Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Oriana Falaçi: “Zemërim dhe krenari”

Kjo është një pjesë nga libri i gazetares Oriana Falaçi të botuar në 2001. Libri i saj i titulluar “Zemërim dhe krenari” bënte thirrje që “të zgjohemi pasi integralistët po na vjedhin lirinë”.

falaci_zpsdbqzg6ju.jpg


***
Zgjohuni njerëz! Zgjohuni! Të frikësuar siç jeni pasi trembeni se mund të shkoni kundër rrymës dhe dukeni racistë. Nuk po e kuptoni ose nuk doni ta kuptoni që ajo që po ndodh është një Kryqëzatë, por këtë radhe me drejtim të kundërt.

Të mësuar me dyfytyrësinë, lojërat e dyfishta, të verbyar nga miopia dhe idiotësia e “Politikisht Korrekt”, nuk e kuptoni se jemi në mes të një lufte fetare. E kërkuar dhe e deklaruar e tillë. Një luftë që quhet Xhihad apo Lufta e Shenjtë. Një luftë që nuk ka si qëllim pushtimin e një territori por që sigurisht do të pushtojë shpirtrat tanë, do të zhdukë lirinë dhe qytetërimin tonë. Do të ndryshojë mënyrën tonë të jetesës dhe vdekjes, të mënyrës sonë të lutjes, ushqyerjes, veshjes apo argëtimit. Nuk e kuptoni ose nuk doni ta kuptoni se nëse nuk u kundërpërgjigjemi, nëse nuk mbrohemi, nëse nuk luftojmë, Xhihadi do të fitojë! Do të shkatërrojë botën që mirë apo keq, kemi arritur të ndërtojmë. Do të shkatërrojë kulturën tonë, artin tonë, shkencën tonë, moralin tonë, vlerat tona, kënaqësitë tonë.

***
Krisht i Shenjtë! Si nuk arrini të kuptoni që Osama Bin Laden dhe të gjithë si lloji i tij ndjehen të autorizuar të vrasin fëmijët tanë apo ne vetëm për faktin se pijmë verë apo birrë. Përse nuk mbajmë mjekër apo nuk mbulojmë fytyrën. Përse dëgjojmë muzikë perëndimore apo përse mbajmë minifund, përse shkojmë në diskotekë apo përse shohim televizion. Do të ndjehen të autorizuar të na vrasin përse shfaqemi me bikini dhe shkojmë në pishinië, pse bëjmë seks sa herë na teket apo përse nuk besojmë te Zoti i tyre. Prej 20 vjetësh e them, jo me këtë inat apo zemërim, po na vjedhin lirinë!

***
Që kur armiqtë tanë na “dhuruan” 11 shtatorin, predikuesit nuk lodhen duke thënë se myslimanët janë një gjë, dhe integralistët myslimanë një gjë tjetër. Që Kurani ka shumë versione dhe mënyra interpretimi, por në çdo interpretim predikon paqen dhe drejtësinë. Por në emër të logjikës: nëse Kurani është kaq vëllazëror dhe paqësor, si ka mundësi që vetë Profeti ishte një luftëtar i pamëshirshëm dhe aspak vëllazëror dhe paqësor. Si ka mundësi që ai vetë udhëhoqi 27 luftëra, theri dhjetra armiq dhe i vuri flakën me dorën e tij tre qyteteve. Si ka mundësi që eleminonte pa mëshirë kundërshtarët e vet. Si ka mundësi që Kurani predikon pa pushim Luftën e Shenjtë dhe i konsideron vendet ku nuk mbretëron Islami si “Dar Al Harb”, “Toka për t’u pushtuar”?

***
Integralistët myslimanë po bëhen gjithmonë e më shumë, pretendojnë më shumë, marrin më shumë, pushtojnë më shumë. Dhe nëse nuk tregohemi të kujdesshëm, nëse qendrojmë indiferentë, do të jemi bashkëpunëtorë të tyre. Do të kërkojnë dhe do të marrin më shumë. Deri sa të na zaptojnë plotësisht. Deri sa të fikin qytetërimin tonë. Të merresh vesh me ta është e pamundur. Të arsyetosh, e pamendueshme. Të tregohemi tolerantë apo solidarë me ta, një vetëvrasje.

Kush mendon të kundërtën, ushqehet më kot me iluzione!
/në shqip Amarildo Lumani
 
Titulli: Oriana Falaçi: “Zemërim dhe krenari”


tjaaa, e paska marr frika këte.... :D


Po bota eshte duke shku keshtu si në lojë garash: Ma ke bër dhe po ta bëj.... apo: po ma bën dhe do ta bëj.


Nëse ske bër keq askujt, ske pse të frikohesh.


 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back