PA TITULL

Qeshe me mua,
u tallje sa me nuk ka.
U bera un klouni yt i preferuar,
vemendja jote te isha per pak çaste.

Emra plot te thura,
por prap nuk ishin mjaftueshem.
Vogelushja, çapkenia ime ti ishe,
por me kot kur keto degjohen nga nje vesh i shurdhur

Shkula zemren e ta dhash ne duar,
e flake tutje sikur vler nuk kishte.
E ç’vlere ka nje njeri pa zemer
Kur më nuk arrin te dashuroje?!

I vura flaken shpirtit,
ty te te ngroh...
e prap nuk te beri pershtypje.

Nje shpirt qe sngroh me as veten,
porsi plaga qe nuk sherohet kurre.

Vrava veten e idealet,
si i verberi per pak drite...

I’u hodhe tjetrit pa menduar
se ai nuk ish un,
tani më me kupton,
por aty nuk jam me.

Sa do te doja njeher te fundit,
perseri te riktheja buzqeshjen,
e te te thoja se vazhdoj te dua ne fshehtesi...

Por e dashur nuk mundem,
Sepse nuk jetoj me...

B.S
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top