Paniku dhe sëmundjet e zemrës. Metodë e re operimi

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Paniku dhe sëmundjet e zemrës. Metodë e re operimi

Astrit Lulushi

Paniku dhe sëmundjet e zemrës

اdo njeri pushtohet nga ankthi, si në rastet kur është vonë për punë, shkollë ose për një takim të rëndësishëm. Por kur ky ankth është i vazhdueshëm a pa arsye, ai quhet çrregullim apo sulm paniku. Në raste të tilla njerëzit dallohen për pesimizëm. Në çdo gjë ata parashohin fatkeqësi dhe gjithmonë shprehin shqetësim të tepruar, madje edhe pse janë të vetëdijshëm se shqetësimi i tyre është pajustifikueshëm.

Shkencëtarët thonë se njerëzit që përjetojnë sulme të shpeshta paniku, shtojnë rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të zemrës. Ata mendojnë se ky rrezik vjen nga ngurtësimi i artereve si pasojë e shtimit tej mase të veprimtarisë së sistemit nervor.

Statistikat tregonë se rreth 5 përqind e amerikanëve provojnë sulme paniku gjatë një periudhe të jetës së tyre dhe rreth 3 përqind i përjetojnë ato çdo vit. Gjithashtu është vënë re se shumë prej atyre që preken nga sulmet të vazhdueshme të ndjenjave të panikut, vuajnë nga sëmundje në zemër.

Kohët e fundit shkencëtarët pranë Kolegjit Universitar të Londrës studiuan lidhjen midis panikut dhe problemeve në zemër dhe arritën në përfundimin se paniku mund të jetë shkaktar i shtimit të goditjeve në zemër. Ata morrën në shqyrtim 57 mijë vetë që vuanin nga paniku që do të thotë se kishin provuar ankth të pakontrolluar për më shumë se 6 muaj. Në grupin tjetër ata përfshinë persona pa simptoma paniku. Shkencëtarët vunë re se personat e diagnostikuar me panik kishin 38 përqind gjasa për të pësuar një goditje në zemër dhe 44 përqind më shumë gjasa për t’u prekur nga ndonjë sëmundje në zemër. Shkencëtarët spekullojnë se kjo ndoshta vjen si pasojë e ngurtësimit të artereve tek personat me panik ku sistemi nervor detyrohet të veprojë në mënyrë tepër të sforcuar. Ata i botuan rezultatet e studimit të tyre në revistën evropiane mbi sëmundjet e zemrës.

Por gjatë studimit shkencëtarët zbuluan një paradoks; personat që vuanin nga paniku, megjithëse mund të prekeshin nga sëmundje të zemrës, ata kishin 25 përqind më pak gjasa për të vdekur nga sëmundje të tilla. Ekspertët thonë se shpjegimi i mundshëm është se pacientët që vuajnë nga paniku shkojnë rregullisht tek mjeku për të kontrolluar gjendjen e tyre, dhe kjo bën që rastësisht të dallohen edhe problemet në zemër e pastaj të diagnostikohen e trajtohen që në fazë më të herëshme, ndryshe nga personat e zakonshëm të cilët shkojnë tek mjeku një herë në 6 muaj a një vit, ose vetëm kur sëmëndja ka përparuar.


Metodë e re operimi në shtyllën kurrizore

Shumë njerëz provojnë dhimbje në shtyllën kurrizore, të cilat shkaktohen nga traumat, mosha e thyer a sforcimet fizike. Këto krijojnë dhimbje si pasojë e shtypjes a presionit në fijet nervore. Për lehtësimin e dhimbjeve shpesh përdoren barna a masazhe dhe kur këto nuk japin rezultat, përdoret operimi gjatë të cilit mjekët ndërrojnë diskun a ruazën e dëmtuar.

Një grup mjekësh në qëndrën mjekësore të universitetit Duke në Karolinën e veriut thotë se tani po u ofron pacientëve me dhimbje në shtyllën kurrizore një metodë të re kirugjike, që është një hapje shumë e vogël, pa prekur aspak fijet muskujve dhe ato nervore.

Mjekët thonë se pas një operimi të tillë pacienti e merr veten shumë shpejt. Gjatë këtij lloj operacioni, mjekët kryejnë rreth 200 radiografi të pacientit, thuajse sa herë që bisturia prej trupin. Kjo bëhet për të siguruar që kirurgu po operon në vendin e dëmtuar të shtyllës kurrizore për të hequr qendrën e një disku të dëmtuar të ruazës. Duke bërë një të çarë të vogël në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore, kirurgët zëvendësojnë pjesën e diskut me kockë të zhvilluar në laborator, pastaj vendosin vidën për ta lidhur me diskun tjetër. Operacioni me këtë metodë të re zgjat jo më shumë se një orëm ose sa 1 e treta e kohës që nevojitet me mënyrën e deritanishme të operimit kur pacienti qëndron në spital për disa ditë. Rreth 3 orë pas operimit me metodën e re kirurgjike, kjo paciente hedh hapin e parë dhe pas 6 orësh është gati për të shkuar në shtëpi.
 
Back
Top