Paraliza cerebrale

braziljania

Anëtar i Nderuar
Paraliza cerebrale është termi që përdoret për të përshkruar një grup çrregullimesh neurologjike që ndikojnë në aftësinë e trurit për të kontrolluar muskujt. Paraliza cerebrale ndodh për shkak të dëmtimeve të trurit ose anomalive në zhvillimin e trurit para, gjatë ose pas lindjes. Ajo mund të variojë nga një shkallë e lehtë në një më të rëndë dhe mund të krijojë vonesa të lehta ose të rënda mendore, probleme të dëgjimit, shikimit, defekte në gjuhë dhe në të folur, epilepsi dhe çrregullime të sjelljes. Tipi spastik është zakonisht më i përhapuri dhe është i lidhur me kohën, ngrirje ose kontraktim të muskujve të trupit duke përfshirë këmbët ose duart. Akoma nuk dihet qartë çfarë e shkakton paralizën cerebrale te një fëmijë, por numri i faktorëve dhe kushteve që mund të ndërhyjnë në zhvillimin e trurit mund të vihet re. Këta faktorë përfshijnë infeksionin e nënës dhe fëmijës gjatë shtatzënisë, mospërputhjen e gjakut faktori Rhezus, mungesa e oksigjenit dhe komplikacione të tjera gjatë lindjes dhe dëmtime të tjera ose infeksione të trurit.

Llojet e paralizave cerebrale

Ka një varietet tipash dhe kombinimesh të paralizës cerebrale. Ato zakonisht klasifikohen si spastike, athetoide ose paraliza cerebrale ataksike. Tipi ataksik çon në probleme ekuilibrimi të rëndësishme të cilat mund të ndikojnë në të ecurinë dhe në koordinimin e lëvizjeve dhe veprimeve të ndryshme. Gjithashtu ka dhe kombinime të përziera të paralizës cerebrale. Pavarësisht nga tipi i paralizës cerebrale që paraqitet ose grada e saj, si probleme të lindura, të rinjtë gjatë rritjes mund të vuajnë nga probleme emocionale për shkak të pengesave që ai ose ajo përballon në shoqëri, në përpjekjet për të kaluar nga varësia nga të tjerët në vetëmjaftueshmëri. Shumë programe ndërhyrjeje përqendrohen në reduktimin ose zbulimin e simptomave ku përfshihet kirurgji ortopedike, profesionale, terapi fizike, terapi e të folurit ose e gjuhës, dhe neurokirurgji rastësore.


T.O
 
Back
Top