Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pamja e këmbëve tregon se çka duhet veshur

Eksperti britanik për modë, Tom Sho, thotë se gratë gjithmonë duhet të vishen në pajtim me pamjen e këmbëve të tyre, me ç’rast ai jep edhe disa këshilla të dobishme në këtë drejtim.

Në rast se keni këmbë të shkurtra dhe të plota
Sa për fillim, përkujdesuni që pjesa e epërme e rrobave të mos jetë me gjatësi deri te shalët. Kjo do t’ju bëjë vetëm sa më të shkurtër dhe më të trashë. Kurrë mos vishni pantallona të gjerë, e nëse megjithatë i bartni, gjithmonë vendosni për ngjyra më të errëta. Natyrisht, nuk duhet të vishni as rroba me vija horizontale. Fundet dhe pantallonat ‘tre çerek’ në rastin tuaj, duhet të jenë mu nën gjunjë.
Mos i harroni takat e larta. Nëse nuk dini të ecni mbi taka të larta dhe nëse ato nuk u janë të përshtatshme, atëherë mund të bartni taka të mesme, apo këpucë me platformë, e kurrsesi këpucë të rrafshëta.


Nëse keni këmbë të shkurtra e të holla
Rregullat e veshjes janë të njëjta me ato që vlejnë për këmbë të shkurtra e të trasha. Evitoni larat e mëdha në rroba, meqë ato do të bëjnë që këmbët tuaja të duken edhe më të holla.
Më mirë është që të përcaktoheni për dizajnë më të vegjël, ku mund të bartni edhe rroba të çelëta.
Pantallonat ‘tre çerekë’ ju rrinë për mrekulli, por kini kujdes që të mos jenë më të gjatë se mesi i ashtit të pjesës së poshtme të këmbës.

Nëse keni këmbë të gjata dhe të plota
Mos bartni pantallona ‘tre çerekë’, meqë në atë rast këmbët tuaja do të duken edhe më të gjera. ‘Helankat’ janë të ndaluara në rastin tuaj, sikur edhe xhinset e ngushta.
Këpucët me majë të hapur ju bën që të dukeni më e hollë.
Nëse bartni taka të larta, kini kujdes që të mos jenë tepër të holla për peshën tuaj.
Në pjesën e poshtme të trupit bartni rroba të errëta. Mund ta shtoni ndonjë detaj, p.sh. ndonjë stoli në xhepin e pasmë, por ajo nuk duhet të jetë tepër e madhe.
Kur bëhet fjalë për fundet, ato në formë zileje me larë të madhe ende janë në modë, prandaj përdorni lirisht.

Nëse keni këmbë të gjata e të holla
Duhet t’ju themi se ua kemi lakmi. Lirisht vishni rrobat që ua do qejfi dhe përdorni këpucë me taka të larta.
I vetmi stil që u preferojmë ta evitoni, janë pantallonat e gjerë. Fundi si zile ndoshta do të ndikojë që këmbët tuaja të duken edhe më të holla, por fundi seksi, që përcjell vijat e trupit, me siguri se do t’ju rrijë për mrekulli.


kosovasot*
 
Qenka nje rrote mulliri ky tipi qe e mban veten dhe per eksperte qe se ka shokun :P
Vishni taka, thote ky rrota :D
I thyen kembet cupat e tiranes ne keto troture me gure e rruge me balte, se degjojne ca mendje si ky i eksperti i pamend
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back