Pas thashethemeve disamuajshe, Palm ka vendosur që edhe zyrtarisht të paraqes telefonin e radhës të mençur të bazuar në platformën e tyre webOS, nën emrin Palm Pixi.
Sikur edhe tek paraardhësi i tij Pre, Palm as tek kjo pajisje nuk ka hequr dorë nga tastiera e plotë fizike QWERTY. Trupi i pajisjes ka formë pllake, derisa brenda tij do të gjenden 8 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, fotoaparat me rezolucion prej dy 2 megapikselash, ekran me diagonale prej 2.63 inçësh me rezolucion 320 x 400 piksela, mirëpo fatkeqësisht nuk ka mbështetje edhe për WiFi.
Mu sikur edhe tek modeli Pre, edhe Pixi do të ketë sistemin operativ webOS i cili në prezantimin e parë na ka lënë përshtypje të mëdha për mundësitë që ofron, mirëpo përgjigjja e programuesve zhvillimor dhe numri i vogël i aplikacioneve për pajisjen bukur shumë e kanë ulur entuziazmin tonë krahasuar me platformat tjera siç janë Android e iPhone.
اmimi i pajisjes sigurisht do të jetë më i ulët krahasuar me modelin Pre, i cili kohë më parë është liruar në 150 dollarë.
*telegrafi*