Operacion për zgjatjen e gjymtyrëve, mjekja: Po përhapet shumë, por pacienti torturohet dhe…

D.

.
Shiko fotografinë 1766030


Në emisionin Rudina në Tv Klan ka qenë e ftuar doktoresha Lida Hoxha, dermatologe dhe mjeke estetiste. Ajo ka folur për një nga operacionet më të reja që ka gjetur interesim të madh tek personat që kanë probleme me gjatësinë e tyre. Operacioni plastik i zgjatimit të gjymtyrëve apo zgjatimit të këmbëve është ndoshta operacioni më i dëshiruar kohët e fundit, por mesa ka treguar doktoresha është dhe një nga më të vështirit dhe me shumë riske.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.




Lida Hoxha: Kur më telefonoj gazetarja juaj thashë o Zot çfarë mrekullie që Rudina po jep këtë informacion. Është hera e parë besoj që flitet në një studio televizive për këtë operacion, për zgjatjen e gjymtyrëve.

Rudina Magjistari: Është një operacion që bëhet?

Lida Hoxha: Është një operacion që bëhet, është një operacion ortopedik dhe estetik i bashkë kombinuar që bëhet në të gjitha vendet europiane. Është realizimi i ëndrrës e sa e sa njerëzve që mendojnë të ishin 4 cm më të gjatë, 5 apo 8 cm.

Rudina Magjistari: Duhet të jetë operacion shumë i vështirë besoj. Pse nuk është futur në Shqipëri akoma, nuk preferohet apo është me rrezik të ndërmerret një gjë e tillë?

Lida Hoxha: Unë mendoj që nuk është futur për dy arsye. E para është kostoja e lartë. Tani për tani niveli i ultë ekonomik nuk e favorizon dhe e dyta që është më e rëndësishmja është faza post operatore, koha e rikuperimit që zgjat 6 deri në 8 muaj dhe në rastin kur gjithçka shkon shumë mirë sepse gjatë rrugës jo gjithçka mund të shkojë mirë. Ai fiksuesi mund të shkatërrohet, mund të merret një infeksion, ndonjë dëmtim të enëve të gjakut, mund të ndodhe ndonjë gabim në ndërtimin e muskujve që rrethojnë kockën e re, të gjitha këto bëjnë që të dështojë ky rezultat. Pra arsyeja e parë është kostoja e lartë dhe periudha e rikuperimit që është akoma dhe më e vështirë.

Rudina Magjistari: Si ndodh ky operacion, pritet kocka në mes dhe shtohet me diçka tjetër, si?

Lida Hoxha: Operacioni mund të zgjasë 2-3 orë, pacienti nuk ndjen dhimbje gjatë operacionit sepse është nën efektin e anestezisë totale. Bëhet prerja e kockës aty ku do e zgjedhë doktori. Përcaktohet gjatësia, por jo gjithmonë mund të arrihet ajo që dëshiron. Kocka prihet me sharra ortopedike dhe vihet fiksuesi, pra i prihet këmba komplet. Pacienti në periudhën post operatore do i nënshtrohet një torture, ku 4 herë në ditë ekipi që është i specializuar për këtë gjë, do bëjë atë ngacmimin e pjesës ku është prerë kocka që të ndihmojë në zhvillimin e kockës dhe shoqërohen me dhimbje, është e pashmangshme dhimbja.

tvklan.al
 
Kam pare pare disa vitesh nje dokumentar qe benin te njejten nderhyrje ne vendet aziatike. Me ne fund erdhi e ne alb ??
 
@Bambi do e bejme e ne kete nderhyrje? :p

Kjo eshte me pak fjale "kur ske probleme, krijoj vetes disa qe te thyhesh monotonine!"
?? Shalshkurter dhe krenare lol ? ...Imagjino nje kemb te shkurter nje te gjate ☻??, jo jo jam mire keshtu ...u pa puna do vuajm me takat gjithe jeten ?
 
?? Shalshkurter dhe krenare lol ? ...Imagjino nje kemb te shkurter nje te gjate ☻??, jo jo jam mire keshtu ...u pa puna do vuajm me takat gjithe jeten ?
Halle halle kjo dynja :p
Me operacion zgjasim kembet :p
Me kreme @Vajza zmadhojme airbags.
Kur ju them une qe ka nje zgjidhje per gjtithcka sme besoni ju :p
 
Halle halle kjo dynja :p
Me operacion zgjasim kembet :p
Me kreme @Vajza zmadhojme airbags.
Kur ju them une qe ka nje zgjidhje per gjtithcka sme besoni ju :p
Nuk thua shiqir ?, une per vete jam bere mysybet ..shal jo , cajca big no more etj etj se do thon qenka bere mavri me boj ??
 
Nuk thua shiqir ?, une per vete jam bere mysybet ..shal jo , cajca big no more etj etj se do thon qenka bere mavri me boj ??
Epo mire qe kemi trurin e madhe ne :p se te tjerat bereqaves jemi tek limita inferiore :))
 
Epo mire qe kemi trurin e madhe ne :p se te tjerat bereqaves jemi tek limita inferiore :))
Mjafton te jemi te kenaqura me veten pa kush ua ka pare hajrin opinionit te te tjereve ?.Si them une , i dashuroj difektet e mija se cilesit e mira i dashurojn te gjithe , ndersa si paket te plot vetem 1 do te doje ❤
 
O bo bo,tani dhe kete kishim magut,mos te bijem dakort me nenen natyre.
Nejse shije shije kjo bote,disa nejrez vijne ne kete bote per mos te qene ne paqe asnjehere me veten e tyre.
 
Kam pare pare disa vitesh nje dokumentar qe benin te njejten nderhyrje ne vendet aziatike. Me ne fund erdhi e ne alb ??
Ne vendet aziatike i kryejne shqiptaret me se shumti, nje nga keto djali i Vangjushit, i cili ne pamje i ka dhene rezultat.
Per mua, tilla nderhyrje, apo ato plastike, duhen pare ne kohe.
 
Mjafton te jemi te kenaqura me veten pa kush ua ka pare hajrin opinionit te te tjereve ?.Si them une , i dashuroj difektet e mija se cilesit e mira i dashurojn te gjithe , ndersa si paket te plot vetem 1 do te doje ❤
Po jo te gjithe na i shohin difektet me syrin kritik qe kemi ne ndaj vetes! Pastaj dashuria eshte e verber, gjende nje per secilin!
Hugsss!
 
Si opcion për defekte të lindura apo nga fatkeqësi, e mirëpritur. Por, të heqësh një kompleks dhe ti shtosh vetes problem, këtë vetëm kafsha ‘njeri’ e bën.
 
Ky qeka si hekur qe i kane futur babit tim ne kemb per shkak te nje aksidenti, dhe qe i shkaktonte dhimbje dhe pas disa vitesh e hoqi prape.
Kane lujt menç njerezit!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top