-
- Anëtarësuar më
- Feb 26, 2009
-
- Mesazhe
- 2,312
-
- Reagimet e mara
- 1,336
-
- Mosha
- 70
-
- Vendndodhja
- Danimarkë
-
- Website i juaj
- www.radioprojekt.dk
Po shoh se, lidhur me protestat e dhunshme në Shqipëri, disa po derdhin lotë krokodili në mënyrë të njëanshme, duke u përpjekur ta thellojnë krizën dhe t’i paraqesin protestuesit si viktima të pafajshme, me arsyetimin se ata janë bij nënash...
Por, si nuk u shkon ndërmend këtyre krokodilëve të derdhin qoftë edhe ndonjë pikë loti për policët e gjakosur e të gjymtosut, të cilët janë në krye të detyrës për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike?
Edhe ata janë bij nënash! Edhe ata kanë gra, fëmijë dhe familje që i presin në shtëpi. Edhe ata kanë të drejtë të kthehen shëndoshë e mirë pranë njerëzve të tyre.
Nëse dhuna ndaj policisë justifikohet, relativizohet apo lihet në heshtje për interesa politike, atëherë ku mbeten parimet dhe njerëzillëku?
Të drejtën për të protestuar duhet ta mbrojmë, sepse protesta paqësore është një e drejtë demokratike. Por kjo nuk do të thotë se duhet të justifikojmë dhunën, sulmet ndaj policisë apo shkatërrimin e pronës publike e private.
Meqë nuk dimë shumë si po zhvillohet ngjarja atje, andaj, nëse dyshojmë për ndikime të jashtme ( shteteve fqinj ) apo për interesa politike ( te ndonjërit politikan në Shqipëri dhe në Kosovë ) të cilët mund të fshihen pas nxitjes së dhunës, këto dyshime duhen shqyrtuar mbi bazën e fakteve dhe provave, jo të shndërrohen në akuza pa dëshmi.
Pra, të jemi më parimorë. Të mos e gjykojmë dhunën sipas bindjeve tona politike, as të mos e masim dhembshurinë sipas palës që na pëlqen.
Sepse edhe protestuesit, edhe policët janë njerëz. Janë njerëz tanë – shqiptarë. Të gjithë kanë familje, nëna, gra e fëmijë që shqetësohen për ta.
Lotët për njërën palë dhe heshtja për palën tjetrën nuk janë drejtësi morale. Janë standard i dyfishtë!

Eh, një ditë ...kur e vërteta të dalë në shesh, ndoshta do të na vijë turp!