Paradoksi i ateizmit

Kosovari

Koha
Paradoksi i ateizmit

Edison اERAJ, Tiranë

Njeriu mund ta ndërtojë raportin me Zotin vetëm përmes tri mënyrave: përmes monoteizmit, politeizmit ose ateizmit. Po të marrim politeizmin, mund të themi se ai nuk ka gjasa të shfaqet nëse më para nuk është monoteizmi. Edhe te popujt më paganë është fare e lehtë të gjenden gjurmë monoteizmi, ku, pak a shumë, vihet re se një ndër zotat është më i rëndësishmi, nga i cili varen zotat e tjerë; të cilit i rezervohet konsiderata dhe vendi më i lartë.



Le ta nisim me disa pyetje, duke u dhënë edhe përgjigje, pasi besojmë se ka vetëm një përgjigje të mundshme e të përbashkët për to. Kë mohojnë ateistët? Zotin. Mosekzistencën/mospraninë/mungesën e kujt synojnë të provojnë ateistët? Atë të Zotit. Ndaj kujt rebelohen ateistët? Ndaj Zotit. Në adresë të kujt shkon gjithë qëndrimi i tyre mospranues? Në adresë të Zotit. Domethënë, ateistët janë të tillë, falë Zotit; dhe, për rrjedhojë, ata duhet t’i shprehin mirënjohjeje Atij.
De facto, jeta e ateistit nuk është një jetë pa Zot, sepse ai angazhohet vazhdimisht për të provuar ateizmin e tij dhe këtë e bën duke mohuar Zotin; duke mos i shpëtuar kështu “kurthit” që e bën atë të kthehet në një dëshmi të Zotit në tokë e ndër njerëz. A nuk është një dëshmi sui generis rasti kur një ateist merr përsipër të shkruajë një libër në të cilën rreh të argumentojë se nuk ka Zot!?
Ka raste kur, në mungesë të besimtarit të denjë që të flet për Zotin, rëndësinë e çështjes dhe kujtesën për Zotin e nxit ndonjë ateist.
Ndodh që dëshmia më e madhe për një gjë/çështje të jetë fshehur pikërisht aty ku besohet e mendohet se është krejt e kundërta.

Shkaku ose shkaqe e ateizmit

Shkoj me bindjen se ateizmi është një sëmundje metafizike (ose një çrregullim metafizik përbrenda qenies), ilaçin e së cilës, për fatin “e keq” të ateistëve e ka vetëm Zoti.
Njeriu mund ta ndërtojë raportin me Zotin vetëm përmes tri mënyrave: përmes monoteizmit, politeizmit ose ateizmit. Po të marrim politeizmin, mund të themi se ai nuk ka gjasa të shfaqet nëse më parë nuk është monoteizmi. Edhe te popujt më paganë është fare e lehtë të gjenden gjurmë monoteizmi, ku, pak a shumë, vihet re se një ndër zotat është më i rëndësishmi, nga i cili varen zotat e tjerë; të cilit i rezervohet konsiderata dhe vendi më i lartë e kështu me radhë. Pra, kjo do të thotë se, në kryeherë ai popull (ashtu sikundërse të gjithë popujt) ka qenë monoteist, pra ka besuar dhe adhuruar Zotin një të vetëm. Me kalimin e kohës një ose disa njerëz kanë devijuar nga ky besim dhe nga ky adhurim duke i bashkëngjitur Zotit zota të tjerë, gjersa është shndërruar i gjithi populli në politeistë. Nuk mund të ketë shumë zota pa qenë së pari Zoti, sepse duhet si model, ose si origjinal, nga i cili rrjedhin të tjerë në formë “kopjeje” ose “kopjimi”. E njëjta gjë vlen edhe për ateizmin, gjë që e prekëm në hyrje. Që të ketë ateizëm ose ateistë, më përpara duhet të jetë Zoti, në mënyrë që të mohohet ose të mos pranohet; dhe, ja ku lindi ateizmi.
Një ndër shkaqet e ateizmit pasiv ose të rënies në harresë të Zotit janë (disa nga) përfaqësuesit e besimit ose besimtarët, që me padijen ose sjelljet e tyre bëhen shkak për të kundërtën e asaj që kanë për mision.

Qasja filozofike ose në parim

Filozofikisht folur, ateizëm do të thotë mohim i ekzistencës së Zotit ose i ndonjë mundësie (dhe jo thjesht i një mundësie racionale) të të njohurit të Zotit (ateizmi teorik). Te ata që e pohojnë këtë ateizëm teorik, ai mund të jetë tolerant (dhe madje edhe thellësisht i interesuar), nëse nuk ka qëllime misionare; ai është ‘militant’ kur e konsideron veten si një doktrinë që duhet propaganduar për lumturinë e njerëzimit dhe i lufton të gjitha fetë duke i quajtur ato lajthitje të dëmshme. Ne flasim për ateizmin praktik (indiferentizmin) e një forme jete në të cilën pranimi teorik i ekzistencës së Zotit nuk ka pasoja të perceptueshme. Për të vendosur saktësisht se çfarë përbën ateizëm, kjo varet pikërisht nga fakti se cili konceptim i Zotit supozohet. Të gjitha sistemet e materializmit dhe monizmit materialist janë pa dyshim ateiste (atomistët e hershëm grekë, cinikët pas-sokratikë, epikurianizmi, filozofë të caktuar të Rilindjes si Campanella, natyralizmi i Iluminizmit francez (Volter-i, Holbach-u, Lamartine), pozitivizmi dhe monizmi gjerman i shekullit të 19-të (Vogt, Büchner, Moleschott, Haeckel), hegelianizmi i majtë (Fojerbah-u, Marx-i), socializmi popullor i shekullit të 19-të, materializmi dialektik dhe bolshevizmi, ateizmi militant i nxitur nga shteti (i lëvizjes së pafe në vendet komuniste), pozitivizmi i shprehur qartë, sensualizmi dhe pragmatizmi, të gjitha format e filozofisë për të cilat ateizmi është postulat; që do të thotë, teori si ato (që rrjedhin nga Nietzsche) të Camus-ë ose ekzistencializmi i Zh. P. Sartre-t ose etika e N. Hartmann-it, të cilat rreken konkretisht që të vërtetojnë se Zoti nuk ka gjasa të ekzistojë ose nuk duhet të ekzistojë. Nëse çdo formë panteizmi (sidomos në idealizmin gjerman) duhet të klasifikohet si ateizëm, kjo varet nga fakti se sa larg shkon ajo në jo thjesht të identifikuarit e njeriut dhe të botës me absoluten.
Politeizmi do të duhet të karakterizohet si ateizëm deri në masën që ai e bën të vështirë ose, në një rast ekstrem, të pamundur që akti i fesë së vërtetë të drejtohet kah terreni absolut i botës. (Anasjelltas, politeizmi i antikitetit e persekutoi si ateist monoteizmin e disa filozofëve dhe atë të Krishterimit për shkak se refuzonte perënditë e Shtetit; dhe, sërish Etërit e Kishës u përpoqën të pikasnin një ateizëm të fshehur pas herezive.) Në perspektivën e historisë së ideve, ateizmi si sistem filozofik është shfaqur gjithnjë në momentet e krizës dhe tranzicionit nga një epokë intelektuale, kulturore dhe shoqërore në tjetrën. Kjo për arsye se ai është një fenomen krize, projektimi i një pyetjeje të maskuar si një përgjigje, jo përgjigjja e një epoke që ka arritur siguri të pathyeshme. Në secilin tranzicion drejt një epoke të re të përvojës së njeriut me vetveten duket se kapërcehet një farë përvoje e veçantë e kufizimit të tij; kjo errëson pranimin nga njeriu të karakterit të tij rrënjësisht të fundmë dhe prodhon përshtypjen se nuk ka vend për një realitet vërtet të fundmë dhe absolut. Më tutje, kuptimi i ri i problemeve të parashtruara nga format e përfaqësimit dhe i termave që dikur mendoheshin të përshtatshëm për të shprehur njohjen e Zotit, tani sugjeron se të flasësh për Zotin do të ishte sikur të zbatoheshin koncepte të tilla ndaj një ‘objekti’ jo-ekzistues. Ose, së paku jepet përshtypja se asnjë pohim kuptimplotë nuk mund të bëhet në lidhje me të.
Në thelb njeriu nuk mund të bëjë asnjë pohim ose mohim në lidhje me Qenien e Zotit; sepse, pohimet ose mohimet më kuptimplota, që mund të bëhen, janë ato që Zoti ka bërë për Veten, por edhe ato që ka bërë Profeti për të, duke qenë se ai ishte i dërguari i Zotit. Pikërisht mbi këto dy themele duhet të përvijohet meditimi dhe përsiatja e njeriut për Zotin.
Që ateizmi teorik është i mundur, kjo tregohet nga përvoja ekzistuese në historinë e fesë dhe të filozofisë. Se si duhet interpretuar teologjikisht ky fakt, kjo është një çështje më vete. Madje, dhe nga pikëpamja krejtësisht filozofike, ateizmi është jo thjesht një nga dallimet e shumta të opinionit mes njerëzve lidhur me ekzistencën ose provueshmërinë e ndonjë qenieje të veçantë. Sepse, nëse ateizmi vërtet e kupton vetveten dhe e rrok atë se çfarë nënkuptohet me Zot, ai mohon se e gjithë çështja e të qenit dhe e subjektit personal si të tillë, i cili po e shtron këtë çështje, mund të ngrihet ndonjëherë. Por, një çështje e tillë ngrihet rishmi si kusht pikërisht i mohimit të saj. Rrjedhimisht, ateizmi e ndrydh veten deri në atë masë, saqë ai e kupton natyrën e vet. Megjithatë, ai është i mundur, sepse njeriu është një qenie e cila duke e keqkuptuar natyrën e saj dhe, nëpërmjet gabimit të saj të vërtetë, mund të bjerë në kontradiktë me vetveten, duke rënë kështu në një stad fort problematik për njerëzoren e tij, të cilën duhet ta ruajë nga cenimi gjatë këtij udhëtimi, e jo të rreket të gjejë një kuptim të ri për veten; sepse de facto kjo të çon drejt qëndrimit se njeriu nuk lind, por bëhet.

Nihilizmi, një ateizëm me pahir

Nihilizmi bashkëkohor është shfaqur dhe është përvijuar si një formë religjioni në mbretërinë e qytetërimit. Nihilizmi nuk është mohim i Zotit, por protestë se përse nuk ka Zot, ose – si te Beckett-i – protestë përse nuk ka njeri, përse njeriu s’është i mundur, përse nuk është i realizueshëm në kushtet e ekzistencës? Gjithnjë nëse ai nuk është flakur në këto kushte, por është vendosur dhe çdo gjë e vendosur del që ka një qëllim për të përmbushur; ndërkohë që gjëja e flakur e ka përmbushur/përfunduar qëllimin.
Ndërkaq, ky qëndrim, implikon, jo përfytyrimin shkencor, por atë religjioz të njeriut dhe të botës. Njeriu, sipas shkencës, është i mundshëm dhe i realizueshëm, por këtu dhe tani. Porse, “çdo gjë përfundimtare nuk është njerëzore”. Fjala e njohur e Sartre-t, se “njeriu është synim i kotë”, është religjioze edhe për nga kumbimi edhe për nga kuptimi, sepse ajo shpreh një qëndrim i cili shkaktohet nga shpërfytyrimi i frymës religjioze, e cila përbën një paprani, një hiç kërcënues dhe, si i tillë, ky konstatim trason mundimshëm në një truall religjioz par excellence.
Për materializmin nuk ka synime dhe as kotësi – nuk ka kotësi meqë s’ka synime. Duke e flakur qëllimin si një kuptim më të lartë të fjalës, materializmi u lirua nga rreziku i absurdit dhe i kotësisë. Bota dhe njeriu në të kanë cak praktik, kanë funksion, qoftë ky edhe zoologjik. Përfundimi se njeriu është pasion i kotë, përfshin vetëdijen se njeriu dhe bota s’janë të një rrafshi, sepse njeriu është vendosur në botë, ka ardhur me bujtë e më pas i duhet të vazhdojë udhëtimin.
Me një qëndrim të tillë, të njëjtë radikal ndaj botës, ka zanafilluar çdo religjion. Kotësia e Sartre-t ose absurdi i Camus-ë, manifestojnë kërkimin e qëllimit e të kuptimit, kërkim i cili, ndryshe nga religjioni, përfundon pa sukses. Ky kërkim është religjioz, sepse është flakje e qëllimit tokësor të jetës njerëzore, flakje e funksionit. اdo kërkim i Zotit është religjion. Nga ana tjetër, jo çdo kërkim është zbulim.
Nihilizmi është zhgënjim, jo për shkak të botës dhe të rendit, por sepse në gjithësi nuk ka Zot. اdo gjë është e kotë dhe absurde nëse njeriu vdes përgjithmonë.
Filozofia e absurdit, tekstualisht, nuk bën fjalë për religjionin, por e shpreh në formë eksplicite bindjen se njeriu dhe bota nuk u bënë përmbi kushte të njëjta. Kjo filozofi shpërfaq atë formë ankthi, që në të gjitha etapat, përjashto përfundimin e mbramë, është religjioz.
Njeriu, qoftë për nihilizmin qoftë për religjionin, është i huaj në këtë botë. Për nihilistët është i huaj, sepse është i pashpresë, ndërsa për religjionin sepse bart shpresën e shpëtimit.
Mendimet e Camus-ë mund të merren si mendime të një besimtari të zhgënjyer. Le të citojmë diçka prej reflektimeve të tij në këtë kontekst: “Në një botë në të cilën zhduket sakaq iluzioni dhe dritat, njeriu ndihet si i huaj. Ky është dëbim pa dalje, duke qenë se aty nuk ruhen kujtimet e vatrës së humbur, as shpresat se më në fund do të arrihet në ndonjë tokë të premtuar.” Diku tjetër: “Sikur të isha një dru ndër drurë... kjo jetë do të kishte kuptim ose, më mirë, kjo çështje nuk do të shtrohej, meqë unë do përbëja pjesën e kësaj bote. Do të isha kjo botë, të cilës tani i kundërvihem me gjithë vetëdijen time.” “اdo gjë është e lejuar meqë Zoti nuk ekziston dhe meqë njeriu vdes.”
Arsyetimi i fundit nuk ka të bëjë fare me ateizmin sipërfaqësor dhe të bindur të mendimtarëve racionalistë. Përkundrazi, ky arsyetim është më shumë një kujë e heshtur e një shpirti të drobitur, duke kërkuar Zotin, pa mundur ta gjejë. Kemi të bëjmë me një ateizëm që shkaktohet nga dëshpërimi.
Rreth çështjes së lirisë morale, ekzistencializmi ka të njëjtin qëndrim si religjioni. Simone de Bouvoire shkruan: “Në fillim njeriu s’është asgjë. Ai ka në dorë të bëhet i mirë ose i keq, në varësi të faktit se a e pranon lirinë apo jo. Liria i parashtron në mënyrë absolute qëllimet e veta dhe s’ka asnjë forcë të jashtme, qoftë kjo edhe vdekja, që të jetë në gjendje të shkatërrojë atë që ajo ka themeluar... Nëse loja e panisur s’është e humbur, as e fituar, atëherë është e nevojshme të luftohet e të rrezikohet çast pas çasti.” (L’existentialisme et la Sagesse des Nations )
Edhe dyzimi i qenies që teorizon Sartre (être en soi dhe être por soi ), është një mohim i qartë i materializmit. Vetëm emërtimet janë të reja, ndërsa thelbi është i kryehershëm dhe mund të identifikohet krejt lehtë.
Kur kritikohet qytetërimi, nuk synohet mohimi dhe përjashtimi i tij; edhe sikur të donim, një gjë e tillë është e pamundur. Ajo që duhet bërë dhe mund të bëhet është rrënimi i mitit të tij.
Si përfundim, le të themi se Zoti është kudo, edhe në fjalinë mohuese të ateistit. Problemi është se ne nuk e dimë ku është e ku po shkon njeriu!

ZeriIslam/com
 
Titulli: Paradoksi i ateizmit

Paradoksi i ateizmit

Edison اERAJ, Tiranë


Shkoj me bindjen se ateizmi është një sëmundje metafizike (ose një çrregullim metafizik përbrenda qenies), ilaçin e së cilës, për fatin “e keq” të ateistëve e ka vetëm Zoti.
Njeriu mund ta ndërtojë raportin me Zotin vetëm përmes tri mënyrave: përmes monoteizmit, politeizmit ose ateizmit. Po të marrim politeizmin, mund të themi se ai nuk ka gjasa të shfaqet nëse më parë nuk është monoteizmi.
Me kalimin e kohës një ose disa njerëz kanë devijuar nga ky besim dhe nga ky adhurim duke i bashkëngjitur Zotit zota të tjerë, gjersa është shndërruar i gjithi populli në politeistë. Nuk mund të ketë shumë zota pa qenë së pari Zoti, sepse duhet si model, ose si origjinal, nga i cili rrjedhin të tjerë në formë “kopjeje” ose “kopjimi”. E njëjta gjë vlen edhe për ateizmin, gjë që e prekëm në hyrje. Që të ketë ateizëm ose ateistë, më përpara duhet të jetë Zoti, në mënyrë që të mohohet ose të mos pranohet; dhe, ja ku lindi ateizmi.
Një ndër shkaqet e ateizmit pasiv ose të rënies në harresë të Zotit janë (disa nga) përfaqësuesit e besimit ose besimtarët, që me padijen ose sjelljet e tyre bëhen shkak për të kundërtën e asaj që kanë për mision.



ZeriIslam/com

ky qenka korra e idiotit, shkrim i nivelit te varfer thua se ka folur nje 10 vjecar :)
 
Titulli: Paradoksi i ateizmit

ky qenka korra e idiotit, shkrim i nivelit te varfer thua se ka folur nje 10 vjecar :)

Ty "nuk te lejohet" te komentosh deri sa te mesosh te shkruash mire shqip, se keto jan gabime prej 5 vjecareje, e keshtu si e tille nuk ke si te gjykosh nje 10 vjecar.

Sa per temen me pelqen te them se, e besova zotin sepse asgjeja skish cte me ofronte...
 
Pe: Paradoksi i ateizmit

Pse qekur paska vetem tre menyra per ta njohur Zotin, dmth sipas ketij shkrimi monoteizmi, poleteizmi, dhe ateizmi ??

Ne radhe te pare, nese thuhet qe menyrat per te njohur Zotin jane monoteizmi, poleteizmi dhe ateizmi, i bie qe keto jane menyra shkencore teologjike te prodhuara nga mendja e njeriut ne filozofine e kohes, dhe nuk jane menyra dhe e metoda te natyres se njeriut, sic mund te jete p.sh une Zotin e gjej, e njoh, dhe krijoj rraport me Te edhe nese shikoj nga qielli, edhe nese shiko apo kap nje gjethe, edhe nese ngreh nje gure edhe nese punoj token, e keshtu me radhe sepse Ai eshte ne cdo grimce te botes tone apo jo ? pra, eshte e gabuar te thuhet qe njeriu njeh Zotin duke krijuar rraport me liturgjite fetare te kohes ose me besimet e kohes, sepse, eshte e pamundur qe te argumentohet me shkencat teologjike qe Shiantoizmi, Budizmi, Taoizmi, etj kane ne besimet e tyre fetare konceptin e Monotezimit, sipas modelit kristano-islamo-izraeliano.

Ne radhe te dyte, ateistet besojne ne fizike dhe ne materie, besimi i tyre nuk vjen si nje rebelim ndaj Zotit, besimi i tyre vjen si nje dukuri e pergatitjes etiko-pedagogjike. Nuk mund te thuash qe ateistet nuk jane te vertet, jane kontradiktor, etj, jeta eshte nje tufe e madhe paradoxi, sepse ne fund te fundit ateisti ka patur gauximin te bej nje te vertet te veten te bej cmosin qe te kuptoj nepermjet vetes se cfare eshte besimi. Ne fakt po ta marresh ne nje kendveshtrim epistimologjik te fese edhe ateistet besojne ne Zot ne menyre indirekte sepse duke besuar ne materie, Zoti e krijoj ate dmth materien.

Ne radhe te trete me kete Nihilizmin, sikur i ka rene nga Kina, nje here bie ne kthetrat e ekzistencializmit, nje here te revolucionit femnore, nje here te supernjeriut alla Nice dmth nuk e gjeti dhe nuk e argumentoj dot pse ateizmi mund te jete ose eshte besim ne Zot.....Kur thote qe nihilizmi eshte religion kjo eshte shaka e hidhur nejse ....
 
Pe: Paradoksi i ateizmit

Sa më shumë po lexoj, aq më shumë po bindem se shqipja
është gjuhë e vështirë!
 
Titulli: Paradoksi i ateizmit

Ky shkrimi e ka vendin tek nenforumi i muslymeve , se asnje ateist nuk ka nivel kaq te ulet diskutimi per te replikur .
Humba nja dy minuta kohe duke lexuar nje paragraf . Sa keq !
Te jesh ateist do te thot ne rradh te pare te jesh i pavarur nga asnje idologji , dogme , supozim apo ide .
 
Pe: Titulli: Paradoksi i ateizmit

Ky shkrimi e ka vendin tek nenforumi i muslymeve , se asnje ateist nuk ka nivel kaq te ulet diskutimi per te replikur .
Humba nja dy minuta kohe duke lexuar nje paragraf . Sa keq !
Te jesh ateist do te thot ne rradh te pare te jesh i pavarur nga asnje idologji , dogme , supozim apo ide .


Gjithëçka është bilaterale: kur Lauri sjell tema të ulëta
për Islamin, ku i fut ato? Edhe muslimanët nuk kanë
aq nivel të ulët të diskutimit, por horrat e pa fe që kanë
dalë jashta binarëve bëjnë gjithëçka për t'i komprimituarë
të tjerët...

Unë mund të them se ty t'u ka bërë truri hajran,
e s'ka faj postimi!
 
Titulli: Pe: Titulli: Paradoksi i ateizmit

Sikur nuk ka lezet ky postimi siper , por nejse , liria e fjales eshte gje e madhe .
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top