Pagjumësia ndikon në mendjen tonë

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Pagjumësia ndikon në mendjen tonë

Hypersomnia.jpg


Të gjithë e dimë se mungesa e gjumit ndikon në mendjen tonë dhe ndikon që të jemi të pavëmendshëm. Arsyeja është në ngecjen e aktivitetit në neurone të caktuara, të cilat ndikojnë në funksionin e trurit, thonë shkencëtarët. Pothuajse 50 për qind e popullsisë fle më pak se shtatë orë në ditë, andaj mungesa e gjumit gjatë dekadave është shndërruar në problem shoqëror dhe kjo shumë më seriozisht se sa që është menduar. Pagjumësia sjell deri te sëmundjet e rënda kronike, duke filluar nga sëmundjet e zemrës e deri te kanceri. Sikur edhe qelizat tjera në organizëm, as neuronet nuk mund të jetë vazhdimisht aktiv dhe iu nevojitet një kohë që të ripërtërijnë energjinë. Për shembull, të menduarit shpenzon rreth 20 për qind të energjisë trupore, kështu që aktiviteti i neuroneve ndryshon varësisht nga ajo nëse jemi të zgjuar ose në gjumë. Kur jemi të zgjuar shumica e neuroneve janë aktive dhe përçojnë sinjalin elektrik, derisa kur jemi në gjumë nuk ka aktivitet. Niveli i këtyre aktiviteteve është i mundshëm të matet me elektroencefalograf (EEG). Edhe pse mendohet se të fjeturit është proces global, i cili përfshin trurin në tërësi, disa konsiderojnë se ai në fakt përfshin vetëm disa zona të trurit. Disa kafshë, sikurse janë delfinët dhe zogjtë, kanë mundësi që gjysmën e trurit ta mbajnë në gjendje të gjumit, derisa gjysma tjetër është e zgjuar. Studimi më i ri tregon se një fenomen i ngjashëm ndodh kur organizmit i mungon gjumi. Hulumtuesit kanë përcjellë kafshët, të cilat kanë qëndruar të zgjuara për një periudhë të gjatë dhe kanë konkluduar se neuronet në pjesë të caktuara në momente ndalojnë së punuari. Sa më i gjatë të jetë periudha e pagjumësisë, aq më shpesh ndodh i ashtuquajturi “mikrogjumi”, i cili pamundëson kryerjen normal të detyrave. Truri ka nevojë për energji, në mënyrë që të punojnë si duhet. Duke marrë parasysh të gjitha funksionet tona psikologjike, nuk është e çuditshme pse njeriu një të tretën e jetës e kalon duke fjetur. Në kohën e sotme të hiper-aktivitetit, gjumi konsiderohet dobësi. Megjithatë, është e rëndësishme që të përkujtojmë se fjetja është nevojë biologjike, e cila është bazë e trupit dhe trurit të shëndoshë. Kualiteti i jetës varet nga kualiteti i gjumit.

/GazetaShqip/
 
Pe: Pagjumësia ndikon në mendjen tonë

Nuk eshte ndonje studim qe sjell dicka qe se dim , e kemi provuar qe kur jemi ne gjendje pagjumesie .....perqendrimi eshte ne nivel shume te ulet .Kemi munges te theksuar perqendrimi dhe gjykimi .
Gjumi eshte ilac per trurin dhe nevoje biologjike ,eshte njesoj si stomaku qe kerkon ushqim ,ashtu dhe truri ka nevoje per disa doza gjume :)
 
Pe: Pagjumësia ndikon në mendjen tonë

o cpo m vjen gjume.. :)
 
Pe: Pagjumësia ndikon në mendjen tonë

Pagjumesia, nje nga faktoret e para qe ndikojne ne shfaqjen e migrenes ( dhimbjes kokes).
Gjumi eshte i rendesishem per rigjenerimin e qelizave ( e te gjithe organizmit ne kete menyre).
Keshtu qe mos ja mohoni vetes 7-8 h gjume pernate:)
 
Pe: Pagjumësia ndikon në mendjen tonë

mos me e prish gjumin.......ma bejne fiksim ca qe thone fle vetem 4 ore ne dite :(
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top