Nxirret afër një kilogram metal nga barku i pacientit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Kirurgët e një spitali në veri të Perusë kanë nxjerrë nga barku i një pacienti afër 700 gramë metal, duke përfshirë gozhda, para të hekurta, tela dhe gjësende tjera metali.

Kirurgu Carlos Delgado u ka thënë gazetarëve se asnjëherë në jetën e tij nuk kishte parë diçka të ngjashme me atë që ka gjetur në stomakun e pacientit Ricelme Abanto.

“Fillimisht menduam se bëhet fjalë për një sulm të zorrës së verbër, mirëpo u befasuam kur në stomakun e tij pamë një ‘gropë’ (të mbushur)”, tha Delgado, duke shtuar se pacienti është shtruar në përkujdesje psikiatrike.

Abanto, një punëtor ndërtimtarie, i cili me muaj të tërë kishte ngrënë gjësende të metalta, u ka thënë mediave se ndoshta këtë e bën “për arsye sportive”. /Telegrafi/

“Në shkurt kam ngrënë 17 gozhda dhe nuk kam vdekur. Gozhda të gjata nga 12.5 centimetra, edhe atë brenda një dite”, është lavdëruar 26-vjeçari.
•Telegrafi•
 
ncnc po ky kerkonte te thyente rekord neguines mire e kan bere qe e kan shtruar në përkujdesje psikiatrike.
 
hej po ky te Shfaroska me e fut ne dyqan mor aman :) ste leka gozhde e shula kuni hahhaha :) ..rujuni njerez :P
 
Back
Top