D.
.
Shiko fotografinë 1766030
Në emisionin Rudina në Tv Klan ka qenë e ftuar doktoresha Lida Hoxha, dermatologe dhe mjeke estetiste. Ajo ka folur për një nga operacionet më të reja që ka gjetur interesim të madh tek personat që kanë probleme me gjatësinë e tyre. Operacioni plastik i zgjatimit të gjymtyrëve apo zgjatimit të këmbëve është ndoshta operacioni më i dëshiruar kohët e fundit, por mesa ka treguar doktoresha është dhe një nga më të vështirit dhe me shumë riske.
Lida Hoxha: Kur më telefonoj gazetarja juaj thashë o Zot çfarë mrekullie që Rudina po jep këtë informacion. Është hera e parë besoj që flitet në një studio televizive për këtë operacion, për zgjatjen e gjymtyrëve.
Rudina Magjistari: Është një operacion që bëhet?
Lida Hoxha: Është një operacion që bëhet, është një operacion ortopedik dhe estetik i bashkë kombinuar që bëhet në të gjitha vendet europiane. Është realizimi i ëndrrës e sa e sa njerëzve që mendojnë të ishin 4 cm më të gjatë, 5 apo 8 cm.
Rudina Magjistari: Duhet të jetë operacion shumë i vështirë besoj. Pse nuk është futur në Shqipëri akoma, nuk preferohet apo është me rrezik të ndërmerret një gjë e tillë?
Lida Hoxha: Unë mendoj që nuk është futur për dy arsye. E para është kostoja e lartë. Tani për tani niveli i ultë ekonomik nuk e favorizon dhe e dyta që është më e rëndësishmja është faza post operatore, koha e rikuperimit që zgjat 6 deri në 8 muaj dhe në rastin kur gjithçka shkon shumë mirë sepse gjatë rrugës jo gjithçka mund të shkojë mirë. Ai fiksuesi mund të shkatërrohet, mund të merret një infeksion, ndonjë dëmtim të enëve të gjakut, mund të ndodhe ndonjë gabim në ndërtimin e muskujve që rrethojnë kockën e re, të gjitha këto bëjnë që të dështojë ky rezultat. Pra arsyeja e parë është kostoja e lartë dhe periudha e rikuperimit që është akoma dhe më e vështirë.
Rudina Magjistari: Si ndodh ky operacion, pritet kocka në mes dhe shtohet me diçka tjetër, si?
Lida Hoxha: Operacioni mund të zgjasë 2-3 orë, pacienti nuk ndjen dhimbje gjatë operacionit sepse është nën efektin e anestezisë totale. Bëhet prerja e kockës aty ku do e zgjedhë doktori. Përcaktohet gjatësia, por jo gjithmonë mund të arrihet ajo që dëshiron. Kocka prihet me sharra ortopedike dhe vihet fiksuesi, pra i prihet këmba komplet. Pacienti në periudhën post operatore do i nënshtrohet një torture, ku 4 herë në ditë ekipi që është i specializuar për këtë gjë, do bëjë atë ngacmimin e pjesës ku është prerë kocka që të ndihmojë në zhvillimin e kockës dhe shoqërohen me dhimbje, është e pashmangshme dhimbja.
tvklan.al