Pajisja që e kthen ujin në verë

LeVoyageur

Once upon a time...
Shndërrimi i ujit në verë, nuk është më një ekskluzivitet i Jezusit, por vjen nga një shishe e veçantë, e cila në sajë të një mekanizmi të brendshëm arrin që të kthejë ujin në verë. Kjo shpikje e jashtëzakonshme quhet Miracle Machine dhe çdo shishe e tillë do të kushtojë 499 dollarë. Por funksionimi i saj është shumë i thjeshtë, pasi uji përziehet me disa përbërës specialë të cilët e shndërrojnë ujin në verë. Mundësitë për të zgjedhur “zarfa” me aroma të ndryshme, bënë që të zgjidhet edhe shija e dëshiruar e verës. Kompania amerikane që i prodhon këto shishe është California Customwine, e cila garanton se prodhimi i një litër vere në këtë mënyrë, nëpërmjet Miracle Machine, leverdis disa herë më shumë se sa të blihet. Kjo procedurë ka ende një sekret për të qenë e plotë, pasi duhen tre ditë pas hedhjes së ujit dhe esencave përkatëse, për ta shijuar verën. Aktualisht kjo shishe prodhon 6 lloje verërash, por brenda pak kohësh krijuesit e saj garantojnë se do të shtohen edhe 10 të tjera.


noa.al
 
Back
Top