Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ola Prenga në Amerikë, me Kent State

Volejbollistja shqiptare Ola Prenga ka firmosur këto ditë një kontratë 1-vjeçare me skuadrën e Kent State në Amerikë, në një nga kolegjet e njohura amerikane, në shtetin e Ohajos. Shtatlarta nga Mirdita, që në Shqipëria ka luajtur me Dinamon, Tiranën dhje UMB Volejin, ka rënë dakord me drejtuesit e ekipit amerikan për të luajtur 1 vit me opsionin e shtyrjes së kontratës edhe 2 vjet të tjera. Gjatë kësaj periudhe, ajo do të vijojë edhe studimet në Universitetin e ekipit, po në Ohajo.

JASHTث SHQIPثRISث - Për Ariola Prengën, motra e dytë e dinastisë “Prenga”, kjo është hera e parë që luan në një skuadër jashtë Shqipërisë. Një nga volejbollistet më të mira të kampionatit tonë kombëtar në vitet e fundit, është larguar pak ditë më parë drejt Amerikës dhe aty ka firmosur kontratën e re. Ajo ka nisur dje zyrtarisht stërvitjen me ekipin e ri, ku dhe është prezantuar para skuadrës. Në skuadrën e saj të re, Kent State, ajo do të mbajë fanellën me numrin 10. Ola Prenga është edhe një nga lojtaret më të mira të kombëtares kuqezi.

AVENTURA AMERIKANE - “Do të jetë padyshim një përvojë e rëndësishme për mua dhe karrierën time. Luaj për herë të parë me një skuadër të huaj, ku nuk njoh asnjë lojtare, megjithëse shumë vajza të ekipit më janë afruar dhe më ndihmojnë. Aktualisht, problem mbetet vetëm gjuha, por në sportin e volejbollit “gjuha” më e mirë është fusha dhe aty do të tregoj vlerat e mia. Shpresoj të zhvilloj një sezon të mirë, ndërkohë që sot (dje) nisëm fazën përgatitore dhe do të udhëtojmë për një turne. Jam në formë të mirë, duke qenë se vij nga Lojërat Mesdhetare dhe shpresoj që këtë ta tregoj edhe këtu”, - u shpreh për “Sportin shqiptar” volejbollistja Ola Prenga, e cila do të luajë në Amerikë sezonin e ardhshëm.

“SHTEPIA” E RE - Ola Prenga ndodhet prej 1 jave në Amerikë, por ende nuk është ambjentuar plotësisht me regjimin e ri që duhet të jetojë atje. “Sigurisht që fillimi do të jetë i vështirë, por gradualisht po ambjentohem me skuadrën, ushqimin, stërvitjen etj. Luaj në një skuadër të mirë, ku shpresoj të shfaq vlerat e mia. Kolegji këtu do të jetë një shtëpi e re për mua dhe uroj që t’i nderoj të gjithë ata që ndër vite më kanë mësura dhe mbështetur në këtë sport”, - përfundoi volejbollistja kuqezi, Ariola Prenga.

Burimi: Sporti shqiptar online
 
Bravo vajzes...E ka pasur gjithemone pasion volejbollin kjo, dhe kur pasionit i rri gati merr dhe rezultate....:dong:
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back