Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Dështon në testin e thjeshtë matematikor, nusja braktis dhëndërin

Gjithçka ishte menduar në detaj dhe të gjithë të ftuarit ishin mbledhur për të festuar ceremoninë martesore të çiftit.

Por nuk ishte e thënë që gjithçka të shkonte ashtu siç ishte parashikuar. Nusja u tërhoq në momentin e fundit pas një testi të thjeshtë që i bëri bashkëshortit të saj të ardhshëm…ose më saktë thuajse bashkëshortit të saj.

1426262137martesaindi.jpg

Pak para se t’i betoheshin njëri-tjetrit për besnikëri deri në vdekje, nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17. Pas kësaj përgjigjje ajo braktisi ceremoninë dhe refuzoi të martohej me të duke thënë se ishte analfabet.

Përpjekjet e familjarëve për ta bërë të ndryshonte mendim ishin të kota dhe çdo gjë u anulua dhe dhuratat paramartesore u rikthyen.

Në Indi janë të përhapura gjërësisht martesat me shkuesi, ku ndërmjetësit vihen në kontakt me familjet dhe dhënërri e nusja për herë të parë takohen vetëm gjatë ceremonisë martesore.
/ Top Channel
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Bejne 19 more gomar!
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Une sjam e forte ne mat. ishalla sme pyesin mua kur te me vije dita :(
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Ti vetem beje ate fytyren ashtu si ne avatar, te pafajshme, dhe nuk te pyet kush per matematiken.

Pasi qe te kryhet puna ne altar dhe ne bashki... hiqe masken lirisht. Ckado qe te ndodhe, gjysmen e pasurise se burrit e ke te garantuar.
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Avatari eshte thjeshte pasqyra ime :p

Me siguri burre indian sdo marr keto skane per vete ku ta gjej pasurine une pastaj lol
 
Nuk eshte me patjeter qe ta maresh indian. Ka shume me mire se aq.

Merre pakistanez per shembull lol
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Ama qe me don te miren ma don. Asnje se mohon dot :p

Ne raste te tilla :P
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Kjo nusja paska dashe nje lojtar black jack-u me duket :P

Shume gjest fisnik ka bere kjo, hallall qumeshti nones, ishalla me bie mua per rrisk nje nuse qe ben shume pyetje :D
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Pse mo cka ka te bej martesa me matematiken?
 
Martesa nuk ka te beje me matematiken drejperdrejt por ka te beje shume me injorancen.Nga nje burre injorant mund te presesh gjithcka, perfshire dhunen por edhe vrasjen prej tij !!!!!
 
Vetem nje gje kuptova un ktu!
Ajo sdonte qe te martohej me te...
As ai sdonte te martohej me te...
 
Aman mo Voyager, ku te shkon mendja...po ai i mjere ishte nen stres, ku do mendonte per matematiken dhe fundja, nuk ka qene i pregaditur per nje pyetje te tille banale ne altar...Ndoshta as une, qe jam goxha mire me matematike nuk do te kisha dhene pergjigje te sakt.
Fundja...sec me duket shume banale kjo...dhe nuk di perse....te bej pyetje matematikore ne diten e dasmes dhe ate ne altar???
 
Duket te dish nje gje-Ne Indi shihen dhe takohen per here te pare vetem ne altar, dhe asaj i eshte dukur e arsyeshme ti beje nje pyetje te vetme atij, normale qe ka pasur tendence nga ana e saj per te mos e pranuar martesen me shkuesi, sidoqofte me nje pyetje te vetme ajo ka kuptuar qe ai eshte injorant, dhe nese me lejon nuk kalohet jeta me nje injorant!
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Vetem nje gje kuptova un ktu!
Ajo sdonte qe te martohej me te...
As ai sdonte te martohej me te...

Po pra, ketu ishe gjith esenca e lojes se nuses....ndoshta ka qen lidhje pa deshiren e saj,, dhe kjo ka gjasa se ka mesu se ai eshte analfabet dhe ka desht ti bind edhe tjeret...Nuse e zgjuar :kupid:
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Voyager, eshte e vertete ajo qe thua, por mund te jete qe edhe ai nuk ka dashur te pergjigjet sakt qe te mos martohet me te...kete nuk e dijme....
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Ne dime nje gje te sigurt-Ka qene ajo qe e ka refuzuar, aludime mund te bejme sa te duash :)
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Aman mo Voyager, ku te shkon mendja...po ai i mjere ishte nen stres, ku do mendonte per matematiken dhe fundja, nuk ka qene i pregaditur per nje pyetje te tille banale ne altar...Ndoshta as une, qe jam goxha mire me matematike nuk do te kisha dhene pergjigje te sakt.
Fundja...sec me duket shume banale kjo...dhe nuk di perse....te bej pyetje matematikore ne diten e dasmes dhe ate ne altar???

Nese e njeh kulturen indiane, ate ne periferi me teper ku funksionon shkesa duhet te dish qe femrat nuk kane te drejte zgjedhje.

Ne disa vende te indise jane prinderit e nuses qe kerkojne dhendrin dhe duke ofruar peshqeshe (paje) te mire, diskutimet monetare jane te hapura dhe jo me stil.
Ne indi te drejtat e femrave (pervec ne qytet ku mund te ken ecur perpara), nuk egzistojne, burri mund ta rrah femren etj...

Kjo seshte martese me dashuri, mbase seshte vendi i duhur por sdihet ne ka pasur mundesi te tjera, femra ka kerkuar minimalen e minimales.
Bravo i qofte, me nje fat me te mire!
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Po pra, ketu ishe gjith esenca e lojes se nuses....ndoshta ka qen lidhje pa deshiren e saj,, dhe kjo ka gjasa se ka mesu se ai eshte analfabet dhe ka desht ti bind edhe tjeret...Nuse e zgjuar :kupid:

Po edhe ai mund te mos ta ket dash ate dhe ja ka dhon me qellim ate pergjigje...
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Tjetri kandidat do ter mesoj matematike para se te shkoj ne altar...s'ka rendesi cfare burri eshte. me rendesi e din sa bejne 15+6
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Po sikur as nusja te mos e dije pergjigjen? Po sikur vete asaj tia kene treguar se sa eshte shuma
Po sikur
Po sikur?
Ahh po sikur :p
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Nick, sipas diskutuesve me lart, nusja edhe mund te jete Bukuroshe, por dhendrri duhet te dije sa bejne 15+6, fundja kjo ka rendesi, asgje tjeter....
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Eshte normale qe ka len,kur te kishte kullotur lopet diten dhendri ,si do dinte nese tufa eshte ne rregull ne darke.
Ja dhe kete gje te thjesht burri saj sdo bente dot.

Se per shembull do duhej te mblidhte ;lopet laramane me lopet e kuqe eh si do bente.
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Aa paragjykuese o Nevvv :p

Ppo tj ska pas mundesi te shkollohej mbase :(
Mbase ka cilesi te tjera....ama ska shkollen. Ne ketu shpesh themi shkolla ste ben njeri.

Une psh kisha ne klase vajza berryl sdinin te lexonin....jo se skishin mundesi
por e kishin mendjen te lyeheshin te perlyeshin...ama u martuan para meje goce me shkolle :p lol
 
ja njihke hallin ti.

sa bejne 13+8? :D
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Nick jo sjam paragjykuese,muhabetin e pershtata per vendin ne te cilin eshte bere martesa,pra duke pas parasysh mundesit e vendit te pakten aq duhej ta dinte,sepse ska nevoj per mundesi me mesuar mbledhje me gishtat e dores,e po smjaftuan vendos e te kembes :P hahahaha
Se ajo si ka pyet: Ma zidh kete integralin e shkalles se dyte :P
 
si zgjidhet?
 
Nuk e di dhe po te ishte i shkruar aty,dicka dhe mund te perpiqesha.:P
Skam qen shume e mire as une ne matematike.
Ndoshta noj derivatet te leht :P do kaloja klasen ahhahaha e do martohesha.
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

Une thjeshte nuk paragjykoj Fly si shumica ketu :P.

Nev tjeter rrethanat e marteses tjeter arsyeja.
Po te me pyse mua burri ndonje forume kimie ( me keto te mat jam pak me mire per kedo qe ka dyshime :P)
 
Pergjigju qe do ta besh radikal acid :p e ja hodhe hahahahahaha
 
Titulli: Nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17.

kush di te gatuaj? ti cojme ftese per martese :D
 
Back
Top