Origjina e qenve nga Lindja e Mesme

Hbk

Anëtar Aktiv
Qentë e kanë origjinën nga Lindja e Mesme dhe jo nga Europa apo Kina sic ishte menduar deri më tani.
Sipas një studimi të hollësishëm të kryer me ADN-në e qenve dhe te ujqërve, të afermit e tyre parahistorikë kane jetuar pikërisht në Lindjen e Mesme.

Kërkimi i publikuar në revistën “Nature” është kryer nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles. Ashtu si shumë kafshë të tjera shtëpiake apo kafshë blektorale edhe qentë e kanë origjinën nga kjo tokë. “Qentë kanë më shumë ngjashmëri me ujqerit gri të Lindjes së Mesme se sa me të gjithë ujqërit e tjerë të botës”, shprehet biologu Robert Wayne.

Ai shton se janë studiuar shumë kampionë, rreth 900 qenë dhe 200 ujqër gri. Qentë e parë në Lindjen e Mesme datojnë 13 mijë vjet më parë, ndërsa ujqërit e kanë nisur jetën e tyre shumë kohë më parë. (tch)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top