunit aq shume ngulmonte qe ai mos te shkonte por te rinte ne shtepi saqe thone qe me ore te tera ja ka kerkuar kete gje, mirepo pa ndonje arsye thjeshte se ate e brente dicka nga mbrenda. Mire vendosin keta qe te shkojne…leshohen per te reshqitur me saje, ky bashke me kusheriren e vet nga Malezia dhe perplasen ne nje gure qe eshte gjendur aty dhe te dy gjejne vdekjen e menjehershme. E lidha kete rast me parandjenjat e nenes qe dine ndonjehere te jene kaq te forta. Eshte nje gje qe pastaj te ha perbrenda, si nuk e ndala te mos shkonte apo mos ta bente. Gjithsesi ashtu e ka pas te shkruar dhe sa do te kete qene parandjenja e forte ajo ngelet e tille, vetem nje parandjenje.