Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pa të ardhmen, udhëtari në kohë rrëfen si do të jetë bota në shekullin e 28-të

Shiko fotografinë 1791701
Al Bielek ka rrëfyer atë që kujton nga 6 javët e kaluara në vitin 2137 dhe 2 vitet që kaloi në 2749, kur qeveria amerikane realizoi udhëtimin e parë në kohë, shkruan "Vorply" .

Ai përshkroi madje si vazhdon jehona e ngjarjeve që po ndodhin tani, në kohën aktuale: Marrja e kontrollit, Rendi i Ri Botëror dhe ndryshimi shkatërrues i klimës.

Projekti ‘Montauk’ ishte një seri e projekteve sekrete qeveritare të Shteteve të Bashkuara të kryera në një kamp në Long Island, me qëllim udhëtimin në kohë, shkruan syri.net. Al përshkruan atë që mban mend, pasi nisi udhëtimin në kohë më 13 gusht 1943 , data e Eksperimentit të Filadelfias.

Ai e gjeti veten me vëllain e tij, Duncan Cameron, në një spital në të ardhmen për 6 javë, ku po shërohej nga plagët e rrezatimit. Sistemi mjekësor i kësaj të ardhmeje përdorte trajtime shumë më të avancuara.

Ai vuri re se toka kishte pësuar shumë ndryshime gjeografike që kishin filluar në fillim të shekullit 21. Popullsia në mbarë botën ishte reduktuar me 300 milionë.
Shiko fotografinë 1791702
Niveli i ujit ishte rritur dhe infrastruktura e SHBA-ve ishte shembur. Qeveria qendrore ishte zhdukur dhe brigjet e brendshme amerikane dhe Evropiane kishin pësuar ndryshime drastike nga mënyra si janë tani.

Polet magnetike e tokës kishin filluar të zhvendoseshin por ishte krijuar një strukturë shtylle artificiale për të parandaluar kolapsin dhe ndryshimin e poleve magnetike.

Ai pastaj e gjeti veten, në mënyrë të pashpjegueshme, në vitin 2749 për gati dy vjet ku thotë se kishte parë terrene jo të qëndrueshme dhe qytete lundruese. Qytetet lundruese mund të zhvendoseshin në pjesë të ndryshme të tokës, shkruan syri.net. Nuk kishte asnjë qeveri. Gjithcka ishte një strukturë e madhe kristaline lundruese dhe gjithçka zhvillohej në bazë të një sistemi kompjuterik.

Struktura e shoqërisë ishte krejtësisht sociale. Nevojat themelore për mbijetesë merrnin kujdesin dhe përqëndrimin e të gjithëve.

Al është një emër mjaft i njohur dhe njihet si njeriu i parë që udhëtoi në kohë, ndërkohë që rrëfimet e tij ngjallin kuriozitetin e mbarë botës. /SYRI.net/
Shiko fotografinë 1791703
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back