Nyja Gordiane, çfarë është?

Lauri

Anunnak
Origjina e “Nyjes Gordiane”, një term i përdorur zakonisht për të përshkruar një problem kompleks dhe të pazgjidhshëm, mund të ketë zanafillën që nga periudha e Aleksandrit të Madh.
gordijev-cvor.jpg
Sipas legjendës, Phrygian-ët, që jetonin në Turqinë qendrore (të sotme), ishin sugjeruar nga orakulli që të bënin mbret njeriun e parë që do të shkonte në qytet me një qerre. Siç e donte fati, ky burrë ishte Gordius, një fshatar i varfër. Pas kurorëzimit, Gordiusi ia dedikoi qerren Zeusit dhe e lidhi në një shtyllë jashtë tempullit me lëvore thane që forcohej me kohën. Thuhej që kushdo që zgjidhte nyjën do të pushtonte Azinë. Në vitin 333, pushtuesi maqedonas, Aleksandri i Madh, marshoi me ushtrinë e tij në kryeqytetin Phrygian të Gordium, Turqia e ditëve të sotme. Me të arritur në qytet, ai gjeti qerren e lashtë të lidhur me disa nyje që sipas një historiani romak ishin të lidhura aq fort dhe në mënyrë aq të ngatërruar sa ishte e pamundur të zgjidheshin. Sipas kronistit të lashtë Arrian, Aleksandrit të fuqishëm i lindi dëshira e zjarrtë për të zgjidhur nyjen gordiane. Pasi u mundua për një kohë me nyjen, ai nuk pati sukses, dhe duke u kthyer nga turma tha: “Nuk ka asnjë ndryshim mënyra se si duhet të zgjidhet”.

xander_cutting_the_gordian_knot_d6010135g-1024x771.jpg

Dhe menjëherë nxori shpatën duke e bërë copash nyjen me një goditje të vetme. Në një version tjetër, ai thjesht nëpërmjet një gjilpërë arriti të zgjidhte nyjen. Gjithsesi, çdo lloj mënyrë që zgjodhi, mbreti i ri u duartrokit si njeriu që zgjodhi kuizin e lashtë. Në të njëjtën natë, Gordiumi u godit nga një rrufe, që Aleksandri dhe njerëzit e tij e morën si një shenjë se ai i kishte kënaqur Zotat. Në përmbushje të profecisë, ai shkoi për të pushtuar Egjiptin dhe sipërfaqe të mëdha të Azisë para vdekjes së tij në moshën 32-vjeçare. Falë popullaritetit të qëndrueshëm të Aleksandrit, shprehja “nyjë gordiane” ka hyrë në fjalor për të treguar pengesat e ndërlikuara, apo kokëfortësinë. Gjithashtu, thënie “prerja e nyjes Gordiane” tashmë përdoret zakonisht edhe për të përshkruar një zgjidhje kreative apo vendimtare për një problem në dukje të pakapërcyeshëm.
A.vataj
 

Attachments

  • xander_cutting_the_gordian_knot_d6010135g-1024x771.jpg
    xander_cutting_the_gordian_knot_d6010135g-1024x771.jpg
    83.2 KB · Shikime: 0
  • xander_cutting_the_gordian_knot_d6010135g-1024x771.jpg
    xander_cutting_the_gordian_knot_d6010135g-1024x771.jpg
    83.2 KB · Shikime: 0
Dhe Colombo vuri vezen vertikalisht ?
Thonë që ishte Lenini ai me vezën :) ?
Nejse.... filozofia e zgjidhjës së problemit është e njëjta në të dy rastet ??
 
Thonë që ishte Lenini ai me vezën :) ?
Nejse.... filozofia e zgjidhjës së problemit është e njëjta në të dy rastet ??
Ncuk im ate.. qe ti e di qe ka qen burre i mencem.. te dy keto histori keshtu i tregonte.
Te paren per Aleksandrin e te dyten per kush e zbuloj ameriken .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top