Parandaloni gripin!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ndalohet përdorimi i antibiotikëve të cilët e rëndojnë gjendjen shëndetësore
Stina e lagësht, ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave, kanë bërë që të shfaqen shenjat e para të gripit tek moshat e vogla. Por, të rrezikuar në të njëjtën masë janë dhe pacientët e moshës së tretë. Kjo ndodh si pasojë e imunitetit të dobët trupor që gëzojnë këto kategori ndaj luhatjes së shpeshtë të temperaturave.

Probleme këto që mund të shfaqen në forma nga më të ndryshmet, që me simptomat e gripit, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, bronkopneumoni dhe nëse nuk merren masat e duhura menjëherë për trajtimin e tyre, mund të kalojnë dhe në forma më të rënda siç është ajo e ftohjes. Simptomat që shoqërojnë këto të fundit janë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga djegiet e fytit, kollë e fortë therëse dhe e thatë, ftohje, si dhe në masë gjendje rrufe me sekrecione nga hundët. Pacienti ndihet i lodhur dhe nuk është në gjendje që të kryejë aktivitete e tij si në ditët normale. Pjesa më e madhe e këtyre rasteve të paraqitura janë bronkopneumoni që shoqërohen me kollë, gjendje rrufe, temperatura të larta. Ndërsa në raste më të rralla mund të kalojnë në bronkite apo ftohje të formave të rënda.
grip3.jpg

Pjesa më e madhe e rasteve të paraqitura shoqërohet me shfaqjen e temperaturave të larta. Kjo sidomos për fëmijët e moshave 2 deri në 5 vjeç ku temperatura vjen gjithnjë e më shumë në rritje. Për këtë kategori duhet treguar një kujdes i veçantë, pasi komplikacionet mund të jenë vërtet të formave të rënda. Për të tilla raste mund të këshillohet dhe marrja e antibiotikëve, por kjo vetëm pas kontrollit të bërë në mënyrë të hollësishme nga mjeku. Ndërsa në situata të tjera, kur nuk ka më shumë se 38 gradë temperaturë, këshillohet që të pihet paracetamol disa herë gjatë ditës.

Bërja e vaksinës antigrip është dhe një ndër këshillat kryesore që duhet të mbajnë parasysh prindërit, sidomos për moshat e vogla dhe ato të mëdhatë. Gjithashtu, ju rekomandojmë që të bëni kujdes që të mos aplikohet vaksina tek ata fëmijë të cilët kanë simptoma të shfaqura të gripit, pasi bërja e vaksinës në këtë rast nuk do të ketë efekt. Ndërkohë që vaksina antigrip duhet bërë gjatë kësaj periudhe pasi ka dhe sezonin e vet. Për rastet kur temperatura nuk është shumë e lartë mund të operohet dhe me dhënien e ndonjë paracetamoli, por kurrsesi të antibiotikëve, pasi këto të fundit mund të ndikojnë negativisht në shtimin e sëmundjes. Kujdes gjithashtu prindërit duhet të bëjnë që më parë të bëjnë vizitën e fëmijës sapo të shfaqë simptomat dhe jo t’u drejtohet farmacive për të blerë ilaçe të cilat janë super të dëmshme.
 
Titulli: Parandaloni gripin!

grip2.jpg

Realisht këto simptoma janë ngjitëse, ndaj duhet bërë shumë kujdes që të mos lihet i sëmuri në ambiente kolektive, sepse mund të kalojë gjendja dhe te pjesa tjetër që ndodhet aty. Kështu, fëmijët duhen shmangur së qëndruari në vende të përbashkëta, ndaj duhet bërë dhe izolimi i tyre. Të shmanget përdorimi i rrobave të leshta dhe ato sintetike të cilat pengojnë qarkullimin e lirshëm të ajrosjes. Nga ana tjetër, është e nevojshme që për fëmijët, të cilët vuajnë nga rrugët e frymëmarrjes, përveçse të qëndrojnë në regjim shtëpie, jepet dhe ilaçi me anë të pikatoreve. Këshillohet t’u jepet sa më shumë lëngje në sasi dhe supa të ngrohta me përmbajtje vitaminash.
Telegrafi
 
Titulli: Parandaloni gripin!

flm per keshillen swet se jam pak si me grip un po i fus ca komposto e longje frutash ishalla po me kalon p.s po me raki nuk i mbyt mikrobet ?? se kshu kam degjuar pleqt qe thonin futi i got raki se ste gjen gje krijon imunitet
 
Titulli: Parandaloni gripin!

Ore plaku im thot Plumi del me Plum futi noi dopje raki e ste gjen gjo krijo trrupi inmunitet :D
 
Titulli: Parandaloni gripin!

Un jom rehat, me ka fryke gripi, s'me afrohet :D
Shyqyr, se skom as shami jo LOL
 
Titulli: Parandaloni gripin!

per pqrandalim meqe eshte dhe mengjes kam mare 6 kokrra veze jom duke i bere me buke do ly buken se me kishte shku menja ishalla me ndihmiojne vezet se kam nigju se jane te mira bejen mire 6 kokrra iashalla dalin
 
Titulli: Parandaloni gripin!

Eshte krijuar supervaksina per gripin
E bazuar ne insulinen, nje lloj sheqeri natyral

Shkencetaret australiane kane krijuar nje vaksine kunder gripit 10 here me efikase nga keto aktualisht disponibile. Ne rast se formula e re do te superoje kete prove te eksperimentimit njerezor, do te fuqizoje rrenjesisht rezervat e vaksines disponibile ne rastin e nje “pandemie”, edhe te virusit te gripit. Vaksina e re bazohet ne nje sheqer vegjetal natyral te quajtur “inulina” qe stimulon organizmin te prodhoje me teper”anticorpi”(antitrupa).
 
Titulli: Parandaloni gripin!

Shume interesante!
 
Me larje të duarve kundër gripit
Ekspertët përdorën njehsorë elektrikë për të ndjekur shfrytëzimin e ujit dhe sapunit, për rreth 250 mijë persona, dhe vendosën në hyrjen e VC-ve publike porosi të tilla si “Uji nuk vret ikrobe, sapuni po”

Larja e duarve me ujë e sapun është mënyra më e lehtë, por edhe më e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e gripit. Shpesh, gjatë rrjedhës dinamike të ditës, kjo strategji e thjeshtë harrohet. Atëherë, cila është mënyra më e mirë për t’u kujtuar njerëzve që të lajnë duart? Disa studimet në Britani kanë zbuluar se lajmërimet në banjë që i lusin njerëzit të lajnë duart janë më dobishmet. Ekspertët përdorën njehsorë elektrike për të ndjekur shfrytëzimin e ujit dhe sapunit, për rreth 250 mijë persona dhe vendosën në hyrje e VC-ve publike porosi të tilla si “Uji nuk vret mikrobe, sapuni po”. Por, mesazhi më e efektshëm ishte ai që e nxiste njërin për të parë sesi vepronte tjetri duke bërë pyetjen “A po i lan duart me sapun personi pranë jush?”. Gjatë vëzhgimit u vu re se disa njerëz i shikonin me nënçmim lajmërime të tilla, pasi mendonin se larja e duarve është veprim i thjeshtë që gjithkush e bën pa ia kujtuar njeri. Dhe, ishte kjo ndjenjë nënvlerësimi që i bënte shumë prej tyre të mos i lanin duart. Gjatë studimit u vu re se gratë i lanin duart më mirë e më me kujdes, ndërsa burrat e përdornin sapunin në 50 për qind të rasteve.
KS
 
Ftohja e zakonshme dhe gripi

Ftohja e zakonshme dhe gripi janë gjendje të cilat japin simptoma lokale nga hunda, fyti dhe veshi, si edhe simptoma të përgjithshme, temperaturë dhe ethe. Ftohja e zakonshme dhe gripi mund të paraqiten në disa forma, duke filluar nga ato më lehtat deri te format e rënda. Te ftohja e zakonshme, simptomat e para paraqiten në fyt dhe mbesin si simptoma kryesore. Ndërsa te gripi dominojnë: ethet, dhimbja e trupit, mundimi në stomak, plogështia, si edhe simptomat tjera të përgjithshme. Te ftohja, simptomat e para paraqiten në fyt dhe mbesin si simptoma kryesore. Ndërsa te gripi, ethet, dhimbja e trupit, mundimi në stomak, plogështia, si edhe simptomat tjera të përgjithshme, janë dominuese.
Shkaktarët dhe simptomat e ftohjes
Ftohja shkaktohet nga viruse të ndryshëm, të cilët e ndryshojnë formën e tyre gjatë shumimit. Ftohja e zakonshme mund të transmetohet me anë të teshtitjes apo kollitjes, kur spërklat nga personi i sëmurë pranohen dhe thithen nga personi i shëndoshë.
Te ftohja e zakonshme dominojnë simptomat në fyt:
- dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë
- pastaj fillon rrjedhja e sekretit nga hunda, duke çuar në shkuarjen e hundëve dhe pastaj tharjen e sekretit në hundë
- edhe fyti prodhon sekret, me ç’rast pengon frymëmarrjen
- paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit
- teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme të ftohjes së zakonshme, të cilat ndodhin si pasojë e sekretit dhe ënjtjes
1-ftohja.jpg

Po ashtu mund të paraqiten edhe simptoma të përgjithshme të lehta:
- kokëdhimbje e lehët apo e rëndë
- ethe dhe temperaturë
- shtangim i lehtë dhe dhimbje në qafë

Shkaktarët, simptomat dhe komplikimet e gripit
Edhe gripi, ngjashëm me ftohjen e zakonshme, shkaktohet nga viruse të cilët ndryshojnë shumë shpejtë, mirëpo zakonisht, çdo vit ekziston një virus kryesor, i cili përhapet në gjithë botën. Transmetimi i sëmundjes bëhet me anë të spërklave të cilat mund të barten me ajër, ose mund ta kontaminojnë ushqimin. Simptomat fillojë nga një deri në katër ditë pasi virusi futet në organizëm.
teshtima-ftohja.jpg

Gripi zakonisht fillon si mungesë e përgjithshme e vullnetit që zgjat disa orë, nganjëherë edhe disa ditë. Pastaj simptomat fillojnë të përkeqësohen duke shkaktuar jokomoditet të përgjithshëm.
Sa i përket simptomave të fytit janë të ngjashme, ose më të lehta sesa te ftohja e zakonshme:
- dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë
- pastaj fillon rrjedhja e sekretit nga hunda
- edhe fyti prodhon sekret
- paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit
- teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme po ashtu

Te gripi janë shumë më të fuqishme simptomat e përgjithshme:
- zakonisht ka temperaturë të lartë, e cila konsiderohet si simptoma kryesore, e cila e dallon gripin nga ftohja e zakonshme
- pavarësisht temperaturës, disa pjesë të trupit janë të ftohta
- paraqitet mundimi në stomak, zakonisht edhe vjellje, sidomos te fëmijët dhe të rinjtë
- zakonisht ekziston ndjenja e lodhjes dhe dobësimit
- kokëdhimbja është e pranishme
- dhimbje në stomak dhe çrregullime të tretjes
- dhimbje në të gjithë trupin, sidomos në muskuj dhe nyje
- dhimbje dhe shtangim të lehtë në qafë
- sytë mund të skuqen dhe irritohen
- po ashtu edhe lëkura mund të skuqet

simptomat-ftohja.jpg

Si të dallosh që dikush ka ftohje të zakonshme apo simptoma të gripit
Kur një person, ose sidomos një fëmijë, sëmuret nga ftohja e zakonshme ose ka simptoma të ngjashme me gripin, është me rëndësi të matet temperatura, të shikohet prania e sekretit në hundë ose fyt, teshtitja ose kollitja, të shikohet shtangimi i qafës dhe të kontrollohet i gjithë trupi për të gjetur ndonjë njollë të kuqe. Këto kontrollime duhet të bëhen disa herë brenda 24 orësh me qëllim që të dallohet nëse një sëmundje është thjeshtë një ftohje apo një grip, në raport me ekzistimin një sëmundjeje më të rëndë, siç është meningjiti. /Telegrafi/
 
Mungesa e gjumit favorizon ftohjen

Sipas një studimi të kohëve të fundit, personat të cilët flenë më pak se shtatë orë, janë tri herë më shumë të prirë për t’u ftohur në krahasim me personat që flenë tetë orë e më shumë.
Të rriturit që shpenzojnë një kohë të madhe duke u kthyer e rrotulluar në krevat, janë akoma më të dobët sa i përket ftohjes.

Sheldon Cohen, profesor psikologjie në Universitetin e Pittsburgut thotë se “sa më pak që fle, aq me keq e ke”.

Shqetësimet e pagjumësisë mund të ndikojnë në balancimin e kitokinës dhe histaminës, të cilat luajnë një rol në infeksione dhe reaksione alergjike. Telegrafi
 
Ilaç popullor :

Per ata qe vuajn nga gripi me hundet, mjafton te hudhin pak raki ne dore edhe ta thithin me hunde, nja 10 seconda do vuajn e do ju dalin lot nga syte, por pas 5 minutash hundet do i keni ne rregull edhe sdo keni nevoje per shamia.

Futini edhe nje paracetamol per te qene brenda, edhe iku gripi.

E kam nga eksperienca kte, e keni 100% funksionale.
 
E solle fiks ne kohe kete info...ti therras 1çik mendjes :kokes: :p...me duhet te rrah veten e te fle me zor :p :viola:
 
Ja pse me kapka gripi shpesh mu :(:( me 4 ore gjume cdo nate :( jemi ber si fantazmatttttttttttttt:fantazem:fantazem:fantazem:fantazem:fantazem

E KA FAJIN :brrr:brrr:brrr
 
Spo dihet tash cilve shkenctar mju besu?Une e kom lexu qe disa shkenctar kan bo prova per njerzit qe fjelin shume dhe per njerzit qe flejin shume pak.Ata thone se osht njejt si me flejt shume si ata qe flejin ma pak skane kurgjo ma shume veqse nashta jan ma te pushueshem.
Madje madje i kan qit disa njerz ne bote qe sflejin kurr ne jeten e tyre (ky san osht i vertet) edhe hala jetojin sot pa asni problem.Pra me ket kan vertetu qe ska lidhje nese flen shum a pak se ka njerz qe sflejin hiq e jon shnosh si topi.
Une per veti flej ka 8 or kurse shtune-dille +8 ore.
 
Personalisht flej pak gjum max 5 ore ne dit...
Nje gje qe duhet te shtoj ne kete tem esht qe jo cdo person mund te ftohet pasi siper nuk esht sjaruar qe problemi i pagjumsis ul inmutetin qe ka trupi ;)
 
Me se shumti prej semundjeve qe vijne eshte Imuniteti se qfare e ka personi.Nese ka imunitet te forte atehere veshtire se mund te marre ndonje semundje perfshire ketu edhe gripin qe vjen nga ftofja.Por nese ka imunitet te dobet atehere semundjet vijne nje nga nje :).
 
nese merresh me sport asgje ste shqeteson
as garipi as gripi
nese merresh me sport e ndjen veten shuume ne form
 
nese merresh me sport asgje ste shqeteson
as garipi as gripi
nese merresh me sport e ndjen veten shuume ne form

nese meresh me sport dhe fle 4 ore ne dite atehere po qe je i kputem fare ;)
 
Ftohja e zakonshme dhe gripi

Ftohja e zakonshme dhe gripi janë gjendje të cilat japin simptoma lokale nga hunda, fyti dhe veshi, si edhe simptoma të përgjithshme, temperaturë dhe ethe. Ftohja e zakonshme dhe gripi mund të paraqiten në disa forma, duke filluar nga ato më lehtat deri te format e rënda. Te ftohja e zakonshme, simptomat e para paraqiten në fyt dhe mbesin si simptoma kryesore. Ndërsa te gripi dominojnë: ethet, dhimbja e trupit, mundimi në stomak, plogështia, si edhe simptomat tjera të përgjithshme. Te ftohja, simptomat e para paraqiten në fyt dhe mbesin si simptoma kryesore. Ndërsa te gripi, ethet, dhimbja e trupit, mundimi në stomak, plogështia, si edhe simptomat tjera të përgjithshme, janë dominuese.
Shkaktarët dhe simptomat e ftohjes
Ftohja shkaktohet nga viruse të ndryshëm, të cilët e ndryshojnë formën e tyre gjatë shumimit. Ftohja e zakonshme mund të transmetohet me anë të teshtitjes apo kollitjes, kur spërklat nga personi i sëmurë pranohen dhe thithen nga personi i shëndoshë.
Te ftohja e zakonshme dominojnë simptomat në fyt:
- dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë
- pastaj fillon rrjedhja e sekretit nga hunda, duke çuar në shkuarjen e hundëve dhe pastaj tharjen e sekretit në hundë
- edhe fyti prodhon sekret, me ç’rast pengon frymëmarrjen
- paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit
- teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme të ftohjes së zakonshme, të cilat ndodhin si pasojë e sekretit dhe ënjtjes
1-ftohja.jpg

Po ashtu mund të paraqiten edhe simptoma të përgjithshme të lehta:
- kokëdhimbje e lehët apo e rëndë
- ethe dhe temperaturë
- shtangim i lehtë dhe dhimbje në qafë

Shkaktarët, simptomat dhe komplikimet e gripit
Edhe gripi, ngjashëm me ftohjen e zakonshme, shkaktohet nga viruse të cilët ndryshojnë shumë shpejtë, mirëpo zakonisht, çdo vit ekziston një virus kryesor, i cili përhapet në gjithë botën. Transmetimi i sëmundjes bëhet me anë të spërklave të cilat mund të barten me ajër, ose mund ta kontaminojnë ushqimin. Simptomat fillojë nga një deri në katër ditë pasi virusi futet në organizëm.
teshtima-ftohja.jpg

Gripi zakonisht fillon si mungesë e përgjithshme e vullnetit që zgjat disa orë, nganjëherë edhe disa ditë. Pastaj simptomat fillojnë të përkeqësohen duke shkaktuar jokomoditet të përgjithshëm.
Sa i përket simptomave të fytit janë të ngjashme, ose më të lehta sesa te ftohja e zakonshme:
- dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë
- pastaj fillon rrjedhja e sekretit nga hunda
- edhe fyti prodhon sekret
- paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit
- teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme po ashtu

Te gripi janë shumë më të fuqishme simptomat e përgjithshme:
- zakonisht ka temperaturë të lartë, e cila konsiderohet si simptoma kryesore, e cila e dallon gripin nga ftohja e zakonshme
- pavarësisht temperaturës, disa pjesë të trupit janë të ftohta
- paraqitet mundimi në stomak, zakonisht edhe vjellje, sidomos te fëmijët dhe të rinjtë
- zakonisht ekziston ndjenja e lodhjes dhe dobësimit
- kokëdhimbja është e pranishme
- dhimbje në stomak dhe çrregullime të tretjes
- dhimbje në të gjithë trupin, sidomos në muskuj dhe nyje
- dhimbje dhe shtangim të lehtë në qafë
- sytë mund të skuqen dhe irritohen
- po ashtu edhe lëkura mund të skuqet

simptomat-ftohja.jpg

Si të dallosh që dikush ka ftohje të zakonshme apo simptoma të gripit
Kur një person, ose sidomos një fëmijë, sëmuret nga ftohja e zakonshme ose ka simptoma të ngjashme me gripin, është me rëndësi të matet temperatura, të shikohet prania e sekretit në hundë ose fyt, teshtitja ose kollitja, të shikohet shtangimi i qafës dhe të kontrollohet i gjithë trupi për të gjetur ndonjë njollë të kuqe. Këto kontrollime duhet të bëhen disa herë brenda 24 orësh me qëllim që të dallohet nëse një sëmundje është thjeshtë një ftohje apo një grip, në raport me ekzistimin një sëmundjeje më të rëndë, siç është meningjiti. /Telegrafi/
 
Gripi dhe të ftohurit luftohen me ushqim

Në qoftë se doni të gëzoni “rininë e përjetshme” dhe të shtoni numrin e viteve të jetës suaj, atëherë duhet të dini se cilat janë ushqimet e një jete më të gjatë dhe në harmoni me natyrën. Dietologu David Grotto, nga Chikago, në një libër ka përmbledhur 101 ushqime të dobishme për shëndetin. Ndërsa më poshtë, po nga ky libër radhiten 10 bimë dhe ushqime të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër gripit. Hudhra
Mbase aroma e saj mund të mos jetë e mirë për frymëmarrjen tuaj, por hudhra është shumë e shëndetshme për organizmin tuaj. ثshtë e shëndetshme për vetë faktin sepse ajo përmban fitokimikate të cilat i vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojnë kancerin. ثshtë e këshillueshme që të hiqet lëvozhga nga hudhra, të pritet në copa të vogla, të shtypet, dhe pastaj të përdoret.
Kërpudhat
Sipas studimeve të bëra ka rezultuar se kërpudhat forcojnë sistemin mbrojtës dhe shkatërrojnë qelizat sëmundje shkaktuese. Ato janë një pjatë e pëlqyer sidomos gjatë periudhave kur jeni të ftohur apo me grip. Ato përdoren si një pjatë e dytë kur skuqen.
اaji
Në të vërtetë çaji është i njohur nga të gjithë, për efektet e tij kundër gripit dhe të ftohurit, ai është i pasur në kalori, nuk është i kushtueshëm dhe përgatitet lehtë. اaji përmban polifenole, të cilat antioksidues mbrojtës. Polifenolet janë antibakteriale, antivirale dhe veprojnë si anti-inflamatorë. E rëndësishme është të njihet mënyra dhe masa e duhur për përgatitjen e tij, për të marrë rezultatin e dëshiruar.
gripi-caj.jpg

Tërshëra
Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralesh dhe beta-glukanesh, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut. Frytet e tërshërës ndryshe nga ato të drithërave të tjera (me përjashtim të misrit) janë relativisht më të pasura në lipide (5%) dhe përmbajnë proteina (rreth 14%) glucide të ndryshme, (rreth 60%); ku kryesori është amidoni (55%). Tërshëra fuqizon sistemin imunitar. Tërshëra përdoret kryesisht në përbërjen e ushqimeve të fëmijëve.
Manaferrat
Kjo frutë është super i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që kjo frutë të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit. Manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet, përkundrazi kjo frutë bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrave në gjak. Kjo frutë lufton gripin dhe të ftohurit.
Lakra
Jo pak, por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse konsumon qoftë edhe 30 gram lakër të gatuar. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë simptomat gripale. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë me kujdes. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.
Mjalti
Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas studimit të Dr.Molan mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Kështu që janë identifikuar edhe aftësitë e tij kundër gripit. Përveç shërimit të jashtëm mjalti ka dhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Kështu do ishte e rekomandueshme 2 lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metode, mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi.
gripi-mjalte.jpg

Proteina e hirrës
Proteina e hirrës është një zinxhir aminoacidesh, e cila ndihmon në përtëritjen e muskujve dhe zhvillimin. Studimet kanë treguar gjithashtu, që ato mund të risin sistemin imunitar, neutralizojnë efektet rrënjësore. ثshtë e rekomandueshme që të konsumohet gjatë periudhave gripale, sepse fuqizon sistemin imunitar dhe ndihmon që të largohet gjendja gripale apo gjendjet e të ftohurit.
Elbi
Një tjetër burim i fibrave dhe beta-glukozëve, elbi ka treguar që përmirëson imunitetin, aq mirë sa kolesteroli i ulët. Antioksiduesit që janë gjetur tek elbi, gjithashtu, mbrojnë qelizat nga dëmtimi, thotë David Grotto. Elbi mund të shtohet lehtësisht tek supat, mishi i zier, dhe sallatat. Elbi përmban Potasiumin, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave. Këshillohet përdorimi i 4-5 biskotave me elb çdo ditë. Sidomos nëse doni të luftoni gripin.
Patatja e ëmbël
Patatet e ëmbla janë plot me fibra dhe imunizojnë sistemin, rrisin betakarotinën. Mund të fusësh të gjithën në furrë sobe dhe i pjek ato për një tas të shëndetshëm me patate të skuqura. Zhardhokët e saj përmbajnë shumë niseshte e përdoren gjerësisht si ushqim etj. Në mjekësinë popullore patatja përdoret kundër djegieve, plagëve dhe syve të nxirë. /Telegrafi/
 
Efektet e agrumeve te njeriut

Sezoni i vjeshtës nuk mund të kuptohet pa rrufën, gripin, të teshtiturat. Por një pjesë e madhe e njerëzve beson se viruset gripale të zakonshme për stinën e vjeshtës mund të luftohen shumë lehtë me një lëng portokalli apo me konsumimin e agrumeve. Por nuk ka ‘gënjeshtër’ më të madhe se kjo. Gripi dhe rrufa nuk mund të parandalohen apo luftohet me agrume dhe fruta. Konsumimi i tyre nuk ndihmon në parandalimin e këtyre viruseve apo sëmundjeve që mund të vijnë si pasojë e tyre. Shpesh mund të dëgjoni se vitamina C që gjendet te portokalli apo limoni forcon aktivitetin e sistemit imunitar si dhe rrit fuqinë e rruazave të bardha, ‘mbrojtësit’ e organizmit tonë.

Gripi nuk shkaktohet nga të ftohtit, megjithëse edhe ai ka ndikimin e tij. Në fakt, viruset gripale sulmojnë kur lëvizja e temperaturave dhe të ftohtit ulin mbrojtjen e organizmit. Rrufa është një ‘sëmundje’ banale, por për fat të keq është ngjitëse dhe e bezdisshme. Një këshillë e vogël për momentin e parë kur vëreni se po ju zë gripi apo rrufa është të zieni një grusht kripe në ujë. Pasi të jetë ftohur thithni ujin e kripur me hundë, të paktën deri sa t’ju dalin lot nga sytë, dhe brenda një dite do të ndjeheni shumë mirë dhe do të shpëtoni nga rrufa.
teshtima-agrume.jpg

Por kur ju ka zënë rrufa dhe nuk po ju largohet atëherë duhet të merrni të tjera masa. Ambienti në dhomën tuaj të gjumit nuk duhet të jetë shumë i lagësht. Natën flini përmbys, pasi ky është një pozicion që lehtëson shumë frymëmarrjen. Nëse pini duhan gjatë kësaj periudhe duhet ta ndaloni dhe mos abuzoni me ilaçe, pasi gripi dhe rrufa do të kalojë.
Por cilat janë të vërtetat dhe gënjeshtrat e ‘agrumeve’ dhe efekteve të tyre në organizmin tonë?
1. Shpesh thonë se ata që pinë duhan duhet të marrin dyfishin e vitaminave C krahasuar me dikë që nuk pi duhan dhe se dy kokrra portokalli në ditë mund të pakësojnë nivelin e nikotinës. Kjo është e vërtetë. Portokalli ka një efekt pozitiv në sistemin e qarkullimit të gjakut, në lëngun e tij gjenden substanca që veprojnë mbi muret e arterieve duke kundërvepruar mbi formimin e pllakave arterosklerotike.

2. Portokalli mund të luftojë aneminë falë përmbajtjes së lartë të hekurit si dhe antocianinës, substancë që parandalon degradimin e qelizave anti-tumorale.
portokall-agrume.jpg

3. ثshtë e vërtetë që Vitamina C gjendet edhe në ushqime të tjera por nuk është e vërtetë që agrumet i ruajnë cilësitë e tyre për shumë kohë. Ndaj është më mirë që ato t’i blini në sasi të vogla dhe t’i konsumoni ato brenda pak ditësh.

4. Lëngu industrial i frutave kurrë nuk ka aq shumë vitamina krahasuar me frutat e shtrydhura vetë. Vitaminat kanë një karakteristikë që prishen shumë lehtë nga drita dhe ajri si dhe të shkatërrohen me kalimin e kohës. Dihet që proceset industrialë, sado të kontrolluar dhe perfektë që të jenë, zgjasin shumë në kohë. Pa marrë parasysh dy efektet e tjera.

5. Nuk është e vërtetë që konsumi i agrumeve nuk ka kundërveprime te të sëmurët nga shqetësime gastrite, si ulcera, djegie të stomakut apo gastrit. Substancat acide provokojnë një irritim të mëtejshëm të mukozës së stomakut, ndaj këshillohet që agrumet të konsumohen me stomakun plot apo lëngun e shtrydhur të frutave ta shoqëroni me një copë buke.
agrume-1.jpg

6. Vetëm hardhia përmirëson efektin e shumë medikamenteve falë narigenës, një substancë e veçantë që ndikon pozitivisht në organizëm. /Telegrafi/
 
Titulli: Parandaloni gripin!

Meqënëse këto lloj sëmundjesh të cilat kanë qenë më të rralla më parë e që tashmë kanë filluar të na zënë më shpesh, më e mira është ti parandalojmë ato. Disa lloje të reja gripesh mund të na cojnë deri në vdekje kështuqë duhet shmangur në cdo mënyrë marrja e virusit.
28112009-840493.jpg
Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin dhe të ftohtin është duke u siguruar që sistemi juaj imunitar është në nivelin më të lartë të fuksionimit, pasi është sistemi imunitar I cili mund të luftojë kundra viruseve të ndryshme dhe të na mbrojë nga llojë të ndryshme sëmundjesh. Një system imunitar I fortë vepron si një pengesë ndaj viruseve të ndryshme. Në mënyrë që të keni një sistem të fortë imunitar duhet që të merrni cdo ditë vitamina dhe një ushqyerje të mirë. Më poshtë janë disa këshilla të cilat ju ndihmojnë ju dhe familjarët tuaj nw parandalimin e marrjes së ftohtit ose gripit.:
  • Hani shumë perime dhe fruta që të siguroni kontributin ditor të vitaminave bazë të nevojshme për trupin tuaj. Kjo do të sigurojë që trupi po e mban sistemin imunitar në nivelin më të lartë.
  • Të ngrënit e frutave agrume ndihmon trupin tuaj të marrë doza të larta vitamine C (dhe të tjera), vitamina që njihen për ndihmën kundra gripit dhe të ftohtit.
  • Vishuni mirë për kushtet e motit pasi ajri I ftohtë ndikon tek ju dhe trupi juaj kështuqë mundohuni të vishni veshje të duhura për sitinën.
  • Mundohuni të rrini larg njerëzve që shfaqin simptoma të ftohti pasi virusi shpërndahet shumë thjesht nëpërmjet ajrit.
  • Kur tështini ose kolliteni mbulojeni gojën tuaj me një shami që të ndaloni mibrobet të shpërndahen. Hidheni më pas shaminë dhe lajini duart tuaja.
    28112009-953185.jpg
  • Mundohuni ti lani frutat dhe perimet sa më mirë që të siguroheni që të mos kenë ngelur mikrobe në to. Kjo mbron shëndetin tuaj dhe nga sëmundje të tjera gjithashtu.
  • Lajini duart tuaja sa më shpesh të mundeni dhe përpara cdo vakti, pasi duart tuaja janë në kontakt me bakterie të ndryshme gjatë ditës. Lajini me sapun antibakterial.
  • Shmangni qëndrimin në vënde të mbushura më njerëz si autobuze, metro etj, sepse viruset mund të transmetohen në sipërfaqe të mbyllura dhe të afërta.
  • Vizitohuni tek një doktor sa të vëreni simptomat e të ftohtit ose gripit. Sa më parë të merrni masa aq më mirë do të ndjeheni dhe më shpejt do t’ju kalojë gripi.
  • Mbani një maskë mbrojtëse nëse mendoni se ka mundësi të merrni gripin.
Duke parandaluar të ftohtit ose gripin do të ndjeheni shumë më mirë dhe do të shmangni problemet që këto sëmundje shkaktojnë zakonisht. Mbroni veten dhe trupin tuaj dhe do të dukeni më mirë se kurrë!
 
Titulli: Parandaloni gripin!

Me antioksidues kundër gripit

Bindja se shpimi (duke marrë vaksinë) është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga gripi tashmë ka rënë në ujë, pasi shkencëtarët amerikanë nga University of Alabama kanë pohuar se antioksiduesit mund të pengojnë virusin e gripit në përpjekjen e tij për të dëmtuar mushkëritë.Në të vërtetë kur vuajmë nga gripi një proteinë specifike dëmton mushkëritë duke hapur rrugë për ndezje të tyre dhe infeksione të tjera. Por, kur qelizat e prekura me virusin e gripit trajtohen me antioksiduesin glutation, proteinës i pamundësohet veprimi dëmtues.

Trupi i njeriut është i aftë të sintetizojë glutationin, por duhet të konsumohet sasi e mjaftueshme e lëndëve ushqyese të pasura me sulfur, si qepë, hudhër, tagji, fruta arrore, brokoli, lakër dhe të ngjashme.

Autorët e studimit mendojnë se edhe antioksidues të tjerë mund të kenë efekt të ngjashëm, por për të dëshmuar këtë duhen edhe studime të tjera shtesë./Telegrafi/
 
Titulli: Parandaloni gripin!

Mos iu dorëzoni ftohjes apo gripit

Edhe pse tashmë jemi në fund të dekadës së parë të shekullit të 21-të, shkencëtarët ende as nuk janë afër arritjes së njërit prej qëllimeve që ka rëndësi të madhe për tërë njerëzimin. Bëhet fjalë për gjetjen e ilaçit kundër ftohjes, respektivisht gripit sezonal. Fitohet përshtypja se ftohjet dhe viruset që sillen janë gjithnjë e më të shpeshtë dhe më rezistues. Studiuesit në këtë fushë deri kohë më parë kanë pasur bindjen se ekzistojnë afër 100 variante të virusit, shkaktarët më të shpeshtë të ftohjes. Falë metodave të reja dhe të përparuara të incizimit, ka ardhur deri te grupet e reja të varianteve të viruseve. Mendohet se tani ekzistojnë rreth 200 viruse të ndryshëm që shkaktojnë ftohjen. Një numër i papërcaktuar i viruseve të ndryshëm, paraqet arsyen bazë shkaku i së cilës të gjithë ne ekspozohemi ndaj ftohjes dhe gripit. Sipas studimeve të kryera në Amerikë, një person gjatë një viti, së paku tre herë i nënshtrohet ftohjes. Edhe përkundër pamundësive së ekspertëve dhe hulumtuesve që të gjejnë një ilaç 100 për qind efikas, ekzistojnë shumë mënyra individuale që të shmangen ftohjet.
Shmangeni ftohjen
Studiuesit ndoshta nuk kanë përparuar shumë në kuadër të gjetjes së ilaçit të ri, por gjithsesi gjatë tërë kësaj kohe kanë mësuar shumëçka rreth vetë viruseve që janë përgjegjës për ftohje dhe grip, si dhe rreth mënyrës së përhapjes së tyre. Në fillim, studiuesit dhe hulumtuesit kanë qenë të bindur se ftohjet barten nga personat e sëmurë tek ata të shëndoshë përmes teshtimës dhe kollës. Mirëpo, studimet e kryera në dekadën e fundit, tregojnë se ftohja, respektivisht virusi që është bartës i ftohjes, mundet shumë më lehtë me prekjen e sipërfaqeve tashmë të infektuara. Në praktikë, kjo nënkupton se ne ftohemi në atë mënyrë pasi me prekjen e ndonjë sipërfaqeje të infektuar, viruset mbesin në gishtërinj, ku më pas ne e prekim ndonjë pjesë të fytyrës (hundën, sytë), që janë rrugët më të preferuara për viruset. Nga aty, virusi shumë shpejt arrin deri te vrima e hundës dhe kanalet, ku fillon shumimi. Viruset mund të barten edhe përmes kontakteve personale siç është shtrëngimi i duarve.
Kujdes çfarë prekni,
viruse ka me bollëk
Rinoviruset kanë aftësi që të mbijetojnë në rezat e dyerve, sipërfaqet e tavolinave, dorëzat e karrocave në supermarkete dhe sipërfaqe të tjera dhe atë 24 orë apo më shumë. Në një studim tejet intrigues, personat e sëmurë nga ftohja apo gripi, kanë kaluar një natë të tërë në hotel dhe pastaj nga ata është kërkuar që të raportojnë rreth asaj se çfarë kanë prekur gjatë asaj kohe. Rezultati: 35 për qind e të gjitha atyre që kanë prekur, duke përfshirë rezat, lapsat, ndërprerësit, telepilotët, çezmat dhe telefonat, ishin të kontaminuara me viruse. Ajo që ky studim gjithashtu ka treguar, është fakti se sa shpejt mund të infektohet me virus. Kështu, mënyra më e mirë dhe më e dukshme që të shmangni ftohjen apo gripin, është që derisa jeni jashtë shtëpisë, mos t’ia afroni gishtërinjtë fytyrës dhe mos të prekni hundën dhe sytë. Ekspertët gjithashtu sugjerojnë edhe një mënyrë tjetër praktike, që është larja sa më e shpeshtë e duarve, edhe nëse vetëm me ujë të thjeshtë. Nëse afër nuk mund të gjeni ujë, pallomat e lagura mund të ndihmojnë shumë. Po ashtu, është e rëndësishme që të mbani forcën e metabolizmit: ushqim, vitamina, gjumë dhe mendim pozitiv.KS
 
Ndaleni gripin me mjete natyrale

Nga virusi mund të mbroheni edhe me ushqimet që i keni në shtëpi. Kur të vëreni shenjat e para të sëmundjes, pini një gjysmë gote me ujë në të cilën keni hedhur pesë lugë me jod. Nëse keni temperaturë të lartë, atëherë ndihmojnë panelet e patates së pagatuar.



Mbajeni në mend edhe këtë se një flamë zgjat shtatë ditë. Para se të dilni nga shtëpia, mukozën e hundës e lyeni me dhjam antivirus, apo në hundë hidhni disa pika aloe, e cila parandalon depërtimin e virusit përmes zgavrës së hundës.

Të gjithë e dimë se një flamë e thjeshtë mund të zgjasë deri në shtatë ditë nëse shërohet, por mund të zgjasë më shumë se një javë nëse nuk shërohet.

Por, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të provojmë ta ndihmojmë organizmin që t’i rezistojë sulmeve nga viruset e ndryshme, edhe me ndihmën e barnave popullore, të cilat kanë treguar efektin e tyre edhe në të kaluarën.

Flama është infeksion, e cila përhapet përmes ajrit, virusi kalon në organizmin tonë deri sa bisedojmë me personin e infektuar, ndërsa nganjëherë mjafton të gjendemi në një ambient të vogël e të njëjtë me të infektuarin. Virusi depërton në rrethinë me rastin e kollitjes, teshtimës apo edhe gjatë një britme të lartë.

اaji me xhenxhefil

Ekzistojnë disa gjëra që mund t’u ndihmojnë ku ju mund të veproni posa t’i vëreni shenjat e para të sëmundjes. Për shembull, mund të pini gjysmë gote me ujë ku keni hedhur pesë lugë me jod. Nëse i keni këmbët e lagura posa të arrini në shtëpi, i fshini me një tabanë me vodkë dhe veshi një palë çorapë të ngrohta.

Pini dy-tre gota çaj të nxehtë me xhenxhefil dhe mjaltë. ثshtë e nevojshme që kjo përzierje të bëhet kur të fillojë periudha e ftohjes dhe gripi. Përgatitet në këtë mënyrë: rrënjët e xhenxhefilit i imtësoni mirë dhe i hidhni në një gotë ku pjesa tjetër e gotës është e mbushur me mjaltë. Përzieni mirë dhe kur çaji të jetë gati, atëherë në të hidhni gjysmë gote nga kjo përzierje.
Pastaj duhet të shtriheni mbi një shtrat të ngrohtë dhe mundohuni që të flini pak. Në rastet më të shpeshta flama do të kalojë deri në mëngjes. Temperaturën mos e largoni duke përdorur tableta.

Në vend të tabletave, gjysmë gote me ujë të nxehtë dhe gjysmë gotë verë rrushi të zi, e hidhni në një gotë dhe e pini. Atë pije e pini përnjëherë. Me kalimin e kohës e përsëritni këtë recetë. Nëse temperatura është shumë e lartë, ndihmojnë edhe petalet e patates së pa gatuar. Qëroni dy patate të pagatuara, shtoni një gotë uthull dhe përmbajtjen e fituar ia vëni të sëmurit në ballë. Temperatura do të bie me së largu brenda një ore.

Hudhra si preventivë

Flama mund të largohet edhe me masazhe në fytyrë, në disa pika të caktuara. Me majën e gishtit të mesëm shtypni ashtin e hundës poshtë-lart, pastaj tërhiqni gishtat drejt vetullave ,nganjëherë duke rritur shtypjen, nganjëherë duke e zvogëluar atë, e më pastaj vazhdoni edhe rreth syve. Përsëriteni këtë disa herë.
Para së gjithash përgatitni këtë përzierje kundër flamës. Përzieni bërthamën e tetë hudhrave me gjysmë limoni të copëtuar, e futni në ujë të ftohtë, e cila paraprakisht ka qenë e ngrohtë dhe e mbani në një ambient të ftohtë për disa ditë. E pini gjithmonë para ushqimit.

Vajrat aromatike forcojnë imunitetin

Para se të dilni nga shtëpia, mukozën e hundës e lyeni me dhjam antivirus, apo në hundë hidhni disa pika aloe, e cila parandalon depërtimin e virusit nga zgavrat e hundës.
Imunitetin mund ta forconi edhe me vajrat aromatike. Kontrollojeni dhomën mirë, pastaj mbyllni dyert dhe dritaret, në enë hidhni pak ujë, e ngrohni ujin pak dhe hidhni disa vajra aromatike si: eukalipt, xhenxhefil, livando, etj. Merrni frymë thellë dhe atë aromë e thithni 15 deri 20 minuta në ditë, gjatë periudhës së gripit dhe ftohjes. Prandaj, keni mendjen, disa artikuj ushqimorë mund t’u ndihmojnë në largimin e flamës, ftohjes dhe infeksioneve të ndryshme. //keshilla
 
Titulli: Parandaloni gripin!

Po Shume e vertete kjo qe po thuhet ketu forumin.ton.

Me shume Rrespket nga Qendrimi Bossi..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top