Arfenilla
Themelues i Forumit
-
- Anëtarësuar më
- Jun 29, 2010
-
- Mesazhe
- 31,907
-
- Reagimet e mara
- 13,851
Papa Françesku raportohet se ka refuzuar nominimin e shokut të ngushtë të presidentit francez si ambasador i ri i Francës në Vatikan sepse ai është gej.
Refuzimi ka vënë në dyshim reputacionin e mirë të papës si njeri me pikëpamje më liberale ndaj homoseksualizmit.
Laurent Stefanini, 54-vjeçar, një diplomat i njohur dhe shef i protokollit të presidentit Hollande, ishte nominuar në muajin janar, por Vatikani fshehurazi ka refuzuar emërimin e tij si ambasador, kanë thënë zyrtarët francezë.
Koha e zakonshme për pranimin e një ambasadori në Vatikan është një muaj e gjysmë, por Papa me heshtjen e tij ka refuzuar Stefaninin.
Zyrtarët në Elysee kanë thënë se zgjedhja e Stefaninit për të përfaqësuar Francën në Vatikan ishte si rezultat i “dëshirës së presidentit dhe kabinetit të tij dhe se presidenti e konsideron atë si “njërin nga diplomatët tanë më të mirë”.
Mediat në Francë kanë raportuar se refuzimi i Sefaninit nga Vatikani ka ardhur pasi ai është homoseksual.b koha