Objektet fatsjellese

ida angel

:)
V.I.P
Nje varese apo nje veshje qe mbaje kur ai te puthi apo kukulla prej pellushi me te cilen flije kur ishe e vogel, jemi te ndergjegjshem apo jo qe keto objekte funksionojne ne jeten tone jo vetem per te na dhene kenaqesi, por dhe si objekte fatsjellese ose hajmali. Ashtu si breshkat, ne kemi nevoje per nje zhguall mbrojtes edhe pse te padukshem, per te mbrojtur brishtesine tone. E ardhmja na tremb, kemi frike nga forcat e padukshme dhe kemi nevoje per shprese, dashuri dhe lumturi.

Qe nga kohet e lashta njeriu ka mesuar ta dalloje ate qe eshte e pergjithshme nga ajo qe eshte e vecante, sepse ka patur nje simbol te vecante, nje ngjyre apo nje forme te pazakonte dhe nje vlere te shenjte. Praktikisht e vecanta ka nje energji speciale qe e ben magjike.

Gjithcka qe na rrethon mund te shnderrohet ne nje objekt fatsjelles: lule, kafshe, gure, objekte, shenje, forma gjeometrike, numra, letra alfabetike, qofte dhe disa fjale te shkruara.

Nje pjese e madhe e tyre ka ne te vertete nje origjine te lashte dhe i shtrin rrenjet gjer tek mitet, tek simbolet e besimit tradicional te nje populli apo te nje epoke, por ka dhe hajmali mjaft personale, sic eshte nje kukull pellushi dhuruar nga nje person i vecante apo dicka e gjetur ne plazh ne nje dite te vecante.

Si funksionojne?

Jane gjithmone te njejtat parime ato qe rregullojne te gjithe mendimin magjik: analogjia dhe kontakti. Sipas te parit mes gjerave apo situatave te njejta apo te ngjashme, nga simboli krijohet nje rryme energjie qe i afron aq shume deri ne identifikim.

Per shembull, dashuria dhe simboli i saj zemra, behen e njejta gje. Mbahet nje zemer me vete per te terhequr dashurine dhe teksa flitet per dashurine i referohemi simbolit zemer. Parimi i kontaktit eshte mjaft intuitiv.

Kur objekte, persona, situata apo simbole hyjne ne kontakt, energjia kalon natyrshem nga njeri tek tjetri. Keshtu duke u mbajtur prane apo me mire ne kontakt me lekuren nje xhingel me formen e zemres, krijon nje ure lidhjeje midis personit dhe tipit te energjise per te cilen ai aludon qe ne kete rast eshte dashuria.

Cilat jane disa nga hajmalite me te zakonshme ne kultura te ndryshme?

Kryqi

Shiko fotografinë 1725943

Domethenia: ekuiliber
Funksioni: jep shendet dhe mbrojtje
Origjina: Mesdheu
Egzistojne 285 lloje kryqesh dhe te gjithe kane nje funksion mbrojtes, si nje bekim. Krishti i martirizuar nuk eshte domethenia e vetme e tij. Kryqi eshte simbol i diellit, bashkimi i te kundertave, pra eshte nje centralizues i fuqishem i energjise. Te mbron nga aksidentet, semundjet dhe nga takimet e keqija.

Zemra

zemra.JPG


Domethenia: dashuri
Funksioni: te mbron nga syri i keq
Origjina: Orienti i Mesem
Ne te gjitha kulturat e lashta zemra eshte qendra e jetes, e vullnetit dhe e inteligjences. Sot domethenia e jetes eshte zevendesuar me ate te dashurise dhe zemra eshte bere nje embleme e besnikerise dhe premtim i ndjenjave.

Patkoi

Domethenia: mbrojtja
Funksioni: mbron martesen dhe shtepine
Origjina: Evropa e Veriut
Fale magjise se majave te tij qe largojne fushat manjetike negative, patkoi ka qene i detyruar si dhurate dasme ne mbrojtje te shtepise dhe te nuses. Dhe materiali me te cilin eshte bere patkoi, hekuri, eshte konsideruar shume i fuqishem. Pervec shtepise dhe marteses, patkoi i vendosur ne makine ose ne anije mbron nga aksidentet dhe nga rreziqet e detit.

Hena
Shiko fotografinë 1725944

Domethenia: grua, kohe
Funksioni: pjellori, shendet tek femijet, kunder zhgenjimeve te dashurise
Origjina: Mesdheu dhe India
Hena ne forme draperi aq e dashur per egjiptianet dhe babilonasit e lashte, sepse permbledh ne vetvete 2 simbole magjike thelbesore: ciklin e fazave lunore qe perkon me ciklin e rigjenerimit te organizmit njerezor dhe bollekun. Ne Islam eshte nena e Allahut dhe mbron grate dhe femijet duke luftuar kunder anktheve dhe zhgenjimeve te dashurise.

Peshku
Shiko fotografinë 1725945

Domethenia: fekondimi
Funksioni: ndihmon ne rimekembjen e miqesive dhe permireson pjellorine
Origjina:Greqia
Ne boten mesdhetare eshte shenje fatsjellese e bollekut dhe e pjellorise, ndersa ne Indi ka kuptimin e dijes sepse zoti Visnu i misheruar tek nje peshk, i shpetoi njerezit nga permbytjet ndersa Shiva e veshur si nje njeri-peshk, u mesoi atyre jogen.

Dhembi
dente1.gif


Domethenia: pushtet, force
Funksioni:garanton fitimin ne loje
Origjina: Afrika
Vjen nga nje sens respekti dhe frike ndaj kafsheve mishngrenese. eshte nje hajmali e fuqishme qe rregullon forcen fizike, kurajon dhe suksesin. Sjell fat per ata qe merren me lojra te rrezikshme te cilat kerkojne kurajo.

Terfili katergjethesh

Domethenia: fat
Funksioni: sjell fat ne te gjitha fushat
Origjina: Shtetet e Bashkuara
Ne qofte se terfili i thjeshte sjell fat, eshte i paimagjinueshem ndikimi i atij me kater flete qe Eva vodhi nga kopshti i Edenit para se te debohej per shkak te molles se famshme. Kater gjethet e tij perfaqesojne kater drejtimet por dhe kater gjerat me te deshiruara nga njeriu: suksesin, dashurine, shendetin dhe fatin.

Bretkosa
bretkosa.jpg

Domethenia: pjellori
Funksioni: permireson ****ualitetin, dashurine dhe favorizon rigjallerimin.
Origjina: Egjipti
Prej ari apo qeramike blu, eshte nje simbol antik i pjellorise dhe i rilindjes. Dea Rana ne Egjipt, ishte dea qe favorizonte lindjet por edhe dashurine. Qe nga momenti qe lindte nga uji si Aferdita garantonte mbrojtje per ata qe braktiseshin nga nje njeri i dashur, dhe mbronte shtepine me te gjithe banuesit e saj.

Rrota
eos_85kw2.jpg


Domethenia: rastesia, fati
Funksioni: ndihmon ne trasformimin dhe ne rigjallerim
Origjina: India
eshte nje simbol shume i qarte i fatit qe trasformon gjithcka pra asgje nuk mbetet e njejte, gjithcka lind e vdes, duke u ringjallur gjithmone sipas nje cikli te vazhdueshem. eshte simboli i diellit me te gjitha rrezet e tij te jetes, shendetit, dijes dhe fatit qe sidoqe te shkoje rrjedha e jetes, eshte gjithmone gati te na ndihmoje.

Gjarpri
Shiko fotografinë 1784149

Domethenia: perjetesi, rilindje
Funksioni: shton fuqine, favorizon sherimin, shendetin dhe vazhdimesine
Origjina: Egjipti

Nje kundervenie e nje simbolizmi te dyfishte; syrit te keq dhe sherimit, eshte emblema e vdekjes pas se ciles vjen ringjallja. Jo rastesisht gjarpri e nderron here pas here lekuren duke perkuar me ciklin e ndryshimit te gjerave. Ne Egjipt Kobra ishte simbol i faraonit dhe ishte vene si ornament ne kuroren e tij, si shenje e fuqise se tij.

Megjithate perseri jane te shumta dyshimet per ndikimin e objekteve te ndryshme ne jeten tone. Dicka e parendesishme deri para pak minutash mund te kthehet ne dicka jetike; apo dicka shume e rendesishme per te tjeret mund te na duket fare e rendomte. Shumekush besimin tek objekte te ndryshme e shikon ne oponence me besimin tek Zoti, por me sa duket nuk eshte e vertete, mund te besosh tek te dy dhe te ndjehesh i mbrojtur nga te dy ose mund te mos besosh tek asnjeri dhe te ndjehesh i mbrojtur nga fuqia e emrit tend?.

Gjithcka mund te ndodhe, nje kryq qe ndoshta te ben te njohur, te tjere qe dhe pa ate kryq jane te njohur, nje gur i vecante qe te jep siguri? Gjithcka mund te ndodhe?


Syri3.com
 
Last edited by a moderator:
A na mbron vërtet talismani?




Talismani i vërtetë i ngjan një baterie solare apo diellore, e cila rikarikohet. Ashtu si breshkat, ne kemi nevojë për një zhguall mbrojtës edhe pse të padukshëm, për të mbrojtur brishtësinë tonë.

E ardhmja na tremb, kemi frikë nga forcat e padukshme dhe kemi nevojë për shpresë, dashuri dhe lumturi.

Që nga kohët e lashta, njeriu ka mësuar ta dallojë atë që është e përgjithshme nga ajo që është e veçantë, sepse ka patur një simbol të veçantë, një ngjyrë apo një formë të pazakontë dhe një vlerë të shenjtë.

Praktikisht e veçanta ka një energji speciale që e bën magjike. Gjithçka që na rrethon mund të shndërrohet në një objekt fatsjellës: lule, kafshë, gurë, objekte, shenjë, forma gjeometrike, numra, letra alfabetike, qoftë dhe disa fjalë të shkruara.

Në Talisman janë të gravuara simbolet magjike, të cilat ndikojnë direkt në botwn astrale-eterike, pra me botën tjetër, këto simbole ndikojnë direkt në mbrojte të atij individi, familje ose shtëpie apo realizimin e një qëllimi të caktuar..

Shumë njerez e mbajne Talismanin edhe kur të sëmuret një njeri. Ata besojnë se ky mjet mund t'i mbrojë nga sëmundjet, madje se ka edhe fuqi shëruese. Talismanët ashtu si Amuletët bëhen edhe për fat në jetë, fat në punë, fat në martesë etj. Me bartjen e Talismanit me vete për mbrojtje kundra magjive të zeza ose lënies së tij në shtëpi, bëhet mbrojtja totale kundra çdo magjie të zezë, pra personi është i mbrojtur përgjithmonë. Besohet se, nëse Talismani është i bërë për qëllimet tjera dhe të këqija ai me të njëjtën fuqi ndikon te personi, duke e kthyer këtë të keqe kundër tij.

Fjala "Talisman" është fjalë francezo-spanjole. Në këto gjuhë ka ardhur prej Arabishtes - 'Talisman', ku në gjuhën arabe shqiptohet "Tatim". Ndërsa në gjuhën greke fjala "Talisman', do te thotë: të mbushësh ose mbushje dhe e tillë është natyra e Talismanit. Ai bëhet me shumë lloj objektesh, duke filluar prej letrës, drurit, pergamentit (lëkurës), gurit dhe metalit. Talismani më i fuqishëm bëhet në metal të Arit dhe në atë të Argjendit. Talismani pa asnjë dyshim bën ndryshime në rrethin ku qëndron. Nëse Talismani programohet për mbrojtjen e tërë shtëpisë apo tërë familjes ku jeton ai, me siguri atë familje e mbron pa ndërprerë kundra sulmeve të errëta magjike që dikush mundohet t'i bëjë asaj familje apo shtëpie.

Po nëse Talismani është mbushur për një qëllim tjetër, si fat në dashuri apo sukses në financa, apo fat në jetë, ai ndikon me të njëjtën fuqi dhe intensitet pa ndërprerë te personi i dedikuar.

Talismanët ndikojnë si në fushën Psikologjike ashtu edhe në atë Magjike, pra përveç se të mbron, të bën dhe të ndihesh më mirë dhe më i mbrojtur.

Talismani përdoret si pikë përqendrimi i energjisë mentale të njeriut për një qëllim të caktuar.

Në qoftë se besoni mr të vërtetë në Talisman se ai ju ndihmon në mbrojtje ose pa marr parasysh se për çfarë qëllim tjetër besoni në të, kjo ju jep vetëbesim, zgjon optimizëm e mobilizon dhe aktivizon energjinë për arritjen e qëllimit të caktuar që ju e dëshironi.

Në këtë mënyrë formohet kushti më i mirë që ta arrini suksesin tuaj në mbrojtje apo për ndonjë arritje tjetër të ndonjë suksesi, si në dashuri, pasuri, fat, etj.

Pra sukseset apo mos sukseset varan nga këto kushte dhe veçanërisht në besim e plotë në vetvete. Besimi në fuqinë e Talismanit bën me të vërtetë ndryshime të caktuara te individët, familje apo masë.

Mirëpo, është edhe një gjë shumë interesante për Talismanët, siç e shpjegojnë magjistarët më të mëdhenj të tw gjitha kohërave, ku thonë se Talismanët ndikojnë edhe nëse individi nuk beson në të - këtë e ka treguar edhe praktika.

Pra, edhe te personi, i cili nuk beson në Magji të Zezë dhe sëmuret nga ajo, Talismani ndikon tek ky individ ose familja edhe pse ata nuk besojnë fare në të. Pra, besimi në talisman nuk bën gjë tjetër veçse ja shton atij më tepër fuqinë. Ai tërheq në vetvete energjinë psikike e kozmike dhe i kthen mbrapa ato të shumëfishuara.

Pra, Talismani është makinë psikologjike dhe simbolet që gjenden të gravuar në to e transferojnë energjinë tek një qëllim i caktuar, duke e matrializuar më vonë në botën fizike.

Talismani ndikon që dëshira tw realizohet. ثshtë një makinë, e cila ndihmon në lidhjen e botës fizike me atë shpirtërore, duke e kthyer një dëshirë dhe një ëndërr në realitet.

Talismani ritual

Ku është dallimi i Talismanit tw zbrazët dhe atij të mbushur me rituale? Një Talismani i zbrazët është ai që e blen dhe e vë në qafë apo në dorë si zbukurim. Këta Talismanë nuk janë asgjë tjetër veç një zbukurim për qafën apo trupin tuaj. Ata i përngjanë një baterie elektrike, e cila nuk ka rrymë në të, pa rrymë bateria nuk bën dritë.

Ndërsa, Talismanët e mbushur me ritual special të Magjisë së Bardhë, janë si bateria elektrike e mbushur me rrymë, e cila jep pa ndërprerë dritë e të ndihmon që ta hapë rrugën natën për të parë dhe për të shkuar te qëllimi i caktuar.

Talismanët janë si Piramidat, të cilat e mbledhin energjinë prej kozmosit, por janë dhe si gjenerator edhe pse nuk prodhojnë vetë energji. Energjinë që ekziston si energji biokozmike e drejtojnë dhe e përqendrojnë në një qwllim të caktuar.

Talismanët kur bëhen vetëm për një individ, ndikojnë vetëm për atë individ dhe për asnjë tjetër. Por nëse bëhen për më shumë individ dhe mbushen me ritualin e duhur ata ndikojnë edhe tek ata persona.

Në Talisman duhet të cekët emri i individit ose familjes, datëlindja, ndonjë shenjë speciale si p.sh., shpirti i nënshkrimit të diellit apo të hënës, apo të ndonjë planeti tjetër.

Në talisman mund të fryhen lutje speciale si për mbrojtje kundra magjive të zeza, ashtu dhe për qëllime të caktuara sipas dëshirës së personit.

Nëse është i bërë si Talisman Universal pa u caktuar personi ose familja, atëherë fuqinë e tij e përqendron tek personi që e mban atë. Në pjesën e përparme të Talismanit janë të gravuara shenjat magjike të planetëve dhe sinjale, të cilat ndikojnë në mënyrë direkte në ndërdijen e personit (shpirtin).

Ndërsa mbrapa Talismanit, i cili zakonisht është i zbrazët mund të gravohet numri magjik i emrit të personit, për të cilin bëhet Talismani ose një shenjë fatsjellëse.





•KLARITA BAJRAKTARI•
 
Objekte që sjellin fat!

Amulets (Amuletum) janë objekte të formave të ndryshme që mbahen me vete, konsiderohen të kenë fuqi magjike për të shmangur sëmundjet dhe fatkeqës. Nga më njohurit janë brirët, gjysmëhënës së kuqe, gica, ankh, Kryqi i jetës, dhe Scrabble, Dora e Fatimes, e hunchbacks, këta të fundit në mesjetë konsideroheshin të rëndësishëm, mendjemprehtë dhe inteligjent është kishin një vënd të siguruar një vend nëpër pallatet e
pasanikëve, si këshilltarë të mbretit. Patkoi i vënë me këmbëzat lart konsiderohet një një amulet i fuqishëm.


Hajmali (nga "Talesma" greqisht apo nga "telsaman" arabe) është një objekt në të cilin shpesh herë janë të vizatuar karaktere dhe figura simbolike të cilave traditat popullore u japin vlerë dhe fuqi magjike.
Hajmali i Diellit, i veshur me besim dhe nderim, për të fituar dashamirësin e njerëzve të fuqishëm sjellë pasuri.
Hajmali i Hënës ruan dobësitë dhe shpëton nga rreziku. Ajo e Marsit bën të paprekshëm shton entuziazëmin dhe forcë.


Edhe gurët kanë një fuqi magjike. Egjiptianët e lashtë dhe të Mesopotamians, i përdorinin ato për të komunikuar me jetën e përtejme. Gurët duhet të pastrohen dhe të rimbushen, duke i lënë ata nën ujë të rrjedhshëm për të paktën gjysmë ore dhe pastaj në diell për dy orë (10,00-12,00). Agata jep kurajo dhe forcë, largon korrupsionin; Jade promovon shëndetin, rrit hyrjen e parave; xhami vullkanik largon ligësinë; piriti rrit gëzimin e jetës; Uji detit forcon aktivitetin e ndjeshmërisë psikike; Bruzi mbron nga e keqja; Amber jep shëndet dhe energji.


Edhe disa barëra kanë fuqi magjike. Në magji kanë përdorur barëra dhe lule për të bërë rituale të ndryshme.
Dafina mbron kundër gjërave të këqija; Borziloku largon varfërinë dhe shpirtërore; Biancospino
sjell fat dhe lumturi; Artemisia
13622785475OveFLKM.jpg

mbron lidhjet e dashuris; Luledielli sjell mbarësi dhe pasuri; Gjeshtra rrit hyrjen e parave; Zambaku dhuron pastërti dhe kthjellësi mendore; Lulëkuqja rrit forcën; Trëndafili rrit bukurin dhe dashurin.


Ka edhe shumë objekte të tjera që vet personat përcaktojnë që u sjellin fat duke patur dhe një vlerë sentimentale.

E pra cili është objekti juaj i fatit, nëqoftëse keni një të tillë?





#Përshtati Didi.
 
Redaktimi i fundit:
  • Më pëlqen
Reactions: E3
Back
Top