Cdo vizitor nese planifikon nje pushim ne Panama, gjeja e pare qe duhet te beje eshte te shetise. Edhe nese interesoheni per historine e pasur dhe kulturen e vendit apo aventurat ujore qe perfshijne peshkimin ne thellesine e detit, pyjet me kafshe te egra, ture ekologjike dhe udhetimet pergjate lumenjve Chiriqu. Panama ofron cdo lloj pervoje qe keni nevoje per pushime.
Vendi krenohet me plazhe te mrekullueshme qe konsiderohen nga me turistiket dhe qe ofrojne qetesi dhe relaks, qendra e medha tregtare, hotele dhe butike luksoze, muzeume dhe galeri arti dhe tre parqe kombetare.
Kanali i Panamas eshte hapur qe ne 1914-en, eshte pjesa me e famshme e vendit, qe terheq vemendjen e cdo vizitori, sepse eshte dhe rruge kyce transporti mes Atlantikut dhe Oqeanit Paqesor. Provoni eksperiencen e valeve te ujerave kristal te Karaibeve dhe zbuloni Panaman. Mos harroni te shkoni per hiking ne turet ne pyjet tropikale te udhehequr nga guidat dhe aventurat e tjera ne natyre.
Mund te gjeni me shume se 500 lumenj brenda dhe perreth Panamas dhe shumica prej tyre jane te palundrueshme. Chagres eshte lumi me i gjate qe rrjedh ne Karaibe. Nese adhuroni plazhin duhet te vizitoni ishujt e Panamas ku do te gjeni mbi 1000 plazhe ne anen e Paqesorit dhe me shume se 500 ne anen e Karaibeve
Comarca Kuna Yala eshte deri tani plazhi me mahnites ne Panama, qe ofron fotografi prej kartoline, plazhe me rere te bardhe dhe rrethohet nga palmat.
Panama gjithmone ofron dicka speciale per cdolloj vizitori. Ka shume brigje per te bere surf pergjate paqesorit duke perfshire Santa Catalinen dhe Bocas, qe ofrojne mundesi te mrekullueshme per surf ne ujerat blu te thelle.
Zhytuni ne ishujt Coiba dhe do te shihni peshkaqenet dhe delfine. Atraksionet me te mira te Panamas perfshijne Amador Causeway, Mi pueblito, Panama Viejo dhe Ura e Amerikaneve. Peisazh befasues dh infrastrukture moderne, jane disa nga ato qe ofron Panama, e cila ka fituar reputacionin si destinacioni me spektakolar i Amerikes Latine
infoal