Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Obama: Lufta kundër IS-it, një “fushatë afatgjatë”!

Presidenti amerikan pohoi se mposhtjen e militantëve duhet ta bëjnë forcat lokale në terren

Barak-Obama.jpg


Presidenti Barak Obama tha dje se lufta kundër grupit Shteti Islamik nuk do të jetë e shpejtë, por një “fushatë afatgjatë”. Presidenti Obama u tha gazetarëve të hënën se IS-i është një grup i shkathët që di të shfrytëzojë terrenin dhe që i ka pozicionet brenda popullsisë civile. Ai tha se mposhtja e militantëve të Shtetit Islamik duhet të jetë punë e forcave lokale në terren, të cilat, shtoi ai, do të vazhdojnë të marrin trajnim dhe mbështetje ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti i bëri komentet pas një vizite të pazakontë në Pentagon për të biseduar me këshilltarët e sigurisë kombëtare, duke përfshirë sekretarin e Mbrojtjes, Ash Carter, lidhur me detajimin e strategjisë amerikane për të mposhtur militantët e Shtetit Islamik, të cilët po veprojnë në shkallë të gjerë në Irak dhe Siri.

Fundjavë sulmesh e koalicionit antiterror


Takimi vjen pas një fundjave sulmesh ajrore intensive të ndërmarra nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA kundër militantëve, të cilët kanë nën kontroll hapësira të mëdha të Irakut verior e perëndimor dhe të Sirisë lindore. Koalicioni ndërmori 38 sulme, gati gjysma e tyre kundër rrethinave të kryeqytetit të vetëshpallur të IS-it, Raka. Në një konferencë shtypi në Pentagon me ministrin francez të Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, sekretari Carter tha se sulmet e koalicionit rreth Raqqas synojnë të kufizojnë lirinë e lëvizjes së grupit Shteti Islamik dhe janë bërë të mundura falë veprimeve efektive të forcave kurde atje. Në kushtet kur SHBA nuk kanë forca në terren në Siri, zoti Carter tha se forcat vendore duhet të caktojnë objektivat e sulmeve ajrore. Vetëm pasi këto objektiva të jenë vlerësuar për të shmangur viktimat e mundshme civile, tha ai, forcat amerikane do të ndërmarrin sulme kundër këtyre objektivave.



Vriten mbështetës të IS-it në Afganistan

Sulmet e operacionit ndërkombëtar ndaj organizatës terroriste nuk janë kufizuar vetëm në Irak e Siri, ku ka dhe qendrën Shteti Islamik, por edhe në Afganistan, ku ajo ka degët e veta e mbështetës jo të paktë. Kështu, dje dy sulme të telekomanduara kanë pasur në shënjestër militantë besnikë të grupit Shteti Islamik (IS) në Afganistan, duke vrarë dhjetëra syresh. Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Nangarhar, Ahmad Zia Abdulzai, deklaroi dje se 49 militantë ishin vrarë nga sulmet e dronëve në fshatin Mamd Dara, të qarkut Açin. Por, një zyrtar i huaj, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, ka thënë se numri i të vrarëve shkonte afërsisht në 25. Një numër në rritje i militantëve po shprehin besnikëri ndaj grupit Shteti Islamik në Afganistan, duke u bërë edhe shënjestër e sulmeve vdekjeprurëse nga dronët e SHBA-së.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back