Panik në Itali, shqiptari: Dua punë ose hedh pallatin në erë

braziljania

Anëtar i Nderuar
ITALI – Një emigrant shqiptar me qëndrim të rregullt në Itali ka sajuar dje një mënyrë proteste, e cila ka ngjallur panik në provincën e Saloros në Milano. Me një bombol gazi të cilës i kishte hapur rubinetin dhe po i afronte një mjet ndezës, në mes të natës, 31-vjeçari shqiptar ka dalë në ballkonin e apartamentit dhe ka kërcënuar se do të hidhte gjithçka në erë nëse nuk gjente një punë. Sipas hetimeve të para të policisë, mësohet se protagonisti i ngjarjes që shkaktoi panik në provincën e Milanos, është një emigrant 31 vjeç nga Shqipëria me qëndrim të rregullt në Itali, emri i të cilit nuk është bërë publik. Hetuesit thanë se shkak për veprimet e tij mund të jetë bërë humbja e punës nga shqiptari për disa muaj, qiraja e apartamentin e papaguar për muaj të tërë dhe mungesa e kursimeve dhe mundësive financiare për të ushqyer familjen e tij. Policia ka marrë lajmërim për ngjarjen dhe menjëherë është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes ku shqiptari kishte organizuar protestën e tij në kërkim të një pune, duke alarmuar 12 familjet që banojnë në ndërtesën e rrezikuar nga shpërthimi. Pas gjysmë orë tratativa me policinë, ushtrinë e zjarrfikësit, shqiptari ka hequr dorë. Atij iu premtua një vend pune, por është denoncuar për prishje të qetësisë publike.
Gazeta Panorama*-*GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online
 
Hallall!

Se na merziten keta plehrat! Ngelen duke i lene njerezit pa pune!

Ne kete rast e mbeshtes plotesisht personin ne fjale, se tek e fundit pune po kerkon! As po vjedh as po vret, po kafshet nuk degjojne!
 
i the komplet fjalet e babit tim moj..sapo i tregova :D
 
i the komplet fjalet e babit tim moj..sapo i tregova :D
Jam kundra dhunes ne pergjithesi, por ne kete rast ja mbeshtes e ja shtyj veprimin personit!
Ketu kane filluar rrymat xenofobe ne mase dhe c'do gje e keqe qe ndodh identifikohet me emrin SHQIPTAR!
Vrasin rumenet, faji i vete shqipeve; vjedhin marokenet, faji i vete shqiptareve: po zatene se as gjeografi nuk dine injorantet!
 
Eh po nuk ju pelqen keshtu ketyre e duan me te ngjeshur debilet

Bravo per kurajon qe tregoi
 
kta italiont spo mujn me gjet pun per veti e le mo kta t'hujt:(...gjynah i shkreti ky njeri, m'vjen keq shum..
 
Po mire mo mire ,por nuk eshte kjo rruga e kerkimit te punes. Ishalla nuk perfundon ne burg thuaj.
 
mire beri....sa te jemi te shkuar nje lloj dhe te vlersuar nga te huajt...:(
 
kta italiont spo mujn me gjet pun per veti e le mo kta t'hujt:(...gjynah i shkreti ky njeri, m'vjen keq shum..

Italianet nuk gjejne pune per mend e kokes se pune ka me gjyma per ata!
Ata i duan punet ne orarin qe i do qejfi atyre, si te duan ata...Nuk e shtrojne kurrizin si shqipet!

Ne ndonjehere (si ne kete rast) jemi preh e racizmit!

Imagjino ne c'gjendje te ngushte ishte personi ne fjale se nuk gjen pune:(
 
ka qen e vertet kjo gjo ma heret, n'disa raste osht halo e vertet, por me te vertet ka shum kriz momentalisht, kta shohin njerz qe arrin nga ku me dit kah e ja marrin punen ktyne...un si kosovare bohna shum nervoz nqs ni anglez ose gjermon vjen n'Kosove e vjedh punen bashkatdhetarve t'mij poi qe puna (dinjitoze) osht e drejt e qdo njeriut nuk diskutohet dhe qe nganjeher t'hujt ktu n'Itali (sikur n'shum shtete tjera) jon preh e racizmit as kjo nuk diskutohet..
 
mire mi mire, normale...po ne kete rast po diskutohej buka e gojes, se kush po ja le shqipeve te shkrete punen dinjitoze:)
keta edhe per pastrues halesh nuk te fusin po te besh kerkese ne komune!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top