Nxënës kalues, mësues mbetës

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Mimoza Sulaj/mësuese

-Kualifikimi i mësuesve është lidhur shumë ngushtë me performancën e nxënësve si dhe ka një impakt përcaktues në edukimin në tërësi. Po çfarë ndodh tek ne për sa i për ketë kualifikimit te mësueseve si një faktorë përcaktues në edukimin e fëmijëve në tërësi? Në faqen e IZHA-s (Instituti I zhvillimit të Arsimit) ka teste për kualifikimin e mësuesve sipas profileve. Në këtë shkrim i referohem testeve për mësuesit e Ciklit të Ulët. Në opinionin tim, ato teste janë jo profesional. Ato janë të hartuara ashtu si dhe vetë shkolla jonë realisht është, shkollë që më shumë stimulon të mësuarin përmendësh. Më poshtë disa shembuj sipas rubrikave të testit:

Shkruaj 1 prej shkaqeve të zakonshme kur një nxënës shfaq sjellje të padëshirueshme në klasë dhe

2) strategji që mund të përdoren për qetësimin e situatës.

Sjellja e padëshiruar

Shkaku

Strategjitë e zgjidhjes

Unë mendoj që ky lloj formulimi në test kërkon vetëm përgjigje përmendesh. Testi i sjellë në mënyrë të tillë bënë që mësuesja mund të sjellë edhe përvojën e një tjetri dhe të sjellë zgjidhjen që ka bërë dikush tjetër. Nuk do ishte më mirë që për të tillë rubrikë testi të jepej një shembull si ky më poshtë, pra një situatë ku mësuesja të sillte ide dhe mendimin e saj origjinal.

Shembull:

Sara 6, vjeç ndihet gjithmonë keq sa herë ajo shkon për vizitë te babai i saj dhe kjo reflektohet në sjelljen e Sarës si dhe në mësime.

Interpretimi i mamasë së Sarës: Vizitat te babai e stresojnë shumë Sarën, sidomos kur ajo atje ndeshet dhe me të dashurën e re te babait. Më e mira për Sarën është t’i rrallojë vizitat te babai ose t’i ndërpresë ato përkohësisht.

Interpretimi i Babait të Sarës: Ish-gruaja ime po e kthen Sarën kundra meje dhe po përpiqet ta ndalojë atë të takohet me mua. Do ishte më mirë për Sarën të jetojë me mua. Edhe e dashura ime e re ka fëmijë dhe është një nënë e shkëlqyer.

Pyetjet për mësuesen mund të jenë:

1.Cilat do të ishin pasojat për Sarën nëse problem nuk zgjidhet dhe ajo vazhdon kështu?

2. Si mund t’i ndihmojë mësuesja prindërit e Sarës që ata të gjejnë mirëkuptimin për të ndihmuar Sarën

3. Cila do të ishte zgjidhja e duhur në interesin më të lartë të Sarës?

Ose rubrika në test ku shkruhet “Për Përgatitjen Shkencore”. Pyetjet janë elementare. Një mësues qëe ka një diplomë universitare dhe më e pakta ka 5 vite pune, nuk mund t’i jepen pyetje për nivelin një fëmije të klasës së katërt. Duhet një test ku të kontrollohen njohuritë bazë në morfologji dhe sintaksë. Shiko me poshtë pyetjen për përgatitjen shkencore të mësuesit e CU sipas Institutit për Zhvillimin e Arsimit në lëndën e gjuhës për mësuesit e Ciklit Ulët.

PثR PثRGATITJEN SHKENCORE

Te cila prej fjalive të mëposhtme fjala Ditë përdoret si kryefjalë?

A) Sot është një ditë e bukur.

B) Dita e sotme kaloi shumë bukur në shkollë.

C) Ditën e sotme s’kam për ta harruar kurrë.

D) Nga dita e sotme mësova shumë. .

Kjo më sipër është pyetje që ju bëhet fëmijëve të fillores në test. Pra dhe mësuesit dhe nxënësit me të njëjtin nivel testi. Dhe akoma më keq kur kam lexuar në gazetë që në Tiranë ka mësues që dhe këtë lloj testi nuk e kalojnë dot. Për të kontrolluar formimin gjuhësor dhe profesional të mësuesit do të ishte më mirë nëse në teste kualifikimi një mësuese të shkruajë një ese, si dhe të jepet një tekst ku të korrigjohen gabimet duke përfshirë ligjëratën e drejtë, shenjat e pikësimit, dialogun etj..Përsa i përket esesë mund të jepet një temë e caktuar. P.sh: Shkruaj për një çështje sociale siç është edukimi, komunikimi, etj.. Ja për shembull me poshtë një teme e caktuar:

Në ditët e sotme një person vlerësohet sipas statusit social dhe pasurisë që ai posedon. Të qenurit i ndershëm, i drejtë, i pakorruptuar, i sinqertë duket sikur në shoqërinë tonë nuk vlejnë më, por i përkasin vetëm të shkuarës.. Pyetja për mësuesen mund të jetë:

Jeni ju dakord me ketë? Përgjigju duke u bazuar në argument, duke sjellë edhe shembuj nga eksperienca juaj.

Një testim i tillë është tepër logjik dhe për më tepër tregon më së miri formimin gjuhësor, intelektual si dhe njohuritë dhe eksperiencën që mësuesja ka. Për më tepër nëse me mësuesen aplikohet ky lloj testimi, të njëjtën gjë do bëjë dhe ajo me nxënësit e saj në klasë duke kontribuar në demokratizimin e shkollës.

Po vazhdoj më poshtë me testin e matematikës

Po te kjo rubrikë, shiko më poshtë pyetjen e testit.

PER PERGATITJEN SHKENCORE

Igli udhëton 42.84 km me makinë dhe 1350 m në këmbë në ditë. Sa kilometra bën ai gjithsej në ditë? __________ Sa metra bën ai gjithsej në ditë? __________

Kjo është një pyetje me m dhe km që ju bëhet në test fëmijëve të klasës së tretë, madje është elementare për një test fëmijësh në klasat fillore. Si është e mundur që mësuesi që zotëron një diplomë universiteti t’i jepet për kualifikim ky lloj testi? Në këto teste, sipas opinionit tim, duhet të përfshihen problema logjike, lojëra matematikore, konceptet bazë të matematikës si; numrat dhjetorë, thyesat, numrat me shenjë, ekuacionet, sistemet e ekuacioneve, mosbarazimet etj.. Flas gjithmonë për teste për mësuesit që japin mësim nga klasa e parë në të pestën. Vazhdojmë me tej me testin e historisë për njohuritë shkencore të mësuesve.

PER PERGATITIJEN SHKENCORE

Plotëso fjalinë: Megjithë ndikimet nga popujt e tjerë, ilirët ruajtën _____, ____, ____ e tyre.

Kjo pyetje është njëlloj sikur të pyesësh një fëmijë “kur e keni pushim, të hënën apo të dielën”.

Si konkluzion, autoritet e arsimit duhet të marrin të gjitha masat për të ndryshuar mentalitetin si dhe të sigurojnë që në të gjitha strukturat të punësohen vetëm ata që e meritojnë dhe janë të aftë profesionalisht për të përmbushur sfidat me të cilat shkolla përballet sot. Kurse për mësuesit e sapo diplomuar për Ciklin Ulët, si në të gjithë botën, përveç diplomës se universitetit, është një kërkesë e kohës dhe profesionale të jepet provimi i gjuhës dhe matematikës. Për ata që e refuzojnë, automatikisht duhet të dalin nga listat për t’u punësuar. ثshtë turp dhe krim që për mësuesit që mbajnë diplomë universiteti dhe priten të mësojnë fëmijët të mos jenë në gjendje t’i nënshtrohen një provimi gjuhe dhe matematike me përmbajtje që dhe një fëmijë që ka mbaruar mirë arsimin 9- vjeçar normalisht duhet ta kalojë atë test. Të sapodiplomuarit dalin nëpër gazeta, nëpër sindikata dhe kërkojnë punësim dhe kjo është kërkesë e drejtë, por kur vjen fjala për të dhënë testime, që janë të domosdoshëm për punësimin, ata fillojnë të protestojnë.



burimi: Shekulli.com.al

p.s. ekziston nje teme ku 40% kalojne testin por them se s'jane te njejta me kte, mos ma bashkoni:p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top