Nxirret spiranca 200-vjeçare

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Një superspirancë kanë mundur të nxjerrin nga deti një grup peshkatarësh të Sarandës. Ajo është e përmasave gjigande, me gjatësi afro 6 metra dhe shtrirje të krahëve rreth 1 meter e gjysmë në secilin drejtim.

Vetëm unaza që e rrethon spirancën në kreun e vet, është një rreth me diametër 1 metër. Peshkatarët e kanë ndeshur objektin e rrallë gjatë gjuetisë në Gjirin e Sarandës. Fillimisht ata kanë menduar se rrjeta e peshkimit kishte rënë mbi skeletin e një anije te mbytur.

Por me pas vunë re se trupi metalik ka qenë i mundshëm për të lëvizur dhe me ndihmën e një vinci është nxjerrë nga deti objekti i rrallë që paraprakisht mendohet se mund ti përkasë dy shekujve më parë. Pesha e saj mendohet se është diçka më shumë se 2.5 ton. Bashkia e qytetit mendon se pas datimit të saktë, restaurimit dhe konservimit të objektit spiranca mund të dekorojë një hapësirë publike të qytetit të Sarandës.

Ndërkohë që urbanistët janë duke definuar këtë mendim, shqetësimi i parë mbetet shpëtimi i spirancës nga vetëshkatërrimi nën veprimin e oksigjenit të ajrit, pas të paktën dy shekujve qëndrimi në thellësi të detit.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


tch
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top