Paralajmërimi për Maqedoninë: اdo tentim tjetër i sllavo-maqedonasve kundër shqiptarë

legjenda

Tetova
Kryetari i Ballit Kombëtar në Kosovë, Gazmend Islami, përmes një postimi në facebook ka komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni, ku pas zgjedhjes së shqiptarit, Talat Xhaferi kryetar i Parlamentit, atje shpërtheu dhuna. Sipas Islamit, Maqedonia, e cila është e përbërë nga sllavët ardhacak dhe shqiptarët autokton, por shkon drejtë ndarjes.

Image
Kryetari i Ballit Kombëtar në Kosovë, Gazmend Islami
FOTO GALERI
“Maqedonia ky vend i përbërë nga sllavët ardhacak dhe shqiptarët autokton, po shkon drejt ndarjes, shqiptarët që dëshmuan se janë për qytetërimin, për paqen e stabilitetin, për rregullim shoqëror dhe demokratik, u ndëshkuan pa mëshirshëm dhe po ndëshkohen nga sllavo-maqedonasit, u rrahën dhe përgjakën edhe njëherë, u përgjak njeriu që i ka dhënë vlera qytetërimit ballkanas , Zijadin Sela u bë përpjekje të vritet, por nuk e vrau zoti. Po si duhet të qëndrojnë sot shqiptarët, të bashkuar duke u bërë trup i pandarë, në asnjë mënyrë dhe rrethanë, nuk duhet të lejohet që dikush në gadishullin ballkanik të mund të vras shqiptar, ka përfunduar epoka e atyre vrastare”, shkruan Islami, përcjellë “Bota sot”.

Ai më tej shkruan se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të gatshëm, sesa sot, të vdesin për lirinë e tyre.

“Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të gatshëm, sesa sot, të vdesin për lirinë e tyre, sepse tash e kemi shijuar atë, shqiptarët do ta godasin pamëshirshëm kushdo që mendon ti shtyp ata, reagimi do të jetë si Komb i fuqishëm. Nuk kërcënojmë asnjë shtet fqinjë, vetëm se po kërkojmë që shqiptarët në Ilirid ti kenë të gjitha të drejtat, të respektohen marrëveshjet e arritura, përndryshe çdo tentim tjetër i sllavo-maqedonasve kundër shqiptarëve, është fundi i kësaj krijese artificiale”, ka shkruar Gazment Islami, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat në Kosovë.
auto_kl1493589413.jpg
http://www.botasot.info
 
Top