Operacioni Sarkozy

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Operacioni Sarkozy

Si e vendosi CIA agjentin e saj në detyrën e kryetarit të Francës?

2844.jpg


Ky është një artikull të cilin në korrik të vitit 2008 e kishte shkruar gazetari dhe shkrimtari françez Thierry Meyssan, një gazetar i cili është shumë i informuar në fushën e konspiracioneve, shërbimeve sekrete si dhe manipulimeve të tyre. Sipas këtij gazetari "Operacioni Sarkozy" është një operacion tipik të cilin e kryen "Dora e fshehtë" sot në botë.

T'i përkujtojmë lexuesit se autori Thierry Meyssan, është një hulumtues shumë i guximshëm i cili është autor i shumë librave, në mesin e të cilëve është edhe libri "Mashtrimi i madh", të cilin e kishte botuar menjëherë pas sulmit të Kullave Binjake në shtator të v. 2001., ku kishte vu në pah shumë gjëra që argumentonin se ato sulme kishin qenë një komplot dhe se kreator dhe autor i sulmeve kishte qenë qeveria amerikane.

Në këtë shkrim, i cili është përkthyer pjesërisht, autori duke bërë fjalë për mënyrën se si Nikollas Sarkozy kishte ardhur në pushtet, ai përmendë edhe shumë gjëra dhe skandale që i kanë paraprirë emërimit të tij si president. Ai në fillim bënë fjalë për lidhjet që kishte pasur kumbara i mafisë amerikane Lucky Luçiano me Frank Wiznerin e vjetër (babin e Frank Wiznerit të rinj, të deleguarin special të Bushit për statusin e Kosovës, pl. i përkth.) dhe lidhjet e tyre me CIA-në, me Rotshildët, mafien dhe shumë afera dhe skandale tjera. Mirëpo ne kemi përkthyer kryesisht pjesën që autori flet për ngritjen e Sarkozyt, ndërsa lexuesit të cilët janë të interesuar ta lexojnë shkrimin në tërësi, le të drejtohen në web faqen: sarkozy - cia - rothschilds - mafia Niqnaq

Nikola Sarkozy është i lindur në vitin 1955, nga babai Pal Sarkozy, një katolik nga Nagy-Bosca, i cili kishte ikur nga "Armata e Kuqe" dhe kishte kërkuar strehim në Francë. Kurse nëna e tij ishte Andreja Malah (Andree Mallah) një çifute me prejardhje nga Selaniku. Ky çift bashkëshortor pasi që kishte lindur tre fëmijë: Zhillom, Nikola dhe Fransoa (Guillaume, Nicolas dhe François) ishin divorcuar. Pal Sarkozy, për herë të dytë martohet me një aristokrate të quajtur Kristina De Ganaj (Christine de Ganay). Nëna e Nikolas ishte emëruar sekretaresh e Akile Pereti (Achille Peretti), i cili ishte truproje e gjeneralit Sharl De Gol. Pas një kohe Akile Pereti kishte bërë një karrierë të shkëlqyer politike, ku ishte zgjedhur kryetar i komunës Neuilly sur Seine, kuartit më të pasur Parisien, kurse më vonë zgjidhet edhe si kryetar i Kuvendit Nacional.

Fatkeqësisht, në v. 1972, nga SHBA-të, arrin akuza të rënda në llogari të Akile Pereti. Asokohe revista "TIME" kishte zbuluar ekzistimin e një organizate të fshehtë kriminale të quajtur "Unioni Korzikan" (Lidhja Korzikane), e cila kinse kontrollon një pjesë të madhe të tregtisë më drogë në mes të Evropës dhe ShBA-ve, (kjo ishte ajo "Lidhja Franceze" që sipas kësaj edhe u xhirua filmi i njohur në Hollywood). Me këtë rast u përmendën edhe disa emra të disa shefave të familjeve mafioze. Në mesin e tyre gjendej edhe Akile Pereti. Edhepse kishte mohuar këto akuza, Akile detyrohet që lëshojë funksionin e kryetarit të Kuvendit Nacional dhe mezi i shpëton "vetëvrasjes".

Pal Sarkozy, për herë të dytë divorcohet nga bashkëshortja Kristina de Ganaj në v. 1976. Kristina tani kishte lidhur një dashuri me njeriun "numër dy" të qeverisë amerikane, dhe së shpejti shkon për të jetuar në Amerikë. Bota është e vogël, dhe njeriu "numër dy" ishte Frank Wizner. Edhepse nuk dihet me saktësi roli dhe detyra e tij në CIA, është e qartë se ai luan një rol shumë të rëndësishëm. Nikolas i kishte mbajtur gjithmonë lidhjet e forta me njerkën e tij.

Nikolas kishte përfunduar studimet në fakultetin juridik në v. 1982 (të cilin nuk kishte arritur ta përfundoj në SHBA, për shkak se nuk e kishte ditur mirë gjuhën angleze), dhe ishte anëtarësuar në asociacionin Barr (shoqatë e avokatëve). Në këtë kohë ishte martuar me mbesën e Akile Pereti.

Tani më si avokat, Sarkozy mbronte interesat e mentorëve të tij nga "Unioni Korzikan". Në mënyrë që të dukej më tepër si Korzikan, ai tani shkronjën e fundit të mbiemrit "Y" e zëvendëson me shkronjë "I" (Sarkozi).

Një vit më vonë, Sarkozy emërohet kryetar i komunës Neuilly Sur Seine në vend të dajës së bashkëshortes së tij Akile Pereti, i cili kishte pësuar sulm në zemër. Së shpejti, tradhton bashkëshorten e tij dhe hynë në një lidhje të fshehtë dashurie me Cecilie, bashkëshorten e showmenit më të njohur të televizionit françez, Zhak Martin.

Në vitin 1992, Sarkozy ishte ftuar si kumbarë në dasmën e Klod (Claude) Shirak, vajzës së ish presidentit françez, Zhak Shirak. Pas një kohe ai gjithashtu flirton edhe Klodin, njëjtë sikur Cecilien. Si pasojë e kësaj lidhjeje të re, bashkëshorti i Klodit kryen vetëvrasje duke marrë mbidozë të barnave. Me këtë rast, vjen deri te një krizë e thellë në mes të familjes Shirak dhe Sarkozy, me ç'rast ndërpriten të gjitha marrëdhëniet në mes tyre.
Më vonë, Nilkolas Sarkozy emërohet ministër i financave dhe zëdhënës i qeverisë.

Në ndërkohë, Frank Wizner, zëvendëson në Washington Pol Wolfoviqin (Paul Wolfowitz), si shef i Sekretariatit për planifikim politik në Ministrinë e Mbrojtjes. Në këtë kohë ekzistonte një lidhje në mes të Wiznerit dhe Sarkozyt, të cilën pothuajse nuk e dinte askush.

Në këtë kohë shpërthejnë disa tensione në mesin e degolistëve dhe vjen deri te një konflikt në mes të degolistëve tradicional dhe krahut të djathtë financiar. Sharl Paskva (Charles Pasqua) dhe Sarkozy ishin elemente të rinj në këtë konflikt, të cilët kishin tradhtuar Shirakun në qëllimet e tij që ti bashkëngjitej rrymës së Rotshildëve. Me këtë rast shpërthen një konflikt i cili arrijë kulmin në v. 1995, ku Eduard Baladir (Edouard Balladur) fillon garën presidenciale kundër mikut të tij prej shumë deceniesh, Zhak Shirak, mirëpo pëson disfatë.

Gjatë gjithë mandatit presidencial, Shirak kishte mbajtur në distancë Nikolas Sarkozyn. Nikollas kishte qenë shumë i kujdesshëm gjatë kësaj "vozitjeje në shkretëtirë", mirëpo në anën tjetër kishte krijuar lidhjet diskrete me disa qarqe financiare si në SHBA poashtu edhe në Francë.

Më në fund, në vitin 1996 pas një procesi shumë të gjatë gjyqësor, arrin të shkurorëzohet nga bashkëshortja e parë. Ai tani martohet me Cecilien, dhe në dasmën e tij kumbarë i kishte dy miliarderë, Martin Bouygues dhe Bernard Arno (njeriu më i pasur në Francë).

Pak kohë para se të filloj kriza në Irak, Frank Wizner së bashku me disa kolegë nga CIA, kishin planifikuar shkatërrimin e degolistëve më me ndikim në Francë, dhe sjelljen e Sarkozys në pushtet. Realizimin e këtij plani e kishin përgatitur në tri faza. Faza e parë: eliminimi i udhëheqjes së partisë Degoliste dhe marrja aparatit ekzekutiv; faza e dytë: eliminimi i rivalëve kryesor të krahut të djathtë partiak dhe sigurimi i nominimit për zgjedhjet presidenciale në partinë Degoliste; faza e tretë: eliminimi i çdo rivali serioz të së majtës, në mënyrë që Sarkozy të shënonte fitore të sigurt në zgjedhjet presidenciale.

Në ndërkohë, kishte ndodhur një ngjarje e pazakonshme në aeroportin parisien "Sharl de Gol", ku për shkaqe të panjohura dhe të pakuptueshme, në muajin maj të v. 2004, të dielën në mëngjes, ishte rrënuar një pjesë e tërë e teminalit. Menjëherë pas kësaj vjen gjer te një ndërrim në qeverinë e Shirakut, ku Dominik de Vilpen i cili ishte ministër i punëve të brendshme, zëvendësohet me Nikolas Sarkozy. Ky rrënim i jashtëzakonshëm i terminalit (me teknikë të panjohur), si duket kishte qenë një mesazh i qartë i CIA-s për presidentin Shirak, se mund të ndodhin edhe çudira tjera nëse nuk aprovohet një lutje e "vogël" për ndërrime të vogla në qeveri?

Kështu, Sarkozy ishte emëruar ministër i punëve të brendshme, duke eliminuar edhe një rival të madh siç ishte Dominik De Vilpen. Kjo pozitë i kishte mundësuar një kontroll mbi prefekturat dhe prefektët si dhe mbi shërbimet informative të brendshme, të cilat i shfrytëzoj që të fitoj pozitë të fuqishme në një pjesë të madhe të administratës shtetërore.

Sarkozy kishte bërë disa marrëveshje me biznesmenët korsikanë, në ndërkohë që prefekti i Korsikës, Klod Erinjak (Claude ةrignac) likuidohet. Pas një hetimi të gjatë, policia kishte arrestuar të dyshuarin Ivan Kolonja (Yvan Colonna). Sarkozy kishte urdhëruar arrestimin e tij, duke e akuzuar për këtë vrasje. Pas një procesi gjyqësor, Ivan Kolonja ishte shpallur fajtor edhe pse kishte mohuar vrasjen, dhe se nuk kishte pasur asnjë provë materiale që do të dëshmonte fajësinë e tij. Që të jetë çudia më e madhe, ai ishte mbrojtur në heshtje, dhe se nuk kishte zbuluar asgjë nëse eventualisht kishte ditur. Prandaj, ne me këtë rast këtu po zbulojmë (pohim i Thierry Meyssan) se, prefekti Erinjak nuk ishte likuiduar nga nacionalistët, por nga një vrasës i paguar, i cili menjëherë ishte larguar në Angolë. Sa i përket Ivan Kolonjës, ai me decenie kishte qenë mik personal i Sarkozyt, madje dhe fëmijët e tyre ishin shoqëruar.

Pas kësaj kishin ndodhur edhe disa skandale të mëdha në Francë. Mirëpo, disa raporte fals janë lëshuar në qarkullim nga fondacioni amerikano-françez, drejtor i së cilit fondacion ishte Xhon Negroponte, kurse Frank Wizner drejtor ekzekutiv. E gjitha ishte kryer në zyrën e CIA-së, MI6 dhe "Heklajt Company"(Hakluyt and Company), (një agjencion informativ privat e cili punon për MI6), udhëheqës ekzekutiv i së cilës është gjithashtu Frank Wizner.

Duhet theksuar se Negroponte ishte emëruar ambasador amerikan në Irakun e okupuar, në v. 2004. Këtë diplomat, Mishel اusudovski e quante terrorist për shkak të rolit që kishte pasur në formimin e "njësitit amerikan të vdekjes" në Honduras gjatë kohës sa kishte shërbyer atje si ambasador amerikan. Asokohe, ishin vrarë qindra kundërshtarë politik të regjimit marionetë amerikan. Pikërisht një njeri me biografi kriminale të tillë i nevojitej presidentit Bush, që ta emërojë në Irak në "luftën kundër terrorizmit". Si pasojë e okupimit amerikan në Irak, kemi një gjenocid prej më shumë se 1 milion civil irakian të vrarë!

Të përkujtojmë se, në vitin 2003, ministër i punëve të jashtme në Francë kishte qenë Dominik De Vilpen, i cili në mënyrën më të ashpër kishte kundërshtuar shkuarjen e ushtarëve françez në Irak. Me këtë rast ministrit i caktohet burg shtëpiak, dhe definitivisht i hapet rruga Sarkozyt për nominim në zgjedhjet presidenciale.

Menjëherë pasi që ishte zgjedhur president i Francës, Sarkozy kishte shkuar për pushim disa ditësh në Maltë, dhe pushimet i kishte kaluar në jahtin "Paloma 900", e cila ka një gjatësi 65 m, pronar i së cilës është një mik i tij i quajtur Vinsent Bolore (Vincent Bollore), një miliarder që punon në bankën e Rotshildëve.

ثshtë interesant se, dekretin e parë që e kishte nënshkruar si President i ri, nuk ishte për amnistinë, (për çka kishte premtuar në kampanjën parazgjedhore) por rritjen e numrit të aparateve nëpër kazino për miqtë e tij Desinje dhe Partush (Desseigne dhe Partouche). Në kabinetin e tij qeveritar, ishte emëruar edhe një pronar i kazinove (ministër i rinisë dhe sportit).

Alen Bauer (Alain Bauer) është një bashkëpunëtor i tij dhe një njeri që vepron nën hije. Emri i tij nuk figuron askund në listën e emrave. Ai udhëheqë me shërbimin sekret. Bauer është ish Mjeshtri i Madh i masonerisë franceze në lozhën e Madhe të Orientit (Grand Orient- lozha më e madhe dhe më me ndikim në Francë), dhe ish njeriu nr. 2 i NSA (Agjencion Amerikan për Siguri Kombëtare) për Evropë.

Në mënyrë që ta kompletojë qeverinë, kishte emëruar Kristin Lagarde (Christine Lagarde) për ministresh të financave. E tërë karriera e saj ishte bërë në ShBA. Atje kishte udhëhequr një firmë prestigjioze të avokatëve të quajtur "Baker and McKenzie". Në "Qendrën për studime ndërkombëtare dhe strategjike" të Dik اejnit, ajo kishte qenë bashkëkryesuese me Zbignjev Bzhezhinskin (një çifut polak me ndikim shumë të madh në politikën globale, pl. i përkth.) në grupin punues që mbikëqyrte privatizimin në Poloni.

Pushimin e radhës Sarkozy e kishte bërë me Cecilien dhe fëmijët e tyre në Wolfeboro në ShBA, jo larg pronës së presidentit Bush. Këtë herë faturat e pushimit i kishte paguar Robert F. Agostineli (Robert F. Agostinelli), një bankier sionist, i cili shkruan për revistën e komitetit amerikano- çifut, të quajtur "Commentary".

Presidenti Sarkozy i shoqëruar me Bushin e vjetër dhe të rinj.

Suksesi i Sarkozys, i kishte ndihmuar edhe gjysmë vëllait (nga baba) të tij, Pierr Oliviera. Ai nën emrin amerikan, Oliver, caktohet (e kishte caktuar Frank Karluçi (Frank Carlucci), njeriu nr, 2 në CIA, kurse këtë e kishte caktuar aty Frank Wizner) drejtor i fondit investiv "Carlyle Group" (një firmë e përbashkët investuese e familjeve Bush dhe Bin Laden). Në këtë mënyrë, është bërë tregtari i pestë më i madh në botë, i cili udhëheqë me pasuritë dhe fondet më të mëdha të familjeve sunduese në Kuvajt dhe Singapor.

Kur do t'i hapin sytë francezët, që të shohin atë se çka po ndodhë me ta?

P.S. Ky ishte një shkrim i këtij autori i cili na bënë të kuptojmë se si kreatorët e politikës globale vendosin dhe zhvendosin pushtete me njerëz të cilët u shërbejnë atyre. Prandaj, kur një shtet si Francën e udhëheq një marionetë e tillë, dhe siç thotë vet autori, se francezët ende i kanë sytë e mbyllur, çka të themi ne për udhëheqësit tanë, të cilët i kanë zhdirgjur në shehër që të udhëheqin Kosovën! Edhe po e udhëheqin se... Mjerisht ky shkrim është vetëm një "ngushëllim" i vogël për ata që nuk i kanë sytë e mbyllur, edhe se loja e njëjtë do të vazhdon, por lojtarët ndërrohen. Zoti na ndihmoftë.


Përktheu dhe përshtati: mr. sc. Saad R. Gashi
 
Titulli: Operacioni Sarkozy

Bravo eshte nje shkrim shume interesant dhe personalisht mendoj se jane te verteta . Me aq sa e njoh pak politiken e Sarkos (keshtu i thone ne France ) dua te them qe francezet jane si ajo copeja e deleve , nga i drejton bariu vene dhe ato . Sarkuzi filloi te fitonte popullin qe para se te behej president , kur ishte minister i mbrojtjes ku filloi te ndryshonte disa ligje e cila shumica i perkiste emigracionit dhe francezet , te cilet jane deri ne gryke me arab dhe afrikan filluan ta duan . Ai e ka udhehequr Francen qe para se te vinte ne pushtet sepse ishte nje nga krahet e djathte te Shirakut dhe ai bente cfare i thoshte Sarko . Me Bushin eshte shume e vertet qe ishin shume te lidhur sic e dime te gjithe Bushi i mbronte shume cifutet dhe ndoshta lidhja e tyre e ngushte kishte te bente me kete gje por eshte dhe nje fakt tjeter qe ata u lidhen bashke shume sepse te dy jane qelbesira , racista , dhe shume manipulues , kane te njejtat ide .
Gjithashtu eshte nje fakt i peshtire qe te gjithe e dine , qe Karla Bruni (gruaja e tij) perfiton nga pushteti qe ka per te nxjerr albumet e saj dhe per ti shitur dhe ngeli neper TV e USA duke dhene intervista . Per Krishtlindje mendiat franceze e kane kritikuar shume sepse ne France numri i te varferve dhe i te pastreheve eshte rritur 15% me shume se viti 2007 dhe ne vend te ishte prane francezeve , popullit te tij qe po vdesin rrugeve nga i ftohti dhe qe jane pa shtepi , ai qeshte dhe jepte intervista ne Venezuela duke u prentuar ndihma kur populli i tij po vdes per te ngrene ;nuk po pushon se rrituri cmimet dhe taksat , qerate e shtepive po rriten cdo vit e me shume nga 30 euro me shume ne vit dhe rrogat i ka lene te njejta . Ai eshte nje katastrofe dhe njerzit tani po i bien trurit me cfare po u shohin syte por eshte vone dhe mire tu behet sepse vete e deshen sepse ndryshoi ca gjera dhe ja ku jane po vdesin ne pune si qener . Mire tu behet ketij njerezimi qe kurre nuk ve mend . Mire e the Zoti na ruajte dhe na ndihmofte sepse me keta qeveritare anembane botes qe jane keq po shkon puna per njerezimin .
Zoti vente dore mbi njerezimin e thjeshte .
 
Titulli: Operacioni Sarkozy

Shume artikull interesant. Nuk u befasova edhe aq.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top