Parajsa e vogel tropikale e Karaibeve, Montserrat

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

montserrat.jpg


Po kerkoni per nje arratisje te pazakonte ne Karaibe me mundesine e vetme per te pare nje vullkan ende aktiv? Shkoni ne Montserrat 'ishullin Emerald' qe mbulohet nga hiri dhe nga pyjet e gjelbra.

Kolombi ishte i pari qe e zbuloi ishullin dhe e quajti 'Santa Maria de Montserrat' pas manastirit te famshem ne malin Montserrat ne Katalonia. Buzeqeshje mireseardhjeje, qetesi e paster, paqe dhe relaks perfekt jane disa nga gjerat qe ishulli ju garanton.

monserrat.jpg


Ata qe e kane vizituar kete parajse tropikale te vogel jane dakort qe ky eshte ishulli me miqesor ne Karaibe. Gjendet ne juglindje te Puerto Rico dhe jugperendim te Antigua, ishulli-dardhe i Montserrat eshte nje territor anglez me nje siperfaqe prej 105 km katrore.

montserrat0.jpg


Ishulli arrihet me helikopter ose traget nga Antigua. Montserrat eshte shtepia e 5000 banoreve qe karakterizohen nga natyra e ngrohte dhe mikpritese. Montserrat gezon nje klime tropikale me varizacione sezonale, me temperature 22C dhe 31C per gjate gjithe vitit

montserrat1.jpg


Per shumicen Montserrati i vogel ofron pushime unike me pasuri gjerash per te pare dhe bere. Atraksionet per shumicen e vizitoreve perfshijne : Vullkanin Soufriere Hills, bregdetin e argjendte me ujerat e kalter dhe plazhet ekzotike me rere te zeze, ishulli me i vetmuar dhe i pacenuar.

Ishulli ofron peshkim, vozitje me varke, kayaking, aventurat hiking dhe shume pervoja te tjera. Nje tjeter atraksion qe ofron Montserrati eshte vezhgimi i breshkave, ku shfaqen 7 llojet e breshkave ne bote, tre nga te cilat, perfshijne breshken e Gjelber, breshken Hawksbill dhe breshken e Ujit.

montserrat2.jpg


Akomodimet ne Montserrat jane shume te limituara. Ju mund te gjeni vetem nje hotel - Tropical Mansion Suites, shtepi per mysafire dhe vila, te gjitha keto premtojne atmosfere te ngrohte dhe sherbim te shkelqyer me pishina, bare dhe televizone kabllore.

montserrat3.jpg


Pushimet ne Montserrat jane unike dhe eksperience speciale. Bukuria pikroreske konsiston ne peisazhet natyrore te kodrave, vendeve historike, aventurat ujore, etj.

Shiko fotografinë 1729602


tourism-montserrat-caribbean-islands-295x195.png



islands-secret-caribbean-montserrat.jpg



montserrat_old_road_bay_beach.JPG



island_of_montserrat.jpg



infoal​
 
Titulli: Parajsa e vogel tropikale e Karaibeve, Montserrat

monserrat.jpg


montserrat1.jpg


Sa te bukura keto 2 pamjet:)
Ca s'mban dhe kjo toke....sikur te kishim mundesi ti shikonim te pakten njehere te gjithe vendet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top