Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Paniku rikthehet sërish/ Raportohet për raste të reja me “Sindromën e Havanës”

Paniku rikthehet sërish/ Raportohet për raste të reja me “Sindromën e Havanës”​

1642159703124.png
Katër diplomatë tjerë amerikanë që punojnë në Gjenevë dhe Paris janë sëmurë me sëmundjen neurologjike të njohur si “Sindroma e Havanës”, kanë raportuar mediat amerikane.


Tre diplomatë janë sëmurë në qytetin zviceran, dhe një tjetër në kryeqytetin francez verën e kaluar.

Rreth 200 persona janë prekur nga kjo sëmundje në pesë vjet.


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Qeveria amerikane është duke punuar për të gjetur thelbin e këtij misteri.

Ka shqetësime se ndonjë kundërshtar mund të ketë shënjestruar diplomatët me mikrovalë.

Blinken ka thënë se çështja është diskutuar me Rusinë, mirëpo nuk është arritur te ndonjë përfundim.


Sindroma e Havanës është identifikuar fillimisht në Kubë, më 2016, dhe ka prekur diplomatë amerikanë, spiunë dhe pjesëtarë të familjeve, si dhe një numër të stafit diplomatik kanadez, të angazhuar në Kubë.

Disa persona që kanë përjetuar Sindromën, janë përballur me marramendje dhe lodhje për muaj të tërë.


Në mesin e rasteve të fundit përfshihet një person, i cili është evakuuar nga Zvicra në Shtetet e Bashkuara për t’u trajtuar, kanë raportuar mediat.

Blinken ka thënë për mediat amerikane se ai ka biseduar me punëtorë që kanë përshkruar sëmundjen e tyre dhe se si u ka ndërruar jeta.

Ai ka thënë se njerëzit janë “prekur drejtpërdrejt dhe fuqishëm”.

“Deri më tani ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, dhe nuk e dimë saktësisht se kush është përgjegjës”, ka thënë ai.


“Ne jemi duke punuar vazhdimisht për të kuptuar çfarë ka ndodhur, kush është përgjegjës”, ka thënë ai.

Rusia, Kina dhe vetë Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se kanë bërë hulumtime rreth mikrovalëve për qëllime ushtarake, mirëpo Moska ka hedhur poshtë akuzat se ka përdorur “armë me mikrovalë” kundër misioneve amerikane./rel
b.g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back