braziljania
Anëtar i Nderuar
ITALI – Një emigrant shqiptar me qëndrim të rregullt në Itali ka sajuar dje një mënyrë proteste, e cila ka ngjallur panik në provincën e Saloros në Milano. Me një bombol gazi të cilës i kishte hapur rubinetin dhe po i afronte një mjet ndezës, në mes të natës, 31-vjeçari shqiptar ka dalë në ballkonin e apartamentit dhe ka kërcënuar se do të hidhte gjithçka në erë nëse nuk gjente një punë. Sipas hetimeve të para të policisë, mësohet se protagonisti i ngjarjes që shkaktoi panik në provincën e Milanos, është një emigrant 31 vjeç nga Shqipëria me qëndrim të rregullt në Itali, emri i të cilit nuk është bërë publik. Hetuesit thanë se shkak për veprimet e tij mund të jetë bërë humbja e punës nga shqiptari për disa muaj, qiraja e apartamentin e papaguar për muaj të tërë dhe mungesa e kursimeve dhe mundësive financiare për të ushqyer familjen e tij. Policia ka marrë lajmërim për ngjarjen dhe menjëherë është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes ku shqiptari kishte organizuar protestën e tij në kërkim të një pune, duke alarmuar 12 familjet që banojnë në ndërtesën e rrezikuar nga shpërthimi. Pas gjysmë orë tratativa me policinë, ushtrinë e zjarrfikësit, shqiptari ka hequr dorë. Atij iu premtua një vend pune, por është denoncuar për prishje të qetësisë publike.
Gazeta Panorama*-*GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online
Gazeta Panorama*-*GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online