Pak gjumë gjatë ditës forcon kujtesën

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Dremitja mund të bëjë mrekullira. Mjaftojnë 12 minuta, ose maksimumi një orë e gjysmë pas mesdite për të ndihmuar në forcimin e kujtesës. Ndërkohë që mungesa e gjumit mund të bëjë të kundërtën.
Në këtë përfundim ka arritur një studim amerikan i realizuar nga neuroshkencëtari William Fishbein i universitetit 'City university' në New York që ka studiuar efektet në disa studentë të gjuhës angleze.
Të rinjve para se të merrnin një sy gjumë, iu mësuan fjalë në gjuhën kineze, një gjuhë për të cilën nuk dinin absolutisht asgjë: pas kësaj ata u detyruan të bëjnë një gjumë gati 90 minuta, ndërkohë që gjysma tjetër e vullnetarëve në këtë test, nuk u lejuan të flinin.
Të njëjtën pasdite, shkencëtarët i bënë një test të gjithë studentëve lidhur me fjalët kinezce. Ndryshimi mes tyre ishte i dukshëm.
Të rinjtë që dilnin nga gjumi treguan aftësi shumë të mira të mbajtjes medn të fjalëve të reja, të mësuara që më parë, shumë më mirë se ata që kishin ndenjur zgjuar.
“Praktikisht kush kishte bërë një dremitje të lehtë ka kuptuar menjëherë sensin e testit, ndërkohë që për të tjerët memorja nuk përgjigjej”- thanë shkencëtarët.
Sipas studimit ajo që ndikon në forcimin e kujtesës është ajo pjesë e gjumit e quajtur ‘ad onda lenta’, që arrihet me shpejtësi sapo mbyll sytë. Shekulli
 
Sapo fjeta nja 30 minuta.
Por kujtesen s"eshte se kam te mire shume :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top