
Drejtori i CIA-s John Brennan ka paralajmëruar se ISIS ka plane për më shumë sulme të tjera. Sipas kreut të inteligjencës amerikane, edhe pse skuadra e sigurisë kombëtare të Barak Obamës tha se rreziku më i madh ishte për Europën se sa për Shtetet e Bashkuara.
“ثshtë shumë e qartë që ISIS ka një axhendë të jashtme, dhe se janë të vendosur të kryejnë sulme të ngjashme me ato të Parisit,” shtoi Brennan. “Kjo nuk është një çështje e bërë në mënyrë spontante, por është e planifikuar me kujdes për muaj të tërë”.
Kreu i CIA-s arriti në përfundimin se “ky nuk do të ishte sulmi i vetëm që ISIS ka në plan”. Anëtarët e Shtetit Islamik kanë punuar shumë për të mësuar mënyra të reja për të fshehur taktikat e tyre nga subjektet perëndimore të zbatimit të ligjit, sipas Brennan.
“Militantët e ISIS kanë bërë shkollë për këtë punë, për të mbajtur të fshehur aktivitetet e tyre nga autoritetet,” tha ai.
Komentet e kreut të CIA-s erdhën po në të njëjtën ditë pas videos ku ISIS betohet se pas Parisit radhën e ka Uashingtoni për t’u sulmuar.
b.tobserver