Ora Tiker! (Misteri i Vdekjes)

Odeon

Relax
Ora e Vdekjes

Nuk diskutohet se bota eshte e mistershme, por edhe vete njeriu duket se ka kaluar cakun sepse po behet me i mistershem se sa dhe vete universi. Ky lajm qe do tu tregoj vlen te thuhet se si njeriu mund te arrije deri ketu. Ky lajm eshte diskutuar ne mbare boten, sepse brenda ketij lajmi rrokullisen enigma te erreta qe nuk dihet ku na shpien, e megjithate ne kerkojme, germojme, zhbirojme, sepse me siguri kerkimet tona rezultojne informacion, si pasoje ushqen dijen tone dhe me tej gjendjen psiko fizike.
Qe nga insektet, kafshet, apo njeriu kane frike nga vdekja, dhe secili nga keto qenie kerkon ti shmanget asaj gjithmone e me shume, qofte nje dite te vetme, qofte edhe nje ore, qofte edhe pergjithmone! Por kjo nuk varet aspak nga ne, sepse kur ajo vjen asgje dhe askush nuk mund ta ndaloje vdekjen, sepse ajo vjen dhe kaq, te merr dhe nuk do tja dije se cili je. Por çfare do ndodhte nese te pakten do ta dinim, cfare do benim si do vepronim, ndoshta shume nga ju nuk duan ta dine fare kur do vdesin, por teknologjia po punon duke shkuar pikerisht drejt asaj ure, quhet Tiker ora speciale qe kalkulon vdekjen! Po! quhet pikerisht keshtu TIKER, mund ta vesh ate ne kyçin e dores dhe tregon vdekjen se kur do te ndodhe.
Kjo ore mund te rrevolucionoje boten gjate gjithe sekondave qe ecim, sepse ajo do na tregoje qe ne shpenzojme kohe shpeshhere edhe me budallalleqe. Por nese ke nje ore te tille ne kyçin e dores do valutojme çdo sekonde qe kalojme sepse ajo ka ate zhurmen e tmerrshme pa te ta varur fare se kush je ti, sa i forte je, nese je i pasur apo politikan i zoti, ajo vazhdon te zhurmoje ate zhurmen therese tik tak, tik tak.
Thuhet se kjo ore egziston si nje ore gati normale por vetem se ajo ecen mbrapsht dhe quhet ora e vdekjes dhe eshte studiuar per kohe te gjate nga shpikesi suedez Frederik Kolting nje çunak afer te tridhjetave. Njera nga mediat tha qe Frederik nuk duhej ta quante ora e vdekjes por ora e lumturise sepse njerezit do te dinin te shfrytezonin kohen e mbetur, por nese do me lejonit te beja nje vleresim do te thoja qe kjo eshte çmenduria me e madhe qe njeriu ka shpikur. Megjithate le te shohim si funksionon kjo ore: ne rradhe te pare kjo nuk ka te beje fare me magji te nje magjistari, as me nje sfere kristali te nje shtrige apo profeci te ndonje profeti sepse kjo ore kalkulon vdekjen neprmjet nje analize te nje fjalekryqi te ADN-se te atij qe e vendos, pra nje kalkulim mjeksor, kjo ore permbledh nje sere faktoresh, si psh edhe perdorimin e alkolit, duhanit, prezencen e semundjeve gjenetike personale dhe familjare deri tek pesha trupore dhe aktiviteteve psiko/fizike te çdonjerit qe e mban ne dore duke filtruar dhe kalkuluar çdo gje, pra Tiker do tregoje diten kur do ju prezantohet VDEKJA.
Nuk diskutohet qe kjo do preokupoje shume njerez te cilet nuk e mendojne fare per mire kete gje sepse ajo zhurma e famshme tik tak, tik tak, e ben kjo pre duket sikur te futet thelle ne trup. Dikush thote qe ora Tiker mund te influencoje trurin sepse impulset energjitike mund te bejne keq ne organizmin tone, ashtu si shkenca e neurologjise na meson, 25% e plakjes vjen nga vete bindja qe mendojme se po plakemi. Nese keni vene re ka disa njerez qe e marrin jeten krejt ndryshe nga masa, ata jane gjate gjithe kohes ne buzeqeshje te perjetshme, e marrin ne nje kendveshtrim tjeter jeten dhe nuk vuajne si pjesa derrmuese, jane optimiste, nuk vriten shume lehte shpirterisht dhe sipas neurologeve ndikimi eshte mjaft frutdhenes ne fakt keta njerez jane shume me te rinj si ne aspektin e jashtem, po ashtu edhe ne ate te brendshem. E megjithate ka shume njerez qe e duan oren Tiker, ndoshta jane ata qe nuk u rri tamam asgje ose qe duan e duan pa mase dhe ky eshte nje opsion per ta. Por te vesh oren Tiker ne puls duket vertet e tmerrshme por mister Kolting nuk e mendon aspak keshtu si ne! Sepse sipas tij ai qe mban kete ore vdekja nuk do te jete nje surprize thote ai; Mendoj se nese do njohim afatin e fundit te jetes sone do bejme zgjedhjet me te mira gjate kohes qe jemi gjalle thote ai.
Natyrisht ky kalkulim mund te quhet edhe nje hipoteze edhe pse eshte provuar duke dhene rezultate, e migjithate nuk ka nje forme egzakte per te njohur diten e vdekjes, kush do mbaje oren Tiker do ti jape atij nje kendveshtrim ndryshe per jeten ne marrdheniet me shoket dhe familjaret, ose duke i zhdukur te gjitha veset qe marrim nepermjet shoqerise.
Ora Tiker eshte njesoj si te gjitha orat e dores, ajo ka daten dhe oren globale, por ne nje cep te fushes se saj ka dhe nje countdawn, ora qe ecen mbrapsht, pjesa qe te tregon edhe sa kohe te ndan nga Vdekja. Eshte shume e çuditshme te mendosh qe egziston nje ore e tille qe na tregon vdekjen, por ajo egziston dhe duhet ta permendim. Nese keni vene re fjala vdekje ka nje konotacion te rende jo vetem ne traditat shqiptare por ne mbare njerezimin, sepse ky konotacion duket sikur eshte keqndjelles dhe kjo ore eshte nje tik tak i tmerrshem.
 
Citim; kjo ore kalkulon vdekjen neprmjet nje analize te nje fjalekryqi te ADN-se te atij qe e vendos, pra nje kalkulim mjeksor, kjo ore permbledh nje sere faktoresh, si psh edhe perdorimin e alkolit, duhanit, prezencen e semundjeve gjenetike personale dhe familjare deri tek pesha trupore dhe aktiviteteve psiko/fizike te çdonjerit qe e mban ne dore duke filtruar dhe kalkuluar çdo gje, pra Tiker do tregoje diten kur do ju prezantohet VDEKJA.
eh shkenca ka ecur dhe me ,por per ne tufat njerzore akoma eshte heret te ristartojne mendimet ne trurin tone, te kultivuara me induktime fetare,morale,psikollogjike etj etjjj.

Gjithesesi per kete kam degjuar dhe dekumentar qe nepermjet ADn doktorret mund te gjejne kohen e vdekjes sone fizike.
Personalisht s"dua ta di,sme intereson te di fundin,dua ta jetoj jeten me iden qe asnjehere sdo kete fund,sme pelqen ideja te mendoj,- jeto sikur do vdesesh neser.
E quaj me te shendetshme jeto sikur S"do vdesesh kurre! :)
 
Kur e kam degjuar kete emision dokumentar para shume kohesh fillimisht thashe budallalleqe televizive per te rritur numrin e shikuesve, por zeri i spikerit nje ze i i qete bariton per nga vokali ishte teper intrigues, pantonima e fjaleve ishte therese dhe dashje pa dashje rashe pre e emisionit qe gjate gjithe kohes te fuste nje gjendje ankthi te pavetedijshem.

Troç edhe si shkrim te ndjell frike.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top