Obama, eshte duke ndryshuar politiken e jashtme???

gerrard73

Anëtar i ri
Natyrisht qe fjalimi i presidentit amerikan Barak Obama ne Kajro ishte nje fjalim historik duke konfermuar linjen e tije te "dores se hapur" ndaj te githa kombeve. Dhe pas fjalimit te tije reagimet kane qene te ndryshme dhe ne pjesen e madhe pozitive, ka pasur nga ata qe dores se hapur i jane pergjigjur ne menyre pozitive por edhe nga ata qe dores se hapur i kane ofruar ende nje grusht te mbyllur.
Fjalimi i presidentit amerikan ka qene nje fjalim qe pritej edhe nga jehona qe ju be para mbrritjes se tije ne Egjypt. Dhe po t'i permbahemi permbajtjes se fjalimit natyrisht qe te gjithe kane mbetur te kenaqur.
Te gjithe ne duhet te japim mendimet tona dhe te krijojme opinionet tona si ne lidhje me fjalimin e presidentit amerikan si ne ç'do eveniment nderkombetar, pamvarsisht nga komentet e te tjereve.
Fjalimi i presidentit Obama ka qene nje fjalim historik por pa pasur nje dallim te ndieshem me presidentet e tjere amerikan apo me lideret e tjere prendimor si ata te se shkuares ashtu edhe keta aktual.
Te gjithe lideret prendimor kane qene gjithmone per mardhenie te mira me vendet islamike dhe per reciprositet te ndersjellte. Ndoshta diferenca eshte se Amerika ka nevoje te beje nje makiazhe dhe personi i persosur eshte presidenti Obama, duke pare edhe historine e tije personale dhe familjare.
Mendoj se fjalimi i presidentit Obama ka qene i rendesishem jo vetem per ate qe ka then por kryesisht per ate qe nuk ka thene. Nder ato qe ai nuk ka thene eshte se Amerika duhet te eksportoje demokracine ne te gjitha ato shtete ku jane te shkelura te drejtat e njeriut, nje gje e tille ka qene motoja e presidentit Bush.
Ndoshta Amerika dhe Obama jane te vetedishem se demokracia nuk eshte nje gje qe mund te eksportohet gjithkund dhe per te gjithe, mbi te gjitha ne ato vende ku traditat fetare dhe kulturore nuk mund t’i pershtaten demokracise.
Dhe eshte e natyrshme qe ne kyt rast fjala eshte per boten islame, nuk mund te udhtojne sebashku dhe paralel ne rrugen e historise, islami dhe demokracia kjo eshte e pamundur. Dhe nuk eshte rastesi se i vetmi vend muslimamn qe ka nje sistem demokratik eshte Turqia, por fale Qemal Ataturkut qe ndau fene nga shteti dhe shenderroi shoqerine turke ne nje shoqeri demokratike dhe laike.
Ndersa nder ato qe Obama theksoi ishte se miqesia mes Izraelit dhe Amerikes eshte nje miqesi e pathyeshme por Amerika eshte per dy popuj dhe dy shtete,nje politike qe e kane pasur te gjithe presidentet amerikan te pakten keta te fundit qe njohim ne, nga Regani e tutje. Dy popuj dhe dy shtete, nje thenie kaq monotone sa kemi me shume se 60 vite qe e degjojme, bile eshte e parashikuar edhe nga rezoluta e Kombeve te Bashkuara te vitit 1948.
Natyrisht qe nuk ka nje rruge tjeter perveç se dy popuj dhe dy shtete, dhe nese kjo nuk ka ndodhur deri tani eshte me shume per faj te palestinezeve qe kane qene gjithmone te ndare se sa per faj te Izraelit qe ka qene ne favor te nje shteti palestinez pothuajse gjithmone te pakten deri me qeverine Olmert, nuk do te isha i sigurt per politiken e qeverise aktuale Netanjahu.
Te gjithe e theksojne se ka ardhur koha qe te kemi dy shtete por kjo gjithmone mbetet vetem ne leter ose ne nje fjalim historik te ketije apo atije, ndersa ne terren kemi me mijera burra gra dhe femije te pafajshem qe vrten nga te dy anet e konfliktit, natyrisht qe nga ana palestinese demet jane me te medha duke pare edhe forcen ne terren.
Sidoqofte fjalimi i presidentit Obama eshte nje fjalim historik, duke u ofruar vendeve islamike doren e hapur te nje miqesie dhe bashkepunimi ne luften kunder terrorizmit. Dhe ndoshta ky eshte edhe motivi kryesor i vizites se Obames ne Egjypt. Lufta ne Afganistan dhe Irak nuk ka qene nje lufte e shpejte, perkundrazi ka paraqitur shume me shume veshtirsi se sa parashikohej. Dhe nje ndihme e shteteve arabe ne zgjedhjen e ketyre konflikteve do te ishte shume e nevojshme, nje ndihme politike me shume se nje ndihme ushtarake, duke pare edhe influencen qe disa shtete arabe kane ne boten islame.
Fjalimi i presidentit amerikan duhet konsideruar i rendesishem , dhe dora e hapur qe Amerika e madhe u ofron vendeve islamike te kete te njejten pergjigje, dhe jo te mbetet nje grusht i mbyllur siç ka qene deri tani. Nuk duhet vetem Amerika t’u ofroje paqen te tjereve por edhe te tjeret t’i ofrojne paqen Amerikes, dhe nga ana tjeter duhet shpresuar se fjalimi i bukur i presidentit Obama te shendrrohet ne nje gje praktike dhe most te mbetet thjeshte vetem nje fjalim, edhe se historik gjithmone nje fjalim mbetet.

gerrard73
 
Titulli: Obama, eshte duke ndryshuar politiken e jashtme???

vendet Islamike duhet te ndjekin shembullin e Turqise,kjo do ishte menura me e pershtatshme,

madje Turqia po ndjek nje politike konstruktive dhe te dobishme per te gjith dhe do mbetet shembull midis europes dhe azise,,

Amerikanet kan me shum besim ne Turqi sesa ne Europe,,

Shqiperia dhe Kosova duhet te ndjehen krenare per aleancen qe kemi me Turqine, dhe gjerat madhore duhet ti zgjidhim bashkerisht.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top