Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pajisje e re për transportimin e zemrës për transplantim

Pajisje e re për transportimin e zemrës për transplantim

242AE9F1-B449-4A8B-93E3-5BD34CBD0242_w987_r1_s.jpg


Operacionet e transplantimit të zemrës janë përsosur vitet e fundit dhe tashmë ato janë bërë procedura të zakonshme. Por megjithatë numri i donatorëve të këtij organi mbetet i vogël në Shtetet e Bashkuara dhe shumë pacientë vdesin duke pritur. Numri i vogël i donatorëve nuk është i vetmi problem.

Shumë organe të dhuruara nuk mbërrijnë në dhomën e operimit për shkak të kushteve të papërshtatshme për transport. Tashmë shkencëtarët në Siatëll po testojnë një pajisje të re, që ruan rrahjet e zemrës dhe shmang dëmtimin e saj gjatë transportit.

اdo vit, në Shtetet e Bashkuara, lista e pacientëve që kanë nevojë për transplantim të zemrës shtohet me rreth 4 mijë pacientë të rinj, por ndërhyrje kirurgjikale kryhen vetëm për rreth 2500 prej tyre.

“Për shkak të kësaj mungese, ne ende kemi rreth 17 për qind të pacientëve që janë në listë për transplantim të zemrës, të cilët vdesin duke pritur.”

Përveç mungesës së donatorëve, disa organe të dhuruara nuk arrijnë në dhomën e operimit në kushte të përshtatshme për transplantim. Ato zakonisht transportohen në një kuti akulli dhe mund të bëjnë udhëtime shkurtra. Tashmë një kuti e re është pajisur me një njësi që ruan rrahjet e zemrës gjatë transportit.

I vetmi moment kur zemra pushon së rrahuri është ai disa minuta para vendosjes në trupin e pacientit.

“Pra, prania e një pompe për ruajtjen e funksionit të zemrës gjatë transportimit na ndihmon që ta përshtasim më mirë zemrën me pacientin që ka nevojë për të, në mënyrë që më shumë zemra të dhuruara të mund të përdoren për pacientët në nevojë.”

Pajisja është testuar në fluturime që zgjasin deri në njëmbëdhjetë orë. Në këtë udhëtim për në Siatëll, zemra monitorohet nga afër për t’u siguruar që të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme për transplantim. Prodhimi i kësaj pajisje është pritur me padurim.

“Unë mendoj se është një mundësi e madhe për të përmirësuar teknologjinë e ruajtjes së zemrës dhe organeve të tjera dhe në të ardhmen pacientët në nevojë për zëvendësim organesh do të përfitojnë nga kjo,” thotë presidenti i organizatës “Lifecenter Northwest”, Kevin O’Connor.


Por mjekët janë shumë të qartë gjithashtu se teknologjia e re nuk do të mbyllë hendekun mes numrit në disponueshëm të zemrave të dhuruara dhe kërkesës për to, prandaj ata bëjnë thirrje për rritjen e numrit të njerëzve të regjistruar si dhurues organesh.

g.shqip
 
Titulli: Pajisje e re për transportimin e zemrës për transplantim

Nje familjar i afert i imi ka ber transplantimin e zemres qe 5 vite..dhe ndihet shum shum mir fal Allahut....pika kryesore eshte.. te mos ket semundje tjera pacienti dhe te mos kete konsumu alkohol ,duhan dhe drog.Uroj te kemi sa me pak raste tilla ,por edhe nese ndodhe, mos te friksohet se nuk ishe fundi botes si ne se e kemi mendu..pa ta shkru ai lart, nuk vdes robi:teleskop:
 
Titulli: Pajisje e re për transportimin e zemrës për transplantim

Po kur eshte e plasaritur ka ndonje mjekim ? :D

S'vuajm per kutia :p
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back