Origjina e Jetës në Tokë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Si ka lindur jeta në planetin tonë? Kjo është një pyetje të cilën njerëzimi ia ka bërë vetes që në zanafillën e vet, dhe me gjithë shpjegimet e panumërta që nga lashtësia gjer më sot, vazhdon të mbetet ndoshta po aq sfsiduese sa kur u pyet për herë të parë. Në këtë hyrje të shkurtër do të përqendrohemi kryesisht te shpjegimet e ofruara nga shkencat natyrore.



Hipoteza e Panspermias sugjeron se Jeta në Tokë e ka origjinën nga një tjetër burim në Univers. Kjo është një mundësi, por në të njëjtën kohë kjo hipotezë nuk ofron ndonjë shpjegim se pse Jeta është dashur medoemos të transportohet në Tokë. Pse, për shembull, kjo hipotezë nuk e merr në konsideratë mundësinë që Jeta ka buruar në Tokë, dhe prej këtu transportohet nëpër Univers?



Dy shkencëtarë, Haldane dhe Oparin, sugjeruan një skenar se si kushtet fillestare të jetës në Tokë mund të kenë qenë. Molekulat e thjeshta organike, që përmbajnë karbon, u formuan të parat. Më pas, energjia diellore dhe nxehtësia e çliruar nga toka rezultoi në reaksione kimike që vijuan nga prodhimi i molekulave të vogla nga sinteza e substancave në atmosferë.



Këto molekula formuan rëndom proteina, karbohidrate dhe acide nukleike, e si rrjedhojë nga bashkimi i tyre u lind dhe organizmi i parë. Për të verifikuar që një fenomen i tillë, te quajtur edhe “supe prebiotike”, mund të rezultojë në krijimin e këtyre molekulave (si rrjedhojë, vete jetës), Stanley Miller sintetizoi në mënyrë të suksesshme lëndë organike nga substancë inorganike(1). Në fakt, ky konsiderohet si eksperimenti klasik i Origjinës së Jetës.



Oparin-i propozoi, gjithashtu, se molekulat e thjeshta organike do të krijonin “koacervate”, struktura sferike që i mbështjellin ato duke mundësuar zhvillimin e reaksioneve katalitike në brendësi. Sidoqoftë, nuk është e qartë akoma se si kjo mund të ndodhë; A është bashkimi i molekulave i mjaftueshëm për katalizimin e tyre? Cilët janë katalizatorët në këtë rast?



Bota e ARN-se, term ky i formuluar nga Walter Gilbert në vitin 1986, i referohet një fazë të hershme të jetës në planetin Tokë. Në këtë fazë prania e proteinave katalitike nuk ishte e nevojshme sepse ARN-ja kishte rol të dyfishtë, atë të ruajtjes së informacionit gjenetik dhe atë të katalizatorit në një sistem primitiv vetë-replikues(2).



ARN-ja eshte me e thjeshtë se proteinat dhe mund të kenë evoluar më shpejt. Sidoqoftë, pyetja mbetet – nëse ARN-ja ishte e para molekule, atëherë duhet të jetë formuar pa praninë e enzimave, dhe si rrjedhojë kjo kërkon shpjegim se si nukleotidet u bashkuan për të formuar ARN-në? اfarë mundësoi formimin e zinxhirit të nukleotideve, dhe ARN-se si rrjedhojë?



Aleksandër Graham Cairns-Smith, biolog molekular dhe kimist, sugjeron të kundërtën – që acidet nukleike janë formuar më vonë dhe të parat kanë qenë proteinat. Në librin e tij Ardhja e Gjenetikës: Dhe Origjina Minerale e Jetës ai propozon që proteinat e para u sintetizuan nga kristale minerale inorganike, dhe në këtë fazë as ADN-ja as ARN-ja nuk ishin prezentë.



Më vonë bashkë me molekulat organike kemi edhe ardhjen e Gjenetikës në skenë. Një pikëpyetje serioze në lidhje me këtë model është se sugjeron që Origjina e Jetës është nga lënda inorganike, apo me gjuhë popullore, nga guri. Dhe kjo është diçka që shumë ë kanë të vështirë ta pranojnë.



Kjo hyrje e shkurtër e hipotezave kryesore në lidhje me Origjinën e Jetës tregon se nuk ka model “standart”, dhe secili nga modelet e mësipërme ka avantazhet dhe dobësitë e veta. Sidoqoftë, eksperimenti i Stanley Miller-it ofron evidencë të fortë që molekulat organike mund të sintetizohen nga inorganiket në kushte të ngjashme me ato të Tokës në fazat e hershme të ekzistencës së saj.



Dhe një fjalë të fundit në lidhje me perspektivën religjioze të Origjinës së Jetës; njerëzit e lashtë zhvilluan dy mënyra të menduarit, folurit dhe të përftuarit të njohurive – mitin dhe logosin(3). Të dyja ishin themelore, dhe plotësuese të njëra tjetrës, si mënyrë për të zbuluar të vërtetën, secila në sferën e vet të kompetencës.



Miti përqendrohej në origjinën e jetës dhe thellësinë e mendjes njerëzore, jo më çështjet e përditshme praktike apo empirike. Miti kërkon të zbulojë e gjejë kuptim në jetën tonë. Historite mitologjike me heronj që zbresin në Botën e Përtejme, apo që luftojnë shtriga e bisha, demonstrojnë realitetin e subkoshiencës njerëzore, që nuk mund të njihet thjesht nëpërmjet arsyes, por që ka një ndikim të thellë mbi përvojën dhe sjelljen tonë.



Miti as nuk mund të demonstrohet, as nuk kërkon provë racionale, por lidhjen me njerëzit e ka te ngjashme me atë te artit apo muzikës. Në anën tjetër, logosi ishte po aq i rëndësishëm. ثshtë mënyra racionale, pragmatike dhe shkencore e të menduarit që mundëson njerëzit funksionimin normal të jetës dhe çështjeve materiale. Ndryshe nga miti, logosi duhet te përkoje saktësisht me faktet dhe realitetin e jashtëm për të qenë efikas.



Në mënyrë të ngjashme nëse zëvendësojmë mitin me religjionin, atëherë rrjedhimisht perspektiva që kjo e fundit ofron në lidhje me Origjinën e Jetës nuk ka vend në sferën e shpjegimeve shkencore empirike.

Fatos Kopliku

Referenca:
1 - Miller S. L. (1953). "Production of Amino Acids Under Possible Primitive Earth Conditions" (Prodhimi i amino acideve në kushte të mundshme primitive të Tokës). Science 117: 528. 617 283 3236

2 – Altman S. (2001), The RNA World (Bota e ARN-së) The RNA World

3– Armstrong, Karen (2000), Battle for God (Beteja për Zotin), kreu 1
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top