Nxjerr në shitje njërin testikul për 25 mijë euro

PiNkY

Anëtar i Nderuar
ad5b1621-1576-4622-9c2d-cc63596e018c---0-.jpg

Mark Parisi merr shpesh pjesë nëpër eksperimente të tilla, ku ka përfituar më shumë se 150.000 dollarë gjatë dy viteve të fundit.

Në Las Vegas, një burrë është gati të shesë diçka vërtet të çmueshme prej trupit të tij: një nga testikujt. Mark Parisi e ka nxjerrë në shitje njërin prej "atributeve", me synimin për të përfituar rreth 25 mijë euro, ose 35 mijë dollarë.

"Do të dhuroj për shitje një nga testikujt e mi dhe jam vërtet në ankth. Pas heqjes do ta zëvendësoj me një artificial. Kur pas 14 ditësh do të bëj një kontroll, do të marrë edhe çekun me 25 mijë euro", tregon ai, në një "preview" të serisë së emisionit "Extreme Cheapskates", ku do të marrë pjesë.
Kur nuk merret me shitje të tilla, Parisi e fiton bukën e gojës si shitës në një bar-kafe. Ai merr shpesh pjesë nëpër eksperimente të tilla, jo më kot tregon se ka përfituar më shumë se 150.000 dollarë gjatë dy viteve të fundit, duke marrë pjesë në studimet e fundit mjekësore ku ka "shërbyer" edhe si kavje. Por Parisi nuk dëshiron të ndalet me kaq dhe synon të marrë pjesë në një studim, ku vullnetarët pranojnë t'u ndalohet zemra për një minutë, megjithëse vazhdojnë të marrin frymë.

/ikub.al/
 
Titulli: Nxjerr në shitje njërin testikul për 25 mijë euro

Ka rreshkit ky ska me kthim mbas per kte..... :D
 
Back
Top