Obama kërkon një kompjuter që imiton trurin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
14383304261438315642658.jpg


Presidenti amerikan Barack Obama ka firmosur një urdhër për krijimin e superkompjuterit të parë në botë. Pajisja do të jetë 30 herë më e shpejtë se superkompjuterat e sotëm të shpejtë, duke arritur shkallë llogaritjeje që shkon në miliarda kalkulime në sekondë.

Departamentet amerikane të energjisë, mbrojtjes, shkencës, do të krijojnë së bashku një projekt, për të krijuar kompjuterin e fuqishëm që do përdoret nga NASA, FBI dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme.

Ky kompjuter do të jetë kaq i avancuar sa do të imitojë trurin e njeriut. Kompjuteri aktual më i shpejtë që ka SHBA është në Oak Ridge National Laboratory, i cili ka një shpejtësi prej 17.6 petaflops (flop- njësi matëse për shpejtësinë e kompjuterit).

Më herët këtë vit, Intel fitoi një kontratë 200 milionë dollarëshe me qeverinë amerikane për të ndërtuar një kompjuter 18 petaflops në 2018. Superkompjuterat janë shumë të nevojshëm për gjithçka, që nga efektet e drogës, deri tek parashikimi i pasojave të ndryshimeve klimaterike.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top