Organizohet tifozeria vlonjate për ndeshjen e kthimit në Skoci

Зngjεll

___________
Nje vlonjat po mbledh tifozet ne Angli per te mbeshtetur skuadren ne Skoci.

Emigranti vlonjat Xhemal Arapi eshte njohur ne te gjithe komunitetin shqiptar qe punon dhe jeton ne Londer si nje tifoz fanatik i Flamurtarit. Viti 1996 qe ky djale eshte larguar nga Vlora, skuadra e tij e zemres merrte pjese ne ne Kupen UEFA perballe ekipit sllovak F.C.Humene. Humbja e ndeshjes se pare me rezultatin 1-0 eshte shoqeruar me humbjen shokuese te ndeshjes se dyte me shifrat dy me zero per miqte. Ne ate ndeshje, Xhemali me vlonjate te tjere qe kishin mbushur stadiumin “Selman Stermasi” jane larguar te merzitur dhe me lot ne sy nga kryeqyteti. Por, vitet e mevonshme te emigrantit drejt Anglise nuk e kane ndare shpirtin e ketij tifozi nga Flamurtari. Ccdo jave ai do te pyes prane familjes dhe miqve te tij edhe per rezultatet e skuadres se tij te zemres ne kampionat. Fitimi i Kupes se Shqiperise ne finalen e 6 Majit perballe Tiranes ka jell nje gezim te vaccante tek djaloshi vlonjat. “Ate nate kam festuar gjate me shoket e mi vlonjat ne nje lokal ne rajonin tre te Londres. Pas 21 vjeteve Flamurtari rikthente ne Vloren tone kete trofe. Jemi gezuar shume si vlonjat, si tifoz te Flamurterit tone”, ka thene dje tifozi Xhemal Arapi. Po kaq i gezuar ka qene ky vlonjat i mire edhe per fitoren e skuadres se Flamurtarit ne ndeshjen e pare kunder Mothruellit. “E bukur, e shumepritur kjo fitore per te gjithe ne vlonjatet”, ka sqaruar ai. Por, keto dite automjeti i tifozit vlonjat po shetit cep me cep te Londres me misionin per te organizuar sa me shume vlonjate ne mbeshtetje te skuadres se Flamurtarit per ndeshjen e kthimit. “Do te jemi ne stadiumin e Motheruellit shume vlonjate ne mbeshtetje te Flamurterit tone. Ju garantoj se ne rast kualifikimi, te gjithe ne vlonjatet do te festojme gjate, shume gjate si vet pritja jone shume vjeccare per ta pare Flamurtarin ne evenimentet europiane”, ka thene nga Londra me besimin dhe karakterin e nje vlonjati te mire, tifozi Flamurtarit, Xhemal Arapi./shqipmedia/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top