Pakt në Fier, pas tensionit për tri kutitë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Palet negociuan mbreme per zgjidhjen e situates se tensionuar ne Fier. Ne oret e mengjesit eshte arritur ne mareveshjen, sipas te ciles kutite e fundit te mbetura pa numeruar, do te transportohen gjate dites ne Tirane per tu numeruar ne KQZ. Transportimi do te behet nen monitorimin e komisionereve te Qendres se Numerimit te Fierit. Situata ishte tensionuar dje ne mbremje ne Fier si pasojë e grumbullimit të militantëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike para vendnumerimit te kutive te fundit. U hodh poshte pak caste me pare, informacioni i publikuar nga TV-te e Tiranes, se kreu i PS-se Edi Rama ishte nisur drejt Fierit. Brenda vendnumerimit komisioneret e PD-se kane mbetur brenda vendnumerimit i cili eshte rrethuar nga nje mase e madhenjerezish. Mosmarrëveshjet mes forçave politike janë bërë shkak për bllokimin e numërimit dhe një vendim të mëpasëm për ti dërguar kutitë e fundit të mbetura në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. PS dhe zyrtarët e kandidatët e saj në Fier duket se nuk kanë qenë dakord, ndërsa militantët e kësaj forçe politike kanë bllokuar makinën e KQZ-së që shkoi për të transportuar kutitë në Tiranë. Grumbullimi i madh i njerëzve dhe “mbajtja peng” e materialeve zgjedhore ka tensionuar situatën ku është e pranishme edhe policia. PS akuzon kandidatët e PD-së se po bllokojnë gjithçka politikisht. Të djathtët ndërkohë pretendojnë se PS pa argument po bllokojnë numërimin e votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që është instituçioni qendror vendimarrës lidhur me zgjedhjet.
 
E rendesishme eshte qe eshte arritur nje pakt mes tyre ,nuk eshte mire kur ne TV shikon skena te tilla .
Si Berisha si Rama duhet te jene te kujdesshem ne situata te tilla sepse mjafton nje nxitje e njeres pale dhe krijohet situata e 97.
Jemi lodhur nga keto situata....ato thjesht krijojne imazhin e keq ne syte e nderkombetareve dhe nuk sjellin ndonje zgjidhje .
Vet populli nuk duhet te jete kaq militante , ne fund te fundit asnje nga lideret partiak qofte Rama qofte Berisha apo Meta etj nuk hidhen kaq shume per ne !
 
dhe ata mbreme ne fier qe protestuan te fryre nga partia ishin.....(nga g.ruci)
por te pakten qenka arritur "pakti"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top