Paraja dixhitale Bitcoin

Kresha

A pretty face can never trick me
Shiko fotografinë 1426719


Njerëzit tani blejnë mallra, paguajnë për shërbimet, apo transferojnë para kudo në botë, duke i anashkaluar të gjitha bankat, kartat e kredit dhe shërbime të tjera financiare, madje edhe qeveritë. Gjithnjë e më shumë ata po përdorin paranë virtuale, që njihet si Bitcoin. E krijuar në vitin 2009 nga një programues i fshehtë i programeve kompjuterike, emrin e të cilit nuk e di askush, paraja dixhitale po krijon mjaft interes dhe debate.

Rreth 1 mijë e 700 biznese në mbarë botën tani pranojnë pagesën me Bitcoins. Kjo para elektronike shitet, blihet dhe transferohet njëlloj si edhe paratë tradicionale, përmes kompanive tregtare. Transaksionet kryhen pa përfshirjen e një pale të tretë, apo të qeverive.

Kjo e bën Bitcoin-in, monedhën e parë elektronike në botë, plotësisht të decentralizuar, thotë analisti për teknologjinë Jerry Brito.

“Bitcoin në fakt ka zgjidhur një problem kompjuterik, që për herë të parë, lejon vetëm dy njerëz të kryejnë transkasione në internet, pra është një veprim i decentralizuar. Nuk ekziston një kompani që të prodhonë Bitcoins, nuk kemi as një përfshirje të qeverisë, pra kemi të bëjmë me një lloj e-maili.”

Kjo e bën atë tërheqëse për kriminelët që duan të tranferojnë para fshehurazi. Por agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit kohët e fundit e mbyllën një treg të zi në internet, që bazohej tek ky sistem.

Siç thekson kryetari i Komisionit Rregullator të Fondacionit Bitcoin, Marco Santori, të gjitha transaksionet me Bitcoin mund të shihen nga të gjithë kompjuterat e tjerë.

“Bitcoin në fakt funksionon bazuar në rregulla të shumta. Personat që këmbejnë Bitcoins me para të tjera dixhitale, ose që i këmbejnë ato me dollarë, janë transmetues parash bazuar tek Akti i Sekretit Bankar.”

Besueshmëria e sistemit bazohet tek fakti se sasia e monedhës bitcoin në të gjithë sistemin duhet që të jetë përherë e shpjeguar. Kompjuterat që monitorojnë vazhdimisht transaksionet dhe i miratojnë ato, shpërblehen me bitcoins të reja. Kjo është mënyra se si i shtohen sistemit fonde shtesë, thotë analisti i tregut, Brito.

“اdo 10 minuta në ekonomi hyjnë 25, 5 bitcoins në mënyrë të rastësishme dhe ato grumbullohen, duke kontribuar tek kapaciteti i kompjuterit”.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe shumë qeveri të tjera të botës e pranojnë përdorimin e parave dixhitale, megjithëse disa zyrtarë kanë bërë thirrje që të ketë më tepër mbikqyrje. Kina kohët e fundit i ndaloi bankat e veta, por jo bizneset, që të bëjnë transaksione me Bitcoins.

Që prej fillimit të përdorimit në vitin 2009, vlera e monedhës Bitcoin ka ndryshuar nga disa qindarka, deri në afër 1 mijë dollarë. Ndërsa gjithnjë e më tepër kompani e pranojnë atë si mjet shkëmbimi për mallrat dhe shërbimet dhe ndërsa shtohet numri i përdoruesve të saj, monedha virtuale po bëhet një mjet real shkëmbimi në skenën globale financiare. //mesazhi
 
Po te kishim filluar me btc (bitcoin) kur e kam postuar kete teme, sot do ishim milionera, apo jo shoku @LoSsT :p
 
Këto janë çmimet aktuale në tregun e kryptovalutave pas një rënie të dukshme nga dita e djeshme.

Shiko fotografinë 1766636
 
Ke gabu qe i ke shit
 
Di gje njeri nga u zhduk krijuesi i monedhes digitale Satoshi Nakamoto? ?
Askush nuk e di se nga ndodhet ky njeri, dhe kjo lind dyshime qe pas ksaj monedhe fshihet vete CIA ?. Por llafe jane.

Gjithsesi mu mpelqen si funksionon sepse fsheh identitetin e njerzve, dhe u jep kontroll tplote parase se tyre pa perfshire bankat n'mes.

Ka nje t'keqe qe levizjet ntreg i ka te mdhaja, sot psh cmimi eshte 1 btc = 17 mije usd, por mund zgjohesh neser dhe e gjen 15 mije, 2000 pike poshte, dhe mbas 1 jave 10 mije lol, me pak fjale je n'tension gjithe kohes, por kshu sic po zhvlersohen valutat ne kto momente prej pandemise i vetmi investim i sigurte eshte btc.

Gjynah qe Ilir florini e ktheu mbrapsh ligjin qe u miratua nparlament per t'legalizu kriptovalutat ne Shqiperi.
 
Bitcoin arrit shifren mbi 20.000.00 USD(Dollar Amerikan )qe per 12 muajt e fundit u rrit per 200%.


Shiko fotografinë 1768774
 
Ndersa une idioti, po po idioti ? me lusnin me investu ne btc kur cmimi ishte 2500 eur para 1 viti e kusur, por e shperfilla sepse kisha akoma traumat qe mla sudja dhe xhaferri ne 96 dhe i tille mu dukte dhe investimi ne bitcoin ??lol
 
Ndersa une idioti, po po idioti ? me lusnin me investu ne btc kur cmimi ishte 2500 eur para 1 viti e kusur, por e shperfilla sepse kisha akoma traumat qe mla sudja dhe xhaferri ne 96 dhe i tille mu dukte dhe investimi ne bitcoin ??lol
Kshu eshte kur e ke mendjen per laraska lool mu mka humb se pata ble :( po si vuna rendesi lulzonte leku nvend tjeter lool
 
Ne rregull paska qen ky me tveten...

O @Loverboy pse e vune ket mer plak se spo me punohet mo tani lool

Haxhi Pishmani jam bo edhe une kur i kam shit perpara lool
 
I ke akoma? Apo i ke shit?
I thone 2.2 milion eur motra ?

Bej sevap per vllain ?
Normal qe i kam por sdi si funksionion transaksioni financiar me to pra mund te mos prekesh para fizike thjesht mund te blesh online dicka e tille. Gjithesesi do pyes aty jane.
 
Normal qe i kam por sdi si funksionion transaksioni financiar me to pra mund te mos prekesh para fizike thjesht mund te blesh online dicka e tille. Gjithesesi do pyes aty jane.
Bjeri 20 cop ti konvertoj une me prona te pa luajtshme :D
 
Ci dua. Skam ku coj te mijat lol
Ti i pake ble ka 50 dollar copen, une ti paguaj ka 200, para kesh tu kesh te vin ne shtepi, veq dergomi ne wallet :D
Une i kam do etheruma dhe do dodge, amo per qe jam therr me nje rig u pata therr, e pata pagu helem; e u dasht me shit per skrap :D
 
A thu se jan fara luledielli qe ske ci do lool ti lej me gjith qeraxhiun brenda lool
Te kemi shendetin shoku pa dalin e teprojn kto qe kemi sdu me u bo tahmaqare.

Kjo puna e bitcoin ishte qyl as e dija ca ishin kuriozitet me shume kur doli. Me aq sa kam pyet me thane qe te harroj pare fizike thjesht mund te blej aksione a ku di une pra ne burse online. Gjithesesi kur te jem pak me e qete do pyes ndonje ekspert qe merr vesh e do ti fus nje donacion forumit e do i mbyll fare konkurentet nga inati lool
 
  • Haha
Reactions: WxP
Normal qe i kam por sdi si funksionion transaksioni financiar me to pra mund te mos prekesh para fizike thjesht mund te blesh online dicka e tille. Gjithesesi do pyes aty jane.

Shume e thjeshte.

I ben withdrawal nga platforma ku i ke, duhet t'kete nje opsion withdrawal qe e lejon si transferte dhe sistemi i konverton automatikisht ne valute tek karta creditit ose debitit, por mund ti kalosh edhe tek paypal dhe nga paypal i kalon tek llogaria jote e bankes, tpakten coinbase kshu e ka.

Ndersa menyra tjeter eshte qe nepermjet nje btc address qe mund te ta gjej une nese te duhet kalon shumen qe deshiron dhe leket i merr cash ?, ka ca komisone t'vogla por qe rregullohena ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top